Hadithi i shefatit të Profetit, besimtarëve dhe hadithi i Bitakës

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Hadithi i shefatit të Profetit, hadith i gjatë..


Profeti sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
فأقول: يا رب ائذن لي فيمن قال لا إله إلا الله.
[في رواية:قال: ليس ذاك لك]
فيقول: و عزتي و جلالي و كبريائي و عظمتي لأخرجن منها من قال لا إله إلا الله ))
((Dhe do them: o Zoti im! Më jep leje të ndërmjetësoj për atë që ka thënë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU.
Thotë All-llahu:
Nuk është ajo për ty.
Pasha lavdinë dhe fuqinë Time!
Pasha krenarinë Time!
Pasha madhështinë Time! Do t’a nxjerr nga zjarri kush ka thënë La ilahe il-lAll-llah.))
[Buhariu dhe Muslimi]

 


Hadithi i Bitakës (Kartës)


Hadith i njohur i gjatë i cili tregon për një person të cilit në ditën e gjykimit do t’i sillen veprat e këqia të tij, nëntëdhjetë e nëntë regjistra dhe do i vendosen në peshore.

((I thuhet: a ke ndonjë vepër të mirë? Thotë: nuk kam, i thuhet: Po, ti ke një vepër të mirë, ty nuk do të bëhet padrejtësi.
Dhe i nxirret një kartë në të cilën është fjala Esh’hedu En La ilahe il-lAll-llah ue Esh’hedu Enne Muhammeden Abduhu ue Rasuluh.
I thotë: shiko peshoren e punëve tua.
Thotë: Zoti im ç’farë është kjo kartë në krahasim me gjithë këto regjistra me mëkate?!
I thotë: ty nuk do të bëhet padrejtësi. (dmth: Çdo vepër e mirë, sa do e vogël, do të peshohet)
Vendosen regjistrat në një anë të peshores, dhe vendoset karta në anën tjetër të peshores, dhe ana e regjistrave peshon më lehtë, ndërsa ana e kartës peshon më rëndë.
Nuk ka gjë që barazohet me Emrin e All-llahut në peshë dhe rëndesë.))
(dmth: Emri i All-llahut (fjala e teuhidit) është më e rëndë se çdo gjë)
[Transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi, Albani thotë: Hadith i saktë]

Ky hadith tregon se ky person nuk kishte namaz sepse sikur të kishte namaz do i vendosej në peshore.

Ai u pyet: ((A ke ndonjë vepër të mirë? Tha: jo.))

Ana e jashtme e këtij hadithi tregon se personi i cili ka saktësuar besimin e tij me dy dëshmitë, me kushtet e dëshmisë, konsiderohet besimtar edhe nese nuk është falur.

 


Hadithi i shefatit të besimtarëve.

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إذا خَلَص المؤمنون من النار و أمِنوا ف [و الذي نفسي بيده] ما مجادلة أحدكم لصاحبه في الحق يكون له في الدنيا  بأشد من مجادلة المؤمنين لربهم في إخوانهم الذين أُدخِلوا النار.
قال : يقولون: ربنا إخواننا كانوا معنا  يصلون معنا و يصومون معنا و يحجون معنا [و يجاهدون معنا] فأدخلتهم النار ،
قال: فيقول: اذهبوا فأخرجوا من عرفتم منهم ،
فيأتون فيعرفونهم بصُوَرِهم،  لا تأكل النار صورهم [لم تَغْشَ الوجه]
فمنهم من أخذته النار إلى أنصاف ساقَيه، و منهم من أخذته إلى كعبيه،  [فيُخرِجون منها بَشَرا كثيرا]
فيقولون: ربنا قد أخرجنا من أمرتنا،
قال: ثم [يعودون فيتكلمون ف] يقول:  أخرِجوا من كان في قلبه مثقال دينار من الإيمان،
[فيُخرِجون خلقا كثيرا]
 ثم [يقولون: ربنا لم نَذَر فيها أحدا ممن أمرتنا. ثم يقول: ارجعوا ف] من كان في قلبه وَزْنَ نصف دينار [فأخرجوه  فيُخرِجون خلقا كثيرا ،
ثم يقولون: ربنا لم نذر فيها ممن أمرتنا…]
…حتى يقول: أخرجوا من كان في قلبه مثقال ذرة،  [فيُخرِجون خلقا كثيرا] قال أبو سعيد: فمن لم يُصَدٍّق بهذا الحديث فليقرأ هذه الآية: {إن الله لا يظلم مثقال ذرة و انْ تك حسنةً يُضاعِفْها  يُؤتِ من َلَدُنْه أجرا عظيما}
قال: فيقولون: ربنا قد أخرجنا من أمرتنا،  فلم يَبقَ في النار أحد فيه خير.
قال : ثم يقول الله : شَفَعت الملائكة و شفعت الأنبياء و شَفَعَ المؤمنون و بقي أرحم الراحمين
قال: فيَقْبِض قَبْضَة من النار – أو قال: قبضتين- ناسا لم يعملوا لله خيرا قط، قد احتَُرِقوا حتى صاروا حِمَما….
فيقول أهل الجنة: هؤلاء عُتَقاء الرحمن. أدخلهم الجنة بغير عمل عمِلوا و لا خيرٍ قَدَّموه ))
[النسائي  و ابن ماجة  و أحمد و ابن نصر المروزي في (تعظيم قدر الصلاة) قال الالباني: صحيح على شرط الشيخين]

“Kur të shpëtojnë besimtarët prej zjarrit dhe të sigurohen. (dmth: besimtarët të cilët i ka ruajtur All-llahu nga dënimi, pasi sigurohen, ata ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre besimtarë të cilët All-llahu i ka futur në zjarr).

Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im, polemizimi dhe insistimi i dikujt ndaj shokut tij, për një të drejtë të tij në dunja, nuk është më i fortë se sa kërkesa e besimtarëve me insistim ndaj Zotit tyre për vëllezërit e tyre që janë futur në zjarr.

Thonë: Zoti ynë! Vëllezërit tanë ishin që u falnin me ne, agjëronin me ne, bënin haxh me ne, luftonin me ne, dhe ti i ke futur në zjarr. (dmth: luten All-llahut shum dhe me insistim qe ti jap  leje t’i nxjerrin nga zjarri,  deri sa All-llahu ju jep leje)

Thotë All-llahu: shkoni dhe nxirrini ata që i njihni prej tyre.

Vijnë (te ata në zjarr, për t’i nxjerrë) dhe i njohin nëpërmjet fytyrave dhe pjesëve të tjera të abdesit, të cilat nuk i prek zjarri.

Prej tyre ka që i ka djegur zjarri deri te mesi i kërcirëve.
Prej tyre ka që i djegur deri te nyjet e kembeve.
Dhe nxjerrin prej zjarrit shumë njerëz.

Thonë: Zoti ynë i nxorrem ata që na dhe leje (për t’i nxjerrë).

Thotë (iu thotë besimtarëve ose Melaikeve): shkoni dhe nxirrni nga zjarri çdokënd i cili në zemrën e tij ka besim sa një Dinar.

Dhe nxjerrin shumë krijesa. (Këtu është përmendur krijesa, ndoshta sepse mundet që në mesin e tyre ka edhe xhin besimtarë)

Dhe thonë:  Zoti ynë! Nuk kemi lënë në të asnjë prej atyre që na urdhërove.

Pastaj thotë: kthehuni, dhe nxirrni nga zjarri çdokënd i cili në zemrën e tij ka Iman (besim) aq sa peshon gjysmë Dinari.

Dhe nxjerrin shumë krijesa.

Pastaj thonë: Zoti ynë! Nuk kemi lënë në të, asnjë prej atyre që na urdhërove…

… deri sa thotë: nxirrni nga zjarri çdokënd i cili në zemrën e tij, ka besim sa një grimcë.

(kjo tregon se besimi i saktë është me nivele. Nga niveli më i lartë që e kanë Melaiket dhe Profetët, e deri te një grimcë. Po ashtu edhe puna e mirë)

Dhe nxjerrin shumë krijesa.


Thotë Ebu Seidi (shok i Profetit, transmetues i hadithit): “Kush nuk e beson këtë hadith, le të lexoje këtë ajet: {ME TË VËRTETË ALL-LLAHU NUK BËN PADREJTËSI AS SA GRIMCA MË E VOGËL (dmth: nuk ia humb një punë të mirë, dhe nuk ia pakëson, sado e vogël të jetë ajo).NËSE AJO ËSHTË PUNË E MIRË (sado e vogël që është) AI E SHUMËFISHON DHE JEP PËR TË NGA ANA E TIJ SHPERBLIM TË MADH (që është xhenneti)}


Pra, nëse një person e ka saktësuar besimin e tij, ndërkohë që besimi i tij dhe puna e tij është në nivelin dhe masën e një grimce, All-llahu ia pranon atë besim sado i dobët të jetë ai, dhe ia pranon atë punë që ka qenë për All-llahun, sado e vogël të jetë ajo. Dhe jep si shpërblim për atë punë që është sa grimca, xhennetin.

Dhe thonë (Melaiket): “Zoti ynë! I nxorëm të gjithë ata që na urdhërove me i nxjerrë, dhe nuk ka mbetur në zjarr asnjë i cili ka hajr në të. ( dmth: prej atyre qe arrin te njohin Melaiket,  por ka edhe te tjere qe ka hajr ( iman ) ne te, te cilet All-llahu le per ti nxjerrur vetë. )

Pastaj Thotë All-llahu: “Ndërmjetësuan Melaiket, ndërmjetësuan Profetët, ndërmjetësuan besimtarët dhe ka mbetur më i Mëshirshmi i mëshiruesve.”

Thotë (Profeti): “Dhe All-llahu merr një grusht, apo dy grushta prej zjarrit, ( dhe nxjerr prej tij ) njerëz të cilët nuk kanë bërë për All-llahun asnjë punë të mirë, fare.
Zjarri i ka djegur deri sa janë bërë si prushi ( qymyr ).
(dmth: zjarri e ka djegur të gjithë trupin e tij, dhe është bërë i zi nga djegia si qymyri)…

Pasi që All-llahu i fut në xhennet:
فيقول أهل الجنة: هؤلاء عُتَقاء الرحمن. أدخلهم الجنة بغير عمل عمِلوه و لا خير قدموه
Thonë banorët e xhennetit: këta janë të liruarit e All-llahut.
I ka futur ne xhennet pa bërë një punë të mirë.))
[Transmeton Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi / Albani thotë: hadith Sahih]


Qëllimi me fjalën ((nuk kanë bërë asnjë punë të mirë)) është: punët të cilat janë shtesë mbi pohimin – besimin dhe thënien e shehadetit.


Thotë Ibn Haxheri në [Fet’hul Bari]:
 و رُدَّ ذلك بأنَّ المراد بالخير المَنْفِي ما زاد على أصل الإقرار كما تدل عليه بقية الأحاديث.
“Puna e mirë e cila mohohet (në këto hadithe), është për qëllim çdo punë e cila është shtesë mbi pohimin e dy shehadeteve (dmth: çdo punë e mirë me gjymtyrë).
Siç tregojnë dhe dëshmojnë për këtë hadithet e tjera (transmetimet e tjera).”  -F-


Shejkh Albani e sjell këtë fjalë të Ibn Haxherit, dhe thotë:
“Prej atyre transmetimeve është edhe hadithi i shefatit të Profetit sal-lAll-llahu alejhi ue selem.” -F-


Një pjesë të së cilit e përmenda më lart si:
((Dhe thotë All-llahu: Pasha lavdinë dhe fuqinë Time! Pasha krenarinë dhe madhështinë Time! Do të nxjerr nga zjarri çdokënd i cili thotë LA ILAHE IL-LALL-LLAH))


Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((فيُخْرِج من النار من لم يعمل خيرا قط))
((Dhe nxjerr prej zjarrit ata (besimtarë) që nuk kanë bërë asnjë punë të mirë)) -F-
[Transmeton Buhari dhe Muslimi]


Disa prej dijetarëve që e konsiderojnë qafir lënësin e namazit thonë: “
Lënësi i namazit nuk del nga zjarri, sepse nuk ka shenjë që të dallohet (të njihet).”

Thotë Shejkh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
إن المؤمنين لما شفَّعهم الله في إخوانهم المصلين و الصائمين و غيرهم في المرة الأولى فأخرجوهم من النار بالعلامة
فلما شفَعُوا في المرات الأخرى و أخرجوا بشرا كثيرا لم يكن فيهم مصلون بداهة و إنما فيهم من الخير كل حسب إيمانهم.
“Kur All-llahu iu dha leje besimtarëve që të ndërmjetësojnë për vëllezërit namazfalës, agjërues etj. në herën e parë, ata i nxorën duke i njohur nëpërmjet shenjave.
Dhe kur bënë shefat (ndërmjetësim) herët e tjera dhe nxorën shumë të tjerë, në mesin e tyre nuk ka patur namazfalës, (sepse çdo namazfalës ka shenjat e tij, jane gjurmët e abdesit, të cilat njihen, ata i kanë njohur nëpërmjet tyre dhe i kanë nxjerrë që herën e parë).
Por te këto (dmth: te herët e tjera më pas) ka patur besimtarë të cilët kanë vepra të mira, secili sipas imanit të tij.”  -F-


Disa dijetarë tjerë thonë: “
Këta, ashtu sikurse personi i ‘Kartës’ mund të jenë prej atyre që nuk kanë ditur gjë rreth namazit.”

Kjo fjalë nuk është e saktë, sepse nuk ndodh kurrë që këta persona të cilët po ndeshkohen për mos zbatimin e urdhëresave dhe bërjen e ndalesave, të mos dinë urdhëresën më të madhe pas teuhidit, që është Namazi.

A mundet që dikush të di dispozitën e zekatit, agjërimit, haxhit etj, dhe mos të di asgjë për namazin.

Një popull besimtar që nuk din se ç’farë është namazi, si mund t’i dinë dispozitat tjera?!

Çdo thirrës sado i dobët në dije, të parën gjë që ia mëson personit i cili pranoi Islamin është Namazi.

A mundet që dikush të ndëshkohet pse ka vjedhur, ka pirë alkool, ka bërë zina etj.. (dhe ndëshkimi siç e dimë është ateher kur ti vije informocioni – dija –  se ato janë haram dhe ky i bën dhe vdes i papenduar), dhe për mosfaljen e namazit nuk ndëshkohet sepse nuk ka patur dijeni rreth tij?

Si mund t’i ketë shkuar dija e këtyre dispozitave, ndërsa dija për më të madhen gjë pas teuhidit nuk i ka shkuar?!

Pse ata po dënohen aq shumë?

A mund të dënohen për shumë e shumë dispozita qe nuk i kanë vepruar, ndërsa për namazin nuk kanë qenë të informuar?!


Dikush tjetër thotë: “Mundet që të jenë prej popujve para Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Edhe kjo nuk qëndron, sepse ne e dimë se çeshtja e namazit te ata ka qenë më e rëndë dhe më e fortë.

Atyre nuk iu pranohej namazi, përpos se në vendfaljet e tyre.

Argument tjetër është se kur Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-  tregon për këto hadithe, kur flet për Shefatin e tij, ai flet për ummetin e tij. Që tregon se këta janë prej ummetit të tij.

Nëse këto janë për popujt më përpara, sidomos në çeshtjen më thelbësore të fesë, që është besimi -fjala La ilahe il-lAll-llah- dhe se nuk kanë të bëjnë me ne, atëherë ku është dobia që i ka përmend?

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: