Argumentet në lidhje me vlerën e natës së mesit të muajit Sha’ban

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Në lidhje me natën e mesit (nata e 15) të muajit Sha’ban janë transmetuar disa hadithe të cilat tregojnë për vlerën e kësaj nate dhe vlerën e adhurimit në këtë natë.

Sa i përket vlerës së kësaj nate, dijetarët janë në mospajtim në lidhje me saktësimin e haditheve që tregojnë për vlerën e kësaj nate.


Shumica e dijetarëve thonë se nuk ka hadith të saktë që tregon per vlerën e natës së mesit të Sha’banit.


El Kadii Ebu Beker Ibn El Arabij – prej dijetarëve maliki. V.543.H. ne Faas. Marok – (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
و ليس في ليلة النصف من شعبان حديث يعول عليه،  لا في فضله و لا في نسخ الآجال فيها فلا تلفتوا إليها.
“Në lidhje më natën e mesit të muajit Sha’ban nuk ka hadith të saktë te i cili mund të bazohesh (të mbeshtetesh), as në lidhje me vlerën e tij, dhe as në lidhje me shfuqizimin e exheleve (afateve të vdekjes) në këtë natë.”
[ Ehkemul Kur’an 4/117]


Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
كل أحاديث النصف من شعبان التي وردت كلها ضعيفة غير صحيحة،  و لا يجوز تخصيص شي… لا بقيام و لا بصيام…
“Të gjitha hadithet e transmetuara në lidhje me gjysmën e Sha’banit janë të gjitha të dobëta, jo të sakta.
Dhe se nuk lejohet të veçohet (kjo natë) me diçka.. as me namaz nate, dhe as me agjërim..” -F-


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
الصحيح أن جميع ما ورد فضل ليلة النصف من شعبان ضعيف لا تقوم به حجة، ومنها أشياء موضوعة، ولم يعرف عن الصحابة أنهم كانوا يعظمونها، ولا أنهم كانوا يخصونها بعمل، ولا يخصون يوم النصف بصيام، وأكثر من كانوا يعظمونها أهل الشام
-التابعون ليس الصحابة- والتابعون في الحجاز أنكروا عليهم أيضاً، قالوا: لا يمكن أن نعظم شيئاً بدون دليل صحيح.
فالصواب: أن ليلة النصف من شعبان كغيرها من الليالي، لا تخص بقيام، ولا يوم النصف بصيام، لكن من كان يقوم كل ليلة، فلا نقول: لا تقم ليلة النصف، ومن كان يصوم أيام البيض لا نقول: لا تصم أيام النصف، إنما نقول: لا تخص ليلها بقيام، ولا نهارها
بصيام.
“E vërteta është se të gjitha ato (hadithe) që janë transmetuar në lidhje me vlerën e natës së mesit të Sha’banit janë të dobëta, nuk mund të merren për argument (dhe të gjykohet me to).
Prej tyre ka që janë të shpikura.
Dhe nuk dihet (ndonjë transmetim) se Sahabet e kanë madhëruar këtë natë, dhe as që e kanë veçuar atë (natën) me ndonjë adhurim, dhe as ditën e mesit (të muajit) me agjërim.
Më së shumti që e kanë madhëruar këtë natë janë Tabi’inët e Shamit (Tabi’inët, jo Sahabët). Ndërsa Tabi’inët e Hixhazit (Medines & Mekkes) e kanë refuzuar dhe qortuar këtë, dhe kanë thënë: nuk mund të madhërojmë diçka pa argument të saktë.”
لقاءات الباب المفتوح، لقاء الباب المفتوح115. Binothaimeen.net]

 

Ndërsa disa dijetarë i konsiderojnë të sakta (Sahih, Hasen) disa hadithe prej tyre.

Shejh Albani nuk konsideron të saktë prej haditheve në lidhje me vlerën e natës se mesit të Sha’banit përveç një hadithi, i cili është transmetuar me rrugë të shumta transmetimi, të cilat e përforcojnë njëra tjetrën.


Ky hadith është:
أنَّ اللهَ تَعَالَى يَطَّلِعُ إِلَى خَلْقِهِ لَيْلَةَ النِّصْفِ مِنْ شَعْبَانَ، فَيَغْفِرُ لِجَمِيعِ خَلْقِهِ إِلَّا لِمُشْرِكٍ أَوْ مُشاحِن )).
((Me të vërtetë All-llahu shikon krijesat e tij në natën e mesit të Sha’banit dhe fal të gjitha krijesat e Tij, përveç atij që i bën shirk All-llahut, dhe atij që eshtë në armiqësi -me vëllaun e tij musliman-))


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
أن الحديث بمجموع هذه الطرق صحيح بلا ريب.
“Hadithi me bashkimin e të gjitha këtyre rrugëve (të cilat e përforcojnë njëra-tjetrën) është i saktë, pa dyshim.”
[Silsiletul el Ehadith es-Sahihah  hadithi nr: 1144]


Shejh Albani në një vend tjetër (me audio) thotë:
هذا حديث صحيح، و لا يصح في ليلة النصف إلا هذا
“Ky hadith është i saktë, dhe nuk është saktësuar ndonjë hadith tjerët në lidhje me natën e mesit të Sha’banit përveç këtij hadithi.”
[Fetawa Rabig 03. alathar.net]


Përderisa hadithi është i saktë në mendimin e disa Imamllarëve të mëdhenj te hadithit si shejh Albani, atëherë punohet dhe gjykohet me të.

Ky hadith tregon për vlerën e kësaj nate, për mirësinë dhe mëshirën e madhe të All-llahut të Lartësuar ndaj krijesave të Tij.

Kjo mirësi e madhe e All-llahut ndaj robërve nuk është e veçantë vetëm në këtë natë, por edhe disa ditë tjera.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( تُفتح أبواب الجنة يوم الإثنين و يوم الخميس فيغفر لكل عبد لا يشرك بالله شيئا،  إلا رجلا كانت بينه و بين أخيه شحناء،  فقال: أَنظِروا هذين حتى يصطلحا،  أنظرو هذين حتى يصطلحا،  أنظروا هذين حتى يصطلحا ))
“Në ditën e hënë dhe të enjte hapen dyert e Xhennetit, dhe falet çdo rob që nuk i bën shirk Allahut, përveç dy personave që kanë armiqësi (zënkë/urrejtje) mes tyre. Thuhet: ‘Lërini këta dy (shtyjeni faljen e tyre) derisa të
pajtohen, lërini këta dy derisa të pajtohen, lërini këta dy derisa të pajtohen.”
(dmth: shtyjeni faljen e mëkateve të tyre derisa të përmirësojnë gjendjen mes tyre)
[Transmeton Muslimi]


Mëkatet në këto hadithe, janë për qëllim mëkatet e vogla.

Dijetarët thonë: “Për mëkatet e mëdha duhet medoemos teubeh (pendim) për to.”

 

KUPTIMI MË I SAKTË I ‘ARMIQËSISË’ SË PËRMENDUR NË HADITHIN MË LART


Fjala SHAHNEU e përmendur në këtë hadith është për qëllim armiqësia, zënka, grindja, bojkotimi.


Ibn Abdul Ber-r (prej dijetarëve të mëdhenj Maliki; v.463.h Shatibeh Xàtiva, qytet në Andaluzi/Spanjë) thotë:
قال ابن عبد البر : الشحناء: العداوة .
“(Fjala) Esh-Shahneeu e përmendur në hadith është për qëllim armiqësia.”
[Et-Temhid 8/299]


El Menaaui (prej dijetarëve të mëdhenj Shafii; v.1031.h Kajro) thotë:
لعل المراد البغضاء التي بين المؤمنين من قبل نفوسهم الأمارة بالسوء
“Ndoshta (fjala Shahnaau) është për qëllim urrejtja ndërmjet besimtarëve, që vjen nga nefsi i cili urdhëron dhe nxit për keq.” -F-
[Fejd El Kadiir]


Mul-laa Ali (prej dijetarëve të mëdhenj Hanefi) thotë:
مشاحن أي: مباغض و معاند لأحدٍ، لا لأجل الدين”
“Mushahin (që përmendet në hadith) është ai që urren dhe armiqëson dikë (për çështje dunjaje). Jo për shkak të fesë.”
[Islamweb.net]

  • Shumica e dijetarëve thonë se Shahnau është për qëllim zënka, grindja dhe armiqësia me vëllaun musliman për çështje dynjaje.
  • Disa thonë është për qëllim bidatçiu.
  • Disa tjerë thonë se është për qëllim ai i cili kundërshton sunnetin dhe del kundër xhematit të muslimanëve, si shembulli i Khauarixhëve.
  • Shumica e dijetarëve thonë: “Është për qëllim armiqësia, grindja dhe bojkotimi.”


Pra, muslimani i cili është në zënkë dhe grindje me një musliman tjetër, apo e urren dhe armiqëson vëllaun e tij musliman, apo e bojkoton atë pa të drejtë sheriatike, i tilli privohet nga kjo falje.

Ky privim është derisa t’a lëre armiqësinë dhe urrejtjen ndaj tij, dhe të pajtohet me të. Dhe derisa t’a ndërpresë bojkotimin dhe t’i flase vëllaut të tij musliman.

Muslimani duhet të kete kujdes dhe të ruhet nga zilia dhe urrejtja, nga grindja, armiqësia dhe bojkotimi i tjetrit më pa të drejtë.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
لا تَباغَضُوا، ولا تَحاسَدُوا، ولا تَدابَرُوا،[و لا تقاطعوا ] وكُونُوا عِبادَ اللَّهِ إخْوانًا، ولا يَحِلُّ لِمُسْلِمٍ أنْ يَهْجُرَ أخاهُ فَوْقَ ثَلاثَةِ أيَّامٍ.))
((Mos e urreni njëri-tjetrin, mos keni zili (smirë) për njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos bojkotoni njëri-tjetrin..))
[Buhariu dhe Muslimi ]


Ibn Rexheb el Hanbelij thotë:
فأفضل الأعمال سلامة الصدر من أنواع الشحناء كلها.
“Prej veprave më të mira është pastërtia e kraharorit (e zemrës) nga të gjitha llojet e Shahnas (e urrejtjes dhe armiqësisë).”



● AI I CILI PRIVOHET NGA FALJA NË KETO DITË, DHE PENDOHET PËR NDONJË MËKAT TJETËR


Ai i cili privohet nga falja në këto ditë, për shkak të Shahnaas, dhe ndërkohë pendohet për ndonjë mëkat tjetër, pendimi i tij është i saktë.

Dhe se fakti që është privuar nga falja, për shkak të Shahnaas, nuk do të thotë se nuk i falen mëkatet e tjera, dhe se nuk i pranohet pendimi, nëse ai pendohet për ndonjë mëkat, edhe pse vazhdon në mëkatin e Shahnaas (urrejtjes, armiqësisë, bojkotimit).

Kjo sepse dijetarët thonë: “Personi i cili pendohet nga një mëkat, pëndimi i tij për atë mëkat eshtë i saktë edhe nëse nuk pendohet nga mëkatet tjera.”


Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
تصح التوبة من ذنب و إن كان مصرا على ذنب آخر ، و إذا تاب توبة صحيحة بشروطها ثم عاود ذلك الذنب ، كتب عليه ذلك الذنب الثاني و لم تبطل توبته،  هذا مذهب أهل السنة.”
“Pendimi nga një mëkat eshtë i saktë , edhe nëse vazhdon në një mëkat tjetër dhe nuk pendohet prej tij.
Kur (personi) pendohet për një mëkat me pendim të saktë, duke i përmbushur kushtet e pendimit, dhe pastaj i kthehet (e përsërit) të njejtin mëkat, i shkruhet atij ky mëkati i dytë që e përsëriti, dhe (kjo përsëritje e mekatit prej të cilit u pendua herën e parë) nuk ia bën të kotë pendimin (e herës së parë). Ky është medhhebi (mendimi) i Ehli Sunnetit.”
[Sherh Sahih Muslim 17/59]


Përpos (sipas mendimit të disa dijetarëve) nëse mëkati i cili pendohet prej tij është i të njejtit lloj me atë që e vepron dhe nuk pendohet prej tij. Për shembull:

  • Pendohet nga bojkotimi që i ka bërë dikujt, por nuk pendohet nga armiqësia që ka për të.
  • Ose pendohet nga droga, por nuk heq dorë nga alkooli.
  • Ose pendohet nga një lloj kamate, por nuk pendohet nga lloji tjetër i kamatës.


Në këto raste (sipas disa dijetarëve) nuk i pranohet pendimi i tij.


Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
والذي عندي في هذه المسألة أن التوبة لا تصح من ذنب، مع الإصرار على آخر من نوعه .
وأما التوبة من ذنب، مع مباشرة آخر لا تعلق له به، ولا هو من نوعه : فتصح، كما إذا تاب من الربا، ولم يتب من شرب الخمر مثلا، فإن توبته من الربا صحيحة .
وأما إذا تاب من ربا الفضل، ولم يتب من ربا النسيئة وأصر عليه، أو بالعكس، أو تاب من تناول الحشيشة وأصر على شرب الخمر، أو بالعكس : فهذا لا تصح توبته .
“مدارج السالكين” (1/284-285)

“Ajo që mendoj unë në lidhje me këtë çështje eshtë se pendimi prej një mëkati nuk pranohet, nëse vazhdon në veprimin e një mëkati tjetër të të njejtit lloj.
Ndërsa pendimi prej një mëkati, duke mos u penduar nga një mëkat tjetër i cili nuk ka lidhje me mëkatin që u pendua prej tij, dhe as nuk është prej të njejtit lloj, pendimi është i saktë.
Si për shembull: “Ai që pendohet prej kamatës, por nuk pendohet prej pirjes së pijeve dehëse, pendimi i tij prej kamates është i saktë, ( sepse nuk është i të njëjtit lloj).

Ama nëse pendohet nga Riba Fadl (lloj kamate) dhe nuk pendohet nga Riba Nesie (lloj tjetër kamate), apo e kundërta..
Ose pendohet prej pirjes së hashashit, por nuk pendohet nga pirja e pijeve dehëse, apo e kunderta..
Këtij nuk i pranohet pendimi i tij (sepse ai nuk është penduar nga mëkati tjetër i të njejtit lloj,  dmth: ai vazhdon në të njëjtin lloj mekati)..”
[Medarixh Es-Salikin. 1/ 284-285]


Pra, personi i cili është në armiqësi me dikë, dhe pendohet nga ndonjë mëkat tjetër (i një lloji tjetër), pendimi i tij është i saktë.

Fakti që ai është në armiqësi, në zënkë, ose e ka bojkotuar dikë me të padrejtë, nuk e bën të pasaktë pendimin e tij prej një mekati tjetër.

I tilli është i privuar vetëm nga mëkatet që falen pa pendim, deri sa t’a përmirësoje gjendjen me atë që ka armiqësi, t’a ndërpresë bojkotimin e tij, apo t’a lëre grindjen me të dhe të pajtohet.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: