:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Disa udhëtojnë për në Medine me nijetin që të vizitojnë varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Udhëtimi për në Medine me qëllimin kryesor për të vizituar varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk lejohet!
Thotë Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë):
فلا يقصد السفر إلى القبر دون المسجد إلا جاهل
“Udhëton me qëllim për të vizituar varrin e Profetit dhe jo xhaminë, vetëm ai që është injorant.”
Thotë në [Mexhmu el Fetawa]:
و أما إذا كان قصده بالسفر زيارة قبر النبي دون الصلاة في مسجده فهذه المسألة فيها خلاف ، فالذي عليه الأئمة و أكثر العلماء : أن هذا غير مشروع
“Nëse qëllimi i udhëtimit të tij është që të vizitoj varrin e Profetit, jo xhaminë, për këtë ka mospajtim ndërmjet dijetarëve. Imamllarët dhe shumica e dijetarëve thonë: Kjo nuk është e lejuar.”
Thotë:
بل نفس السفر لزيارة قبر من القور منهي عنه عند جمهور العلماء.
“Udhëtimi me qëllim për të vizituar një varr prej varreve, është i ndaluar sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.’’
Thotë Shejkh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë):
لا يجوز السفر بقصد زيارة قبر النبي صلى الله عليه وسلم أو قبر غيره من الناس في أصح قولي العلماء. لقول النبي صلى الله عليه وسلم: (( لا تشد الرحال إلا الى ثلاثة مساجد….))
“Nuk lejohet udhëtimi me qëllim për të vizituar varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, apo varrin e dikujt tjetër, sipas mendimit më të saktë prej dy mendimeve të dijetarëve. Duke u bazuar në fjalën e Profetit, ku thotë:
Nuk udhëtohet (dmth: nuk lejohet udhëtimi) përveç për në tre xhamia..’’
Thotë Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë):
فلا يجوز أن يشد الإنسان الرحلة الى زيارة قبر النبي.
“Nuk i lejohet njeriut të udhëtoje me qëllim që të vizitoje varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.”
Kështu thonë edhe shejkh Albani, Feuzani, Abbadi, etj.
Nëse ata që udhëtojnë me nijetin për të vizituar varrin e Profetit, udhëtojnë me qëllimin për t’i dhënë selam, lodhen dhe shpenzojnë kot.
Thotë Ibn Uthejmini:
“Personi i cili udhëton për të vizituar varrin e Profetit, për t’i dhënë selam, pse lodhet dhe shpenzon (dhe bën diçka të ndaluar)? Kudo që të jesh, ço selam për Profetin, dhe selami yt i mbërrin atij menjëherë.”
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((أن لله ملائكة سيَّاحين في الأرض، يُبَلِّغوني عن أمتي السلام.))
[ رواه النسائي و أحمد و صححه الالباني ]
قال المظهري: يعني: إن الله أرسل ملائكة على وجه الأرض حتى يخبروني عمن صلى أو سلم عليّ.
قال القاري : (( ان لله ملائكة)) اي: جماعة منهم.
((سياحين في الارض)) أي: سيارين بكثرة في ساحة الأرض…
‘’All-llahu dërgon grup Melaikesh të cilët ecin vazhdimisht në tokë dhe më përcjellin selamet e umetit tim.’’
Dmth: ata ecin kudo ku ka besimtarë dhe kur ata dëgjojnë se dikush i jep selam Profetit, ata ia përcjellin Profetit selamin e atij personi menjëherë.
Ata të cilët e lejojnë udhëtimin me qëllim për të vizituar varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem argumentohen me disa hadithe.
Prej tyre:
من زارني وجبت له شفاعتي
‘’Kush viziton varrin tim e meriton ndërmjetësimin tim.’’
Hadithi është i shpikur, siç thotë Ibn Tejmije, po ashtu edhe shejkh Albani.
Thotë Ibn Tejmije:
أحاديث زيارة قبره صلى الله عليه وسلم كلها ضعيفة، لا يعتمد على شيء منها في الدين
“Hadithet që flasin në lidhje me vizitën e varrit të Profetit, janë të gjitha të dobëta.’’
[Mexhmu El Fetawa 1/234]
Po ashtu bazohen në atë ç’farë tregohet se Bilali radijall-llahu anhu ka parë në ëndërr Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe Profeti i ka thënë: ‘’A nuk ka ardhur koha të më vizitosh o Bilal?
Dhe Bilali udhëtoi për në Medine, për të vizituar varrin e Profetit.
Thotë ibn Haxheri në [Lisanul Mizan]: “Kjo histori (e Bilalit) duket qartë se është e shpikur.”
Ndërsa sa i përket argumentimit me fjalën e Profetit ‘’vizitoni varret’’ argumentimi me këtë hadith nuk është i saktë, sepse:
Fjala e Profetit ‘vizitoni varret’:
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم