Urtësia e agjërimit të muajit Sha’ban

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


● SHKAKU DHE URTËSIA E AGJERIMIT TË MUAJIT SHA’BAN

Në lidhje me shkakun dhe urtësinë e agjërimit të muajit Sha’ban dijetarët kanë përmendur disa mendime.


— Disa mendojnë se urtësia e agjërimit të shumicës së Sha’banit qëndron te fakti se shumica e njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi agjërimit në këtë muaj
, dhe përmendin për këtë fjalën e Profetit alejhis-selam:

((Ky është muaj ndaj të cilit janë të shkujdesur njerëzit))

Dhe e lidhin me atë se adhurimi në kohën kur njerëzit janë të shkujdesur ndaj adhurimeve, e ka vlerën më të madhe.


Thotë Ibn Raxheb (prej dijetarëve të mëdhenj Hanbeli):
” فيه دليل على استحباب عمارة أوقات غفلة الناس بالطاعة و أن ذلك محبوب عند الله”.
” Në këtë (fjalë të Profetit) ka argument se është i pëlqyer shtimi i adhurimeve në kohën kur njerëzit janë të shkujdesur, dhe se kjo është e dashur te All-llahu.”


Dhe e përforcojnë këte me hadithin:
(( العبادة في الهَرْج كالهِجْرَة إليَّ))
[MUSLIM]
أي: العبادة في زمن الفتنة؛  لأن الناس يتبعون أهواءهم، فيكون المتمسك يقوم بعمل شاق .
((Adhurimi në kohë fitnesh (trazirash) është si emigrimi tek unë))
[Muslimi]


Thonë: “Kjo sepse, njerëzit janë të dhënë pas dëshirave dhe pasioneve të tyre (dhe si të tillë janë të shkujdesur), dhe kjo e bën të vështirë adhurimin për personin.

Kur të tjerët që të rrethojnë janë të dhënë pas dunjasë, dhe ti veçohesh në adhurim, nuk ka dyshim se në këtë rast (apo kohë), adhurimi ka vlerë më të madhe.”


Në rastin e agjërimit të Sha’banit kjo nuk qëndron, sepse shkujdesja e njerëzve është e vazhdueshme edhe në kohë tjera (muaj tjerë) dhe i bie që edhe në ato kohë, adhurimi të ketë vlerë më të madhe. Kështu që, në këtë aspekt, nuk i mbetet ndonjë veçanti këtij muaji.

– All-llahu e di më së miri –


Ndërsa sa i përket fjalës së Ibn Rexhebit ku thotë:
يشير إلى أنه لما اكتنفه شهران عظيمان،  الشهر الحرام و شهر الصيام ، اشتغل الناس بهما عنه فصار مغفولا عنه”.
“Kjo fjalë (dmth: fjala e Profetit ku thotë: ((AI ËSHTË MUAJ NDAJ TË CILIT NJERËZIT JANË TË SHKUJDESUR)) tregon se duke qenë se (Sha’banin) e kanë rrethuar dhe mbuluar dy muaj të mëdhenj, muaji i shenjtë Rexheb, dhe muaji i Agjërimit (Ramazani), njerëzit janë preokupuar me ato, dhe për këtë është bërë i shpërfillur.”
(Dmth: njerëzit nuk i kushtojnë kujdes agjërimit në këtë muaj)


Nëse Ibn Rexheb ka për qëllim preokupimin me adhurime të veçanta dhe shtesë në muajin Rexheb, dhe kjo i bën që mos të kujdesen për Sha’banin, kjo nuk qëndron, sepse në muajin Rexheb nuk ka ndonjë adhurim shtesë me të cilin preokupohen.

Nuk ka argument i cili tregon se në muajin Rexheb shtohet ndonjë adhurim, apo veçohet me ndonjë adhurim. Dhe duke qenë keshtu, nuk ka ndonjë preukopim te veçantë si muaj.

Edhe vetë Ibn Rexhebi tregon se nuk ka argument të saktë në lidhje me vlerën e muajit Rexheb.


Thotë shejh Albani:
شهر رجب لم يأت فيه شيء إطلاقا, قال الحافظ ابن رجب : لا يصح شيء في فضل رجب “.
“Nuk është transmetuar absolutisht asgjë në lidhje me muajin Rexheb.
Thotë Ibn Rexhebi: nuk është saktësuar diçka në lidhje me vlerën e muajit Rexheb.”
[Fetawa abral hatif ues sejjara 257]


Thotë shejh Feuzani (All-llahu e ruajt):
ليس لشهر رجب عبادة تَخُصُّه،  لا بصيام و لا بقيام و لا بغير ذلك، و إنما هو كسائر الشهور.
“Nuk ka ndonjë adhurim me të cilin veçohet muaji Rexheb, as agjërim, as namaz, apo diçka tjetër.
Ai është si muajt e tjerë (në raport me adhurimet).”


Thotë Ibn Uthejmini:
ليس لشهر رجب ميزة عن سواه من الأشهر الحرم ، و لا يخص ، لا بعمرة و لا بقيام و لا بقراءة القرآن…
كل الأحاديث الواردة في فضل الصلاة فيه أو الصوم فيه فإنها ضعيفة و لا يبنى عليها حكم شرعي .
“Muaji Raxheb nuk ka ndonjë veçori nga muajt e tjerë të shenjtë, dhe se nuk veçohet (me ndonjë adhurim) as me Umreh, as me namaz, dhe as me lexim Kur’ani..
Të gjitha hadithet të cilat transmetohen në lidhje me vlerën e namazit, apo të agjërimit në muajin Rexheb janë të dobëta.”
[Faqja zyrtare e Ibn Uthejminit 5921, binothaimeen.net]

 

— Disa të tjerë thonë se qëllimi dhe urtësia e agjërimit të Sha’banit qëndron në atë se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem për shkak të udhëtimeve apo arsyeve tjera, nuk i agjëronte dot tre ditë në çdo muaj, dhe ato i grumbulloheshin, dhe Profeti (alejhis-selam) i agjëronte në muajin Sha’ban.

Edhe ky mendim nuk qëndron aspak, sepse nuk ka argument.


— Disa tjerë thonë se qëllimi dhe urtësia qëndron te fakti se gratë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i plotësonin ditët e mbetura të Ramazanit në muajin Sha’ban, dhe Profeti agjëronte me ato.

Edhe ky mendim nuk qëndron, sepse nuk ka argument për këtë.


— Disa thonë: “Profeti e ka agjëruar në formë madhërimi ndaj Ramazanit, dhe thonë: ky agjërim i ngjason suneteve (të rregullta) që falen para namazeve farz si formë madhërimi për namazet farz.”

Kjo nuk është e saktë, sepse sikur të ishte e saktë, nuk do u ndalonte të fillohej agjërimi i Sha’banit pas mesit të tij.


— Disa tjerë thonë: “Agjërimi i tij në Sha’ban është si formë parapërgatitje (stërvitje) për agjërimin e Ramazanit.”

Edhe kjo, si të tjerat, nuk është e saktë.


— E vetmja urtësi dhe qëllim për të cilën ka argument, është ajo që e tregon vetë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:

((هو شهر ترفع فيه الأعمال إلى رب العالمين،  و أحب أن يرفع عملي و أنا صائم))
((Ai është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti i botërave. Dhe unë dëshiroj të ngrihen veprat e mia duke qenë agjërueshëm))


Thotë shejh Ferkusi (All-llahu e ruajt):
و أما الحكمة من إكثاره صلى الله عليه وسلم من صوم شعبان فلأنه شهر ترتفع فيه الأعمال إلى الله تعالى، و كان النبي صلى الله عليه وسلم يحب أن يُرفَع عمله و هو صائم.
“Sa i përket urtësisë së agjërimit të tij të shumtë (dmth: agjërimit të pjesës më të madhe) të muajit Sha’ban; (urtësia qëndron në faktin) se ai është muaj në të cilin ngrihen veprat te All-llahu i Lartësuar, dhe Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dëshironte që t’i ngrihen veprat e tij duke qenë agjërueshëm.”
[Faqja zyrtare e shejh Ferkusit, Fetawa Sijam, numri i fetwas 1020]

 

● PLOTËSIMI I AGJËRIMIT FARZ NË MUAJIN SHA’BAN

● BASHKIMI I NIJETEVE


Ai i cili ka agjërim obligativ pa e mbaruar, e ka detyrë t’a agjeroje sa më shpejt, dhe nuk bën t’a vonoje pa arsye.

Nëse futet Sha’bani dhe personi ka agjërim obligativ pa e mbaruar, atëherë ai e ka detyrë të filloje me agjërimin obligativ.

Lejohet që nijetit të agjërimit obligativ t’i bashkangjitet edhe nijeti i agjërimit vullnetar të Sha’banit.

Për shembull: agjëron ditën e parë, të dytën, të tretën, apo të katërtën e Sha’banit për të plotësuar ditët e mbetura nga Ramazani, dhe i bashkangjit edhe nijetin e agjërimit të Sha’banit në ato ditë. Kjo gjë në mendimin e disa dijetareve, prej tyre shejh Albani, bën, dhe shpërblehet (insha All-llah).

Shpërblimi në këtë rast është shpërblimi i nijetit dhe i veprës për agjërimin obligativ, ndërsa për nijetin e agjërimit të Sha’banit shpërblehet vetëm për nijetin, që është një Haseneh.


HASENEH = punë e mirë, dhe shpërblimi i punës (sevapi).


Ai që bën nijet për të bërë një punë të mirë dhe e vepron, minimumi i shënohet dhjetë Haseneh (sevape). E nëse bën vetëm nijetin, por nuk e vepron, i shkruhet një Haseneh.

Siç është transmetuar në hadith të saktë.

Në rastin konkret, kur përsoni agjëron një ditë agjërim obligativ, dhe i bashkangjit nijetin e agjërimit vullnetar të asaj dite, minimumi i shënohet 11 (njëmbëdhjetë) Haseneh.

10 – për agjerimin obligativ,  për të cilin ka bërë nijetin dhe punën, dhe 1 ( një ) Hasen për nijetin e agjërimit vullnetar.

[Siç thotë shejh Albani]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: