Agjërimi pas gjysmës së muajit Sha’ban

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


● AGJËRIMI PAS GJYSMËS SË MUAJIT SHA’BAN


Ai i cili nuk ka agjëruar në gjysmën e parë të muajit Sha’ban, nuk bën të agjëroje pas mesit të Sha’banit, qoftë agjërim të përgjithshëm, apo agjërim për Sha’banin pas mesit të muajit.

Përveç atij i cili e ka zakon të agjëroje, si për shembull ai i cili agjëron të hënën dhe të enjten. Këtij i lejohet të agjeroje deri në Ramazan.

Këtu është për qëllim agjërim vullnetar, jo obligativ. Agjërimi obligativ lejohet në çdo kohë.


Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
(( إذا انتصف شعبان فلا تصوموا)) حتى يكون رمضان )).
(( Kur të plotësohet gjysma e muajit Sha’ban mos agjëroni ))
Dmth: mos agjëroni në gjysmën e dytë të muajit Sha’ban derisa të vije Ramazani.


Në lidhje me këtë hadith ka mospajtim ndërmjet dijetareve të hadithit.

Shumica e dijetarëve e konsiderojnë të dobët, prej tyre: Ibn Mehdij, Ahmedi, Ibn Meijn, Ebu Zur’ah, Ethremi, Bejhakiu etj.

Ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë të saktë, prej tyre: Termidhi, Ibn Hibban, Tahauij, Ibn Abdul Ber-r, Ibnul Kajjimi, Albani, etj.


Thotë Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë):
“إن هذا الحديث صحيح على شرط مسلم”.
“Ky hadith është i saktë, sipas kushtit të Muslimit.”
[ Tehdhiib es-Sunen ]


Thotë shejh Albani:
Hadithi është Sahih.”
[ Sahih Et- Termidhi 590 ]


Thotë shejh Bin Bazi:
“هو حديث صحيح كما قال الأخ العلامة الشيخ ناصر الدين الألباني”
“Ai është hadith i saktë siç thotë vëllai, dijetari i madh, shejh Nasirud Din El Albani”
[ Mexhmu Fetewa Shejh Bin Bazi (15/385)]


Shumica e dijetarëve të cilët e konsiderojnë të dobët hadithin e lejojnë të fillosh agjërimin edhe në gjysmën e dytë të Sha’banit.


Thotë Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë):
و قال جمهور العلماء: يجوز الصوم تَطَوُّعا بعد النصف من شعبان و ضعَّفوا الحديث الوارد فيه “.
“Shumica e dijetarëve thonë: lejohet agjërimi vullnetar edhe pas gjysmës së Sha’banit, ndërsa hadithin që transmetohet në lidhje më këtë (me ndalesën e agjërimit pas gjysmës se Sha’banit), e konsiderojnë të dobët.”
[Fet’hul Barij]


Thotë Ibn Uthejmini:
“Ata që e konsiderojnë të lejuar agjërimin në gjysmën e dytë të Sha’banit argumentohen edhe me hadithin:

لَا يَتَقَدَّمَنَّ أَحَدُكُمْ رَمَضَانَ بِصَوْمِ يَوْمٍ أَوْ يَوْمَيْنِ، إِلَّا أَنْ يَكُونَ رَجُلٌ كَانَ يَصُومُ صَوْمَهُ فَلْيَصُمْ ذَلِكَ الْيَوْمَ” [أخرجه البخاري (1914)]
((Mos e paraprini Ramazanin me agjërim të një dite, ose dy ditëve (dmth: me agjërimin e ditës së parafundit dhe ditës së fundit të Sha’banit), përveç atij, i cili agjëron një agjërim (që e ka zakon). Le t’a agjëroje atë ditë))
[Buhariu]

 
“قالوا:  فإن مفهوم الحديث أن  ما سبق اليوم و اليومين فإنه جائز لا بأس به “.
“Thonë: Nga ky hadith kuptohet se lejohet të agjërohet në ditët përpara një dite ose dy ditëve (para Ramazanit).” -F-
[Ibn Uthejmini]


Pra, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, nga ky hadith kuptohet se lejohet të agjërohen ditët para dy ditëve të fundit të Sha’banit, si për shembull: të agjërosh ditën e 27, ose 26, ose 25 e kështu me rradhë. Pra, lejohet agjërimi në gjysmën e dytë të Sha’banit.


Thotë Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë):
و الصحيح أنه لا منهي عن ذلك ، أي عن الصيام بعد النصف من شعبان “
“Më e sakta është se nuk ka ndalesë nga agjërimi pas mesit të Sha’banit.” -F-


Një pjesë e madhe e dijetarëve hanefi dhe maliki të cilët e konsiderojnë të saktë hadithin, thonë: “Ndalesa në hadith është për ata të cilët i dobëson agjërimi.”
[Tebjin El Hakaik Sherh Kenz ed- Dekaaik 1/317, dhe Sherh Mukhtesar Khalil.للخرشي 2/283 alukah.net]


Disa dijetarë tjerë e konsiderojnë të papëlqyer agjërimin në gjysmën e dytë të Sha’banit
.

Prej tyre janë një pjesë e dijetarëve Shafii dhe shumë prej Hanbelive.


Ndërsa një pjesë e madhe e dijetarëve shafii, dhe hanbeli thonë: “Nuk lejohet agjërimi pas gjysmës së muajit Sha’ban.”

Thotë Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë):
و قد عمل الشافعية بهذه الأحاديث كلها،  فقالوا: لا يجوز أن يصوم بعد النصف من شعبان إلا لمن كان له عادة أو وصله بما قبل النصف،
هذا هو الأصح عند أكثرهم أن النهي في الحديث للتحريم  و ذهب بعدهم – كالروياني- إلى أن النهي للكراهة لا التحريم .
“Thonë (Dijetarët shafii): nuk lejohet të agjëroje pas gjysmës së Sha’banit, përpos atij i cili e ka zakon (agjërimin e ndonjë dite), apo ai i cili e lidh me agjërimin para gjysmës së muajit (dmth: ka agjëruar në gjysmën e parë dhe vazhdon të agjëroje edhe në gjysmën e dytë).
Ky është mendimi më i saktë te shumica e tyre.
(Dmth: mendimi më i saktë te shumica e dijetarëve shafii është) se ndalesa në hadith është në formën haram (dmth: nuk lejohet).
Disa dijetarë tjerë shafii (prej tyre) Ruujaanij (prej dijetarëve të mëdhenj shafii, Shejhu i Shafive v. 502. H) mendojnë se ndalesa këtu është në formën e mekruhut (dmth: lejohet, por është e papëlqyer).” -F-
[ El Mexhmu 6/ 399-400]


Thotë Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë):
الذي له عادةٌ؛ لا بأس، إذا كانت عادته أن يصوم الاثنين والخميس؛ فلا بأس أن يصوم، أو عادته أن يصوم يومًا، ويُفطر يومًا، لا بأس، أما أن يبتدئ الصيام بعد النصف من أجل شعبان؛ هذا لا يجوز.
” Ai i cili e ka zakon (ndonjë agjërim) nuk ka problem (të agjëroje në gjysmën e dytë të Sha’banit).
Nëse e ka zakon me agjëru të hënën dhe të enjten nuk ka problem të agjëroje, apo e ka zakon me agjëru një ditë po, e një ditë jo, nuk ka problem të agjëroje.
Ama, të filloje agjërimin për Sha’banin pas mesit të Sha’banit, kjo nuk lejohet.”
[Marrë nga faqja binbaz.org]


Thotë shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
ابتداء الصيام من نصف شعبان ما بيجوز.
“Nisja e agjërimit prej mesit të Sha’banit nuk lejohet.”
[Fetawa abral hatif ues sejjara 245. al-albany.com]


Thotë shejh Feuzani (All-llahu e ruajt):
“أما الذي لا يبدأ الصيام إلا بعد منتصف شعبان فهذا منهي عنه”
“Ai i cili e fillon agjërimin pas mesit te Sha’banit, kjo është e ndaluar.” -F-


Ndoshta ky mendim është më i përafërti.


Ndërsa sa i përket hadithit më të cilin argumentohen ata që e lejojnë agjërimin në pjesën e dytë të Sha’banit:

((Mos e paraprini Ramazanin me agjërim të një dite apo dy ditëve))

Sipas shumë dijetarëve qëllimi është që mos t’a presin Ramazanin me agjërim, apo që mos të shtojnë në ditët e Ramazanit, apo të agjërojnë me pretendimin se nuk e kemi parë hënën e fillimit te Sha’banit, dhe nuk mund t’a shohim hënën e Ramazanit. Dhe për të qenë brenda, agjërojnë një ditë apo dy ditë. Ky quhet ndryshe agjërimi i ditës së dyshimtë.

[Do përmendet më hollësisht kur të flas për Agjërimin e Ramazanit – insha All-llah-]

Pra, sipas shumë dijetarëve, hadithi ka për qëllim agjërimin që lidhet me Ramazanin, dhe jo agjërimin para Ramazanit, sepse agjërimi para Ramazanit për atë që e ka zakon, lejohet.

Sikur hadithi të ketë për qëllim agjërimin para Ramazanit (dmth: thjesht mos të agjërohet një, apo dy ditë para Ramazanit), atëherë mund të kuptohet prej hadithit se bën të agjërohen ditët përpara.

Ama, përderisa qëllimi i hadithit sipas shumë dijetarëve lidhet me agjërimin për Ramazanin, në këtë rast bie si argumentim.

Pra, kur të hyje gjysma e dytë e muajit të Sha’banit nuk lejohet të agjerohet (agjërim vullnetar).

Përveçse, nëse ka agjëruar në gjysmën e parë dhe e vazhdon agjërimin.

Ose ai i cili e ka zakon një lloj agjërimi (për shembull: agjëron të hënën dhe të enjten, apo agjëron një ditë po e një ditë jo). Ky e vazhdon agjërimin e tij edhe në gjysmën e dytë të Sha’banit.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: