إن الحمد لله نحمده و نستعينه و نستغفره و نعوذ بالله من شرور أنفسنا و سيئات أعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له و أشهد أن محمدا عبده و رسوله، امأ بعد.
Me të vërtetë të gjitha lavdërimet i përkasin All-llahut,
Atë e lavdërojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje.
I kërkoj strehim dhe mbrojtje All-llahut nga te këqijat e veteve tona, dhe nga veprimi i punëve të këqija dhe ndëshkimi për shkak tyre.
Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë, dhe atë që e le në humbje, nuk ka kush t’a udhëzoje.
Dëshmoj (deklaroj) se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai (dmth: vetëm Ai e meriton adhurimin) nuk ka ortak.
Dhe dëshmoj ( deklaroj ) se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij.
Dhe më pas:
————–
Vizita e xhamisë së Profetit është qëllimi i udhëtimit për në Medine, për atë i cili udhëton për të vizituar Medinen.
Gjëja e parë që duhet të bëjë personi pasi të akomodohet në hotel është: të marre abdes dhe të shkoje në xhaminë e Profetit.
Të futet me këmbën e djathtë.
Të thotë duan e hyrjes në xhami.
Duaja e hyrjes në xhami
اللهم صل على محمد و سلم.
ALL-LLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMEDIN UE SEL-LIM
اللهم افتح لي أبواب رحمتك
ALL-LLAHUMME IFTAH LI EB’UEBE RAHMETIK.
أعوذ بالله العظيم و بوجهه الكريم و سلطانه القديم من الشيطان الرجيم.
EUUDHU BIL-LAHIL ADHIIM UE BI UEXHHIHIL KERIIM UE SULTANIHIL KADIIM MESH- SHEJTANIR RAXHIIM.
Ka ardhur në hadith se: ‘’Kush e thotë këtë dua kur futet në xhami, thotë shejtani: ky njeri është i mbrojtur nga unë gjithë ditën.’’
[Ebu Daudi, Shejkh Albani thotë: Sahih ]
Të fale dy rekate në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, apo më shumë, nëse është kohë kur lejohet namazi nafile.
Nëse është kohë kur nuk lejohet namazi nafile, atëherë të fale vetëm dy rekate Tehij-jatul Mesxhid, por jo më shumë.
Thotë Shejkh Bin Bazi:
من السنة لمن زار المدينة أن يقصد المسجد و يصلي فيه ركعتين أو أكثر و يكثر من الصلاة فيه و يكثر من ذكر الله و قراءة القرآن ، و حضور حلقات العلم ، و إذا تيسر له أن يعتكف ما شاء الله فهذا حسن.
“Është sunnet për atë që viziton Medinen të synoje xhaminë e Profetit dhe të fale aty dy rekate apo më shumë.
Të shtoje sa më shumë faljen në të, të shtoje dhikrin dhe leximin e kuranit, dhe të prezantoje në mësimet që bëhen në xhami, e nëse mundet të bëjë Itikaf. Kjo është gjë e mirë.”
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
مَا بَيْنَ بَيْتِي وَمِنْبَرِي رَوْضَةٌ مِنْ رِيَاضِ الْجَنَّةِ، وَمِنْبَرِي عَلَى حَوْضِي) رواه البخاري (1196) ومسلم502).
‘’Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim (vendi ku mban hytben) është kopësht prej kopshteve të xhennetit, ndërsa minberi im është mbi Haud (në ditën e gjykimit).’’
[Buhariu dhe Muslimi]
Thotë Imam Neueuiju:
النوويّ رحمه اللهُ: “ذكروا في معناه قولين:
أحدهما: أن ذلك الموضع بعينه يُنقل إلى الجنة.
والثاني: أن العبادة فيه تؤدي إلى الجنة”. انتهى من “شرح مسلم” (9/ :
“Janë përmendur në lidhje me kuptimin e hadithit dy mendime:
Të njejtën gjë thotë edhe Ibn Haxheri në [El fet’h 4/100].
Shumë dijetarë (Bin Bazi, Ibn Uthejmini etj) thonë se pëlqehet të falësh namaz nafile në Raudah. Dmth: t’a veçosh nga vendet e tjera në xhami.
Thotë Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë):
“Një grup dijetarësh e konsiderojnë të pëlqyer namazin në Raudah”
Ndërsa disa dijetarë (prej tyre shejkh Albani) thonë se nuk ka argument të veçohet Raudah nga pjesët e tjera të xhamisë.
Thotë shejkh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
الصلاة في الروضة ليس لها فضيلة خاصة…
وقال: أما الصلاة في الروضة و التهجم الذي يتهجم الناس بسبب هذه الدعوة، أنا ما أجد له مبررا في الشريعة.
“Namazi në Raudah nuk ka ndonjë vlerë të veçantë (në krahasim me vendet tjera të xhamisë). Sa i përket namazit në Raudah dhe kësaj vërsulje të njerëzve (që të falen aty) për shkak të këtij pretendimi (se ka vlerë më të madhe namazi aty) unë nuk gjej argument në Sheriat.”
Dmth: nuk ka argument që tregon se namazi në Raudah është më i mirë se në vendet tjera të xhamisë.
Nuk ka argument që tregon se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij, e veçonin këtë vend për namaz apo dua.
Kjo që thotë Shejkh Albani është më e përafërta, sepse fakti që ai vend është ndryshe nga vendet e tjera nuk do të thotë se adhurimi ka vlerë më të madhe.
Që të thuash se ka vlerë më të madhe dhe shpërblimin e ka më të madh, duhet medoemos argument prej atij që vendos shpërblimet, që është All-llahu i Lartësuar.
I’TIKAFI është i pëlqyer, nuk është detyrë.
I’TIKAFI bëhet në xhami.
Shumica e dijetarëve thonë: lejohet në çdo xhami.
Një pjesë e dijetarëve thonë: nuk lejohet përveç se në tre xhamiat: në xhaminë e Shenjtë, në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe në xhaminë Aksa. Duke u bazuar në hadithin:
لا اعتكاف الا في ثلاثة مساجد المسجد الحرام و المسجد الأقصى و مسجد رسول الله صلى الله عليه وسلم.
‘’Nuk ka I’tikaf përpos në tre xhamia: në xhaminë e shenjtë, në xhaminë Aksa dhe në xhaminë e të Dërguarit të All-llahut’’
[Sahih – Albani]
I’TIKAFI lejohet në çdo muaj të vitit, jo vetëm në Ramazan
Thotë Shejkh Bin Bazi dhe Albani: “I’tikafi lejohet në çdo kohë të vitit.”
Për këtë ka unanimitet, siç thotë Ibn Abdul Berr, Ibn Muflih, Er-Ramlij, El Buhuuti.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka bërë I’tikaf edhe në muajin Sheuual. [Buhariu dhe Muslimi]
Shejkh Ibn Uthejmin thotë:
أما في غير رمضان فإن الاعتكاف ليس بمسنون.
“I’tikafi jashtë Ramazanit nuk është sunnet (dmth: nuk është i ligjëruar).’’
Ndërsa I’tikafin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në Sheual e justifikon me atë se Profeti atë vit nuk bëri I’tikaf në Ramazan dhe prej zakonit të tij ka qenë që kur bënte një adhurim, nuk e linte më. Atë vit nuk beri I’tikaf në Ramazan dhe e plotësoi në Sheual.
Me fjalën e tij ‘Nuk është sunnet, nuk është e pëlqyer’ ndoshta shejkh Ibn Uthejmini ka për qëllim që nuk është prej sunnetit (dmth: nuk e ka bërë Profeti), ama për t’u lejuar, lejohet. Sepse shumë dijetarë thonë: “ka unanimitet që lejohet.” E nëse unanimiteti është i saktë, atëherë nuk lejohet të kundërshtohet.
I’TIKAFI nuk ka kufizim në ditë
Nuk ka argument që tregon se sa është minimalja e ditëve, apo maksimalja e ditëve që mund të bësh i’tikaf. Sa i përket Kufirit Maksimal nuk ka kufi: mund të bësh i’tikaf sa të duash dhe për këtë ka unanimitet. E përcjell këtë unanimitet imam Neueuiju në [Sherh Muslim] dhe Ibn El Mulak-kin në [El Ia’lam].
Ndërsa sa i përket Kufirit Minimal ka mospajtim.
Shumica e dijetarëve [siç e përmend këtë Ibn Abdul Ber-r] thonë: ‘’Nuk ka kufi minimal.’’ Dmth: të lejohet edhe disa orë gjatë ditës, apo natës. Ky është mendimi i Hanefive, Shafive, dhe disa dijetarëve Hanbeli. Ky është mendimi i Ibn Hazmit, Sheukanit. Ky është mendimi i Bin Bazit.
Malikitë thonë: ‘’Më e pakta është një ditë dhe një natë.’’
Ebu Hanife thotë: ‘’Nuk ka i’tikaf më pak se një ditë.’’ [Ibn Hazmi në Muhal-la]
Shafitë dhe Hanbelitë thonë: ‘’Më e mira është të mos jetë më pak se një ditë.’’
Ibn Uthejmini thotë: ‘’i’tikafi është ditën dhe natën, jo vetëm ditën.’’
Ndoshta më e përafërta është: jo më pak se një ditë e plotë, apo një natë e plotë.
Duke u bazuar në hadithin ku Umeri radiAll-llahu anhu i tha Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
‘’O i Dërguar i All-llahut! Në xhahilijet jam zotuar të bëj i’tikaf një natë në xhaminë e shenjtë. Profeti i tha: Zbatoje zotimin tënd.’’
[Bukhari & Muslimi]
Ndërsa sa i përket mendimit se bën të bësh i’tikaf qoftë edhe një orë të ditës, madje thonë: kur të shkosh te xhamia për të falur namazin, apo për diçka tjetër, bëj nijet për i’tikaf aq kohë sa do qëndrosh në xhami; Kjo fjalë nuk është e saktë, sepse nuk ka argument. Dhe si e tillë nuk lejohet siç thotë Ibn Tejmije. [Albani në librin: Namazi i natës në Ramazan]
Kështu thotë edhe vet shejkh Albani. Kështu thotë edhe Ibn Uthejmini.
Sa i përket kohës kur hyn në i’tikaf
Ai që ecën me mendimin se bën të bësh i’tikaf një ditë pa natën e saj, apo një natë pa ditën e saj. Nëse do të bëjë i’tikaf vetëm një natë, pa ditën e saj, koha është prej para perëndimit deri pas agimit. [Ibn Hazmi]
Nëse bën i’tikaf vetëm një ditë, pa natën e saj, koha është prej para agimit deri pas perëndimit të diellit. [Sipas Ibn Hazmit]
Por më e sakta është: të futet pasi të fale namazin e sabahut.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kur hynte në i’tikaf, hynte pas namazit të sabahut.
Thotë Aisheh radijall-llahu anhe:
كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا أراد أن يعتكف صلى الفجر ثم دخل معتكفه.
“I Dërguari i All-llahut kur donte të hynte në i’tikaf, falte sabahun, pastaj hynte në vendin e i’tikafit tij.’’
[MUSLIMI]
Agjërimi për atë që bën i’tikaf
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me agjërimin e atij që do të bëje I’tikaf.
Thotë shejkh Albani në librin e tij [Kijamu Ramadan]: “i’tikafi shoqërohet me agjërim. Nuk ka i’tikaf pa agjërim. Ai që do të bëje i’tikaf duhet të jetë agjërueshëm.’’
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Ky është mendimi i Ibn Tejmijes. Kjo sepse nuk është transmetuar që Profeti të ketë bërë i’tikaf pa qenë agjërueshëm.
Aishja radiAll-llahu anhe thotë: ‘’nuk ka i’tikaf pa agjërim.” [Albani në librin e tij Kijamu Ramadan] (me kuptim, jo fjalë për fjalë).
Ibn Umeri dhe Ibn Abassi kanë thënë: ‘’Nuk ka i’tikaf përveç se me agjërim.’’
Disa dijetarë thonë se agjërimi nuk është kusht.
Shejkh Bin Bazi thotë: “nuk është kusht agjërimi në i’tikaf.’’
Pra, nëse viziton xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është e pëlqyeshme të bësh Itikaf, qoftë edhe një ditë. Më e përafërta është se edhe duhet agjëruar.
Nëse do të bësh I’tikaf vetëm natën.
Kur të hysh në i’tikaf para perëndimit, të jesh agjërueshëm atë ditë, kështu që konsiderohesh që ke hyrë në i’tikaf agjërueshëm. Iftarin e çel në xhami. Nëse nuk ke ç’farë të hash, lejohet me dal me ble diçka dhe kthehesh menjëherë në xhami. [Ibn Uthejmini]
Vizita e xhamisë së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem është qëllimi dhe nijeti i udhëtimit në Medine. Pasi falemi në xhami, dy rekate apo më shumë, në varësi të kohës kur mbërrin në xhami, pëlqehet të vizitohet varri i Profetit ﷺ dhe dy shokëve të tij Ebu Bekrit dhe Umerit.
Thotë Shejkh Bin Bazi:
زيارة قبر النبي صلى الله عليه وسلم سنة و قربة.
” Vizita e varrit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem është sunnet dhe afrim tek All-llahu”.
Thotë Shejkh Ibn Uthejmini:
إن زيارة قبر النبي صلى الله عليه وسلم من الأمور المستحبة.
“Vizita e varrit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem është prej punëve të pëlqyera.’’
Edukata e vizitës së varrit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem
Kur të nisemi për te varri i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe i dy shokëve të tij, pasi futemi në xhami, duhet të ecim me qetësi, mos të shtyjmë, mos të bëjmë muhabet me njeri. Nëse na duhet të shpjegojmë diçka, atëherë flasim me zë të ulët, pasi nuk duhet ngritur zëri. Mos të përdorim telefonin. Jo Fotografi. Jo video.
Dhënia Selam
Kur të gjendemi përballë me varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i japim selam dhe themi:
ES-SELAMU ALEJKE JA RASULALL-LLAH.
Thotë Shejkh Bin Bazi:
Pastaj spostohesh pak nga e djathta dhe i jep selam Ebu Bekrit. Thua:
ES-SELAMU ALEJKE JA EBA BEKR.
Pastaj spostohesh pak nga e djathta dhe i jep selam Umerit. Thua:
ES-SELAMU ALEJKE JA UMER!
Dhe del nga xhamia.
Shejkh Albani thotë: ‘’Vetëm selam ju jep, kaq. Nuk bën të shtosh diçka më shumë se selami. Kështu ka vepruar Ibn Umeri. Ai vetëm selam iu ka dhënë, nuk ka shtuar diçka tjetër.’’ [ Albani]
Disa dijetarë thonë: ‘’lejohet të shtosh sipër selamit, si dhe lejohet të bësh dua.’’ Kjo nuk është e saktë, pasi nuk e kanë vepruar shokët e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, siç thotë Shejkh Albani. Bërja me shenjë me dorë apo ngritja e dorës kur japim selam nuk bën, pasi nuk ka argument. [ Albani, Ibn Uthejmini, Feuzani]
Vendosja e duarve në gjoks kur u japim selam, nuk bën, pasi nuk ka argument. Disa e përkulin kokën, por kjo nuk lejohet, pasi përkulja është vetëm për All-llahun e Lartësuar.
Dhënia selam është vetëm një herë
Dhënia selam është një herë: ditën kur mbërrin në Medine, falesh në xhami, shkon te varri dhe u jep selam. Nuk ka argument që për sa ditë të jesh në Medine mund të shkosh t’u japësh përsëri selam. Nuk e kanë vepruar shokët e tij. [Albani, Ibn Uthejmini Feuzani]
Dhënia selam Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem te varri i tij kur të largohesh nga Medina
Ka dijetarë të cilët thonë: ‘’Bën t’i japësh selam Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem te varri i tij kur do të udhëtosh (kjo është për banorët e Medines).’’ Unë personalisht nuk di argument për këtë.
Disa dijetarë thonë: ‘’Lejohet edhe për të huajt. (dmth për ata që kanë ardhur për të vizituar xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Lejohet për ta që t’i japin selam Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem te varri i tij, kur duan ta lejnë Medinen).’’
Unë personalisht nuk di argument për këtë.
All-llahu e di më së miri.
Ti lesh porosi dikujt që shkon në Medine për t’i dhënë selam Profetit ﷺ nga ana jote
Disa dijetarë e lejojnë këtë. E vërteta është se nuk ka argument. Nuk e ka bërë asnjë nga Sahabët dhe të parët tanë të mirë. Kështu thotë Shejkh Albani, Bin Bazi, Lexhnja, Ibn Uthejmini etj.
Ajo që përmendet nga Umer bin Abdul Aziz është se ai ka dërguar dikë nga Shami për në Medine me i dhënë selam Profetit nga ana e tij. Kjo nuk është e saktë. E ka përmendur këtë Ibnul Xheuzi, por pa zinxhir transmetimi.
Pëlqehet vizita e xhamisë Kuba, për t’u falur në të.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من تطهر في بيته ثم أتى مسجد قباء فصلى فيه صلاة كان له كأجر عمرة.))
‘’Kush pastrohet në shtëpinë e tij (dmth:merr abdes, apo tejemum ai i cili nuk mundet me marr abdes), pastaj vjen në xhaminë Kuba dhe fal aty namaz, ka shpërblim si shpërblimi i Umres.’’
[Ibn Maxhe, Albani thotë: Sahih]
و قال : (( من توضأ في بيته ثم أتى مسجد قباء لا يريد إلا الصلاة فيه كان كعمرة ))
‘’Kush merr abdes në shtëpinë e tij dhe pastaj vjen në xhaminë Kuba me qëllimin për të falur namaz, ka shpërblimin e Umres.’’
[Albani thotë: Sahih]
قال : ((الصلاة في مسجد قباء كعمرة))
‘’Namazi në xhaminë Kuba është si Umre. (dmth: ka shpërblimin e Umres).’’
[Tirmidhi, Ibn Maxhe, Albani thotë: Sahih]
Namazi këtu, është për qëllim çdo lloj namazi: nafile (dy rekate apo më shumë), ose namazi farz.
Thotë Menaui: fjala e Profetit ‘’Namazin’’ përfshin farzin dhe nafilen.
Dmth: nëse vjen në kohë të namazit farz, dhe falesh, të jepet shpërblim si shpërblimi i Umres.
Nëse vjen në xhaminë Kuba jo në kohë namazi farz, dhe fal dy rekate nafile, apo më shumë, merr shpërblim, si shpërblimi i Umres.
Sado rekate që të falësh, dy apo katër, apo namaz farz, me ato është për qëllim ‘Namazi’ në hadith.
Disa mendojnë se për çdo dy rekate merr shpërblim nga nje Umre. Dmth: po fale katër rekate, ke dy Umre. Kjo nuk është e saktë. [Shejkh Sulejman Ruhejli ]
Nuk ka namaz të veçantë që falet në xhaminë Kuba
Për shembull: nëse mbërrin në xhaminë Kuba në kohën kur po falet farzi, dhe futesh me imamin për të fal farzin, kjo mjafton. E ke marr shpërblimin që përmendet në hadith, insha All-llahu.
Dhe nuk bën që pasi të falësh farzin, të ngrihesh dhe të falësh dy rekate për xhaminë Kuba.
Kjo nuk bën, sepse nuk ka namaz të veçantë për xhaminë Kuba.
Qëllimi i hadithit është që personi të shkoje në xhaminë Kuba kastile (enkas) për tu falur. Nëse fal farzin, mjafton. E nëse nuk është kohë farzi, fal dy rekate nafile dhe mjafton. Apo fal Tehij-jatul Mesxhid dhe e merr shpërblimin insha All-llahu.
Nuk ka namaz të veçantë për xhaminë Kuba. [Shejkh Sulejman Ruhejli]
Kujdes!
‘’Mos të shkohet në xhaminë Kuba në kohët kur ndalohet namazi nafile.’’ [Shejh Salih Suhejmi, Sulejman Ruhejli]
Kohët ku ndalohet namazi nafile janë tre kohë:
Disa dijetarë thonë prej pas Ikindie deri në perëndimin e diellit.
Mendimi i parë është më i përafërti.
Përpos këtyre tre kohëve në të cilat ndalohet namazi vullnetar, në kohë tjera lejohet kur të duash.
Më e mira është që të shkoje në xhaminë Kuba kur nuk është kohë e namazit Farz. Ashtu që mos të humb namazin me xhemat në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ndoshta koha më e mirë është koha e paradites, duke u bazuar në atë që transmeton Bukhari nga Ibn Umeri i cili thotë:
((كان لا يصلي من الضحى إلا يومين ، يوم يقدم بمكة فإنه كان يقدمها ضحى فيطوف بالبيت ثم يصلي ركعتين خلف مقام ، و يوم يأتي مسجد قباء. فإنه كان يأتيه كل سبت…))
‘’Profeti nuk falte namaz paradite, përpos në dy ditë.
Kushtëzohet marrja e abdesit në shtëpi ose hotel dhe të dalësh enkas për në xhaminë Kuba
Disa dijetarë, prej tyre Bin Bazi, thonë: që të arrish këtë shpërblim duhet të marrësh abdes në shtëpi, apo në hotel enkas për të shkuar në xhaminë Kuba.
Fjala e Bin Bazit :
هذا الفضل ذكره لمن يتطهر من بيته و يخرج قاصدا للصلاة في قباء يحصل له هذا الأجر …
إنما يحصل هذا لمن تطهر في بيته و خرج من بيته قاصد ا للصلاة في مسجد قباء، كما كان النبي يفعل، عليه الصلاة والسلام ،
اما الصلاة فيه من غير قصد من البيت , بل مر و صلى به أو كان من جيرانه و صلى فيه الفروض يرجى له خير عظيم لكن لا يتوفر فيه ما قاله النبي صلى
الله عليه وسلم الا بالشروط التي قالها….
“Këtë mirësi (shpërblim) e arrin ai i cili pastrohet (merr abdes, apo tejemum ai qe nuk ka mundësi abdesin) në shtëpinë e tij (apo në hotel) dhe del me qëllim për të shkuar në xhaminë Kuba për t’u falur..”
Ama nëse je në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe thua: me këtë rrugë po shkoj në xhaminë Kuba; apo je në treg dhe thua me këtë rrugë po shkoj në xhaminë Kuba, kjo nuk pranohet dhe nuk e merr shpërblimin.
Duhet enkas, me marr abdes nga hoteli apo vendi ku rri dhe të nisesh për në xhaminë Kuba. Këtë mendim e ka edhe shejkh Albani.
Disa dijetarë thonë se nuk është kusht. Unë personalisht anoj te ajo që është kusht, duke u bazuar te kuptimi i jashtëm i hadithit.
Sunneti është një herë në javë
Thotë Ibn Umeri:
(( كان النبي صلى الله عليه وسلم يأتي مسجد قباء كل سبت ماشيا و راكبا)) روى البخاري و مسلم. و زاد مسلم: (( يصلي فيه ركعتين))
‘’Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem vinte çdo javë (çdo të shtunë) në xhaminë Kuba, në këmbë dhe hipur mbi kafshë.’’
[Buhariu dhe Muslimi]
Ka shtuar Muslimi: ‘’Dhe falte dy rekate.’’
Shejkh Abdur-Rezzak el Bedr thotë: ‘’S’ka problem nëse shkon më shumë se një herë gjatë javës.’’
Shejkh Bin Bazi, Feuzani, Suhejmi thonë: “Më e mira është një herë në javë. Kjo është prej sunnetit.’’
Ç’farë dite pëlqehet të shkohet në xhaminë Kuba?
Ka mospajtim:
Shumica thonë dita e shtunë, siç përmendet në hadithin e Ibn Umerit.
Një pjesë thonë: ‘’Nuk është për qëllim e shtuna si ditë, por java, sepse në gjuhën e arabëve kur thua “çdo të shtunë” dmth: çdo javë.
Një pjesë thonë: ‘’Profeti ka zgjedhur ditën e shtunë, jo si ditë të veçantë, por për shkak që të njihet me gjendjen e Ensarëve në Kuba të cilët mungonin ditën e xhuma.’’
Kete mendim e përkrah shejh Albani, siç e përmend në [Themerul Mustetab 2/ 570]
All-llahu e di më së miri.
Vizita e varreve në përgjithësi është e pëlqyer.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( زوروا القبور فإنها تذكركم الآخرة)).
“Vizitoni varrezat, sepse ato ju kujtojnë ahiretin.’’
[Ibn Maxhe. Albani thotë Sahih]
Thotë Shejkh Bin Bazi:
زيارة القبور سنة.
“Vizita e varreve është sunnet”
Pëlqehet vizita e varreve të Baki-as. Thotë Bin Bazi:
يسن له زيارة قبور البقيع و قبور الشهداء و قبر حمزة رضي الله عنه.
“Është e pëlqyer (sunnet) vizita e varreve të Baki-as dhe varreve të dëshmorëve të Uhudit dhe e varrit të Hamzait radiAll-llahu anhu.”
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i vizitonte varret e Baki-as shpesh, dhe lutej për ata.
Thotë Aisheh radiAll-llahu anhe:
((كان رسول الله — صلى الله عليه وسلم–كلما كان ليلتها من رسول الله — صلى الله عليه وسلم–يخرج من آخر الليل الى البقيع))
“I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem sa herë që kishte rradhën te Aisheh, dilte në pjesën e fundit të natës te varret e Baki-as (lutej për ata).’’
Duaja e Varrezave
السلام عليكم أهل الديار من المؤمنين, و المسلمين و إنا إن شاء الله بكم للاحقون، أسأل الله لنا و لكم العافة.
ES-SELAMU ALEJKUM EHLED-DIJAARI MINEL MU’MININE UEL MUSLIMIN
UE INNA INSHA ALL-LLAHU BIKUM LAHIKUN.
ES’ELULL-LLAHE LENA UE LEKUMUL AAFIJEH.
‘’Es-selemu alejkum o banorë të këtyre varreve prej besimtarëve dhe muslimanëve. Edhe ne insha All-llahu do ju bashkangjitemi. E lus All-llahun për ne dhe për ju të na fale.’’
Kur të vizitosh varrezat e Bakia-s shton:
ALL-LLAHUMME GFIR LI EHLIL BEKIË.
‘’O All-llah fali banorët (të vdekurit) e Baki-as.’’
Ai që nuk e thotë dot në arabisht, le t’a thote në shqip, ska problem.
Vizita e varreve të Baki-es nuk ka kohë të përcaktuar. Kur të mundesh.
Duhet të kemi kujdes sepse varrezat e Baki-as nuk janë hapur në çdo kohë. Shteti ka vendosur orar për vizitën e varreve të Baki-as.
Kujdes gjatë vizitës së Bakia-s.
Nuk ka asnjë dëshmi të sigurtë se filan varr është varri i filan Sahabiut, apo varri i Fatimes, apo varri i Hasanit, nipit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem etj…
Të gjitha ç’farë thuhen janë pretendime boshe pa asnjë dëshmi të sigurtë.
Edhe disa varre që i shohim si të ndara, me mendimin se janë varre të sahabëve të njohur, apo të familjes së Profetit, nuk është e vërtet që janë të tyret. Nuk ka asnjë dëshmi dhe asnjë fakt që e dëshmon këtë.
Disa dijetarë (prej tyre Ibn Uthejmini) thonë se varri i Uthmanit dihet dhe është i njohur. Ndërsa shumë të tjerë thonë: ‘’Nuk dihet asnjë varr i ndonjë Sahabiu.’’
All-llahu e di më së miri.
Pëlqehet vizita e varreve të dëshmorëve të Uhudit.
Thotë Imam Neueuiju:
و يستحب ان يزور قبور الشهداء بأحد.
“Pëlqehet të vizitohen varret e dëshmorëve në Uhud”
Thotë Ibn Uthejmini:
يَسُن أن يخرج الى أحد ليزر قبور الشهداء.
“Është e pëlqyer (sunnet) të shkoj në Uhud, që të vizitoj dëshmorët e Uhudit.”
Thuhet e njejta dua që thuhet në varreza. [Feuzani]
Përveç këtyre nuk vizitohet asgjë tjetër.
Thotë Shejkh Ibn Uthejmini:
ليس هناك شيء يزار في المدينة سوى هذه ؛ زيارة المسجد النبوي، زيارة قبر النبي ، زيارة البقيع، زيارة شهداء أحد، زيارة مسجد قباء،
ما عدا ذلك من المزارات فإنه لا أصل له.
“Nuk ka diçka që vizitohet në Medine përpos këtyre:
Përpos këtyre, vendet tjera që vizitohen (nga njerëzit që nuk kanë dije) nuk kanë bazë.” [Fikhul Ibaadeet]
Thotë Ibn Tejmije:
لهذا لم يستحب علماء السلف من أهل المدينة و غيرها قصد شيء من المزارات التي بالمدينة و ما حولها بعد مسجد النبي إلا مسجد قباء لأن النبي صلى الله عليه وسلم لم يقصد مسجد بعينه يذهب اليه إلا هو.
“Dijetarët e selefit prej banorëve të Medines dhe vendeve tjera, nuk e konsideronin të pëlqyer të vizitohen ato vende që vizitojnë në Medine dhe përreth saj (ata që nuk kanë dije), përpos xhamisë Kuba, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk ka synuar një xhami të veçantë për të shkuar atje (për t’a vizituar) përpos xhamisë Kuba.”
Thotë Bin Bazi:
أما المساجد السبعة و مسجد القبلتين و غيرها من المواضع التي يذكر بعض المؤلفين في المناسك زيارتها فلا أصل لذلك و لا دليل عليه و المشروع للمؤمن دائما هو الاتباع دون الابتداع.
[ فتاوى اسلامية
‘’Sa i përket shtatë xhamive dhe xhamisë Kibletejni, e të tjera vende të cilat i përmendin disa autorë të cilët kanë shkruar në lidhje me ritet (e Haxhit dhe Umres) se është mirë të vizitohen, nuk ka bazë dhe nuk ka argument.
Ajo që është e ligjëruar për besimtarin gjithmonë është pasimi (i Profetit dhe shokëve të tij) dhe jo shpikjet (bidatet).’’
[Fetewa Islamijjeh 2/313]
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم