:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
● MENDIMI I DYTË
Shumica e dijetarëve Hanefi, Maliki, Shafi’i dhe një pjesë e Hanbelive nuk e konsiderojnë kafir (qafir, jobesimtar) lënësin e namazit prej dembelizmit, apo prej neglizhencës.
Thotë Imam Neueuiju All-llahu e mëshiroftë:
و إن كان تركه تكاسلا مع اعتقاده وجوبها كما هو حال كثير من الناس، فقد اختلف العلماء فيه؛ فذهب مالك و الشافعي رحمهما الله- و الجماهير من السلف و الخلف الى أنه لا يكفر، بل يفسق.
“Nëse e le namazin prej përtacisë dhe dembelizmit, duke besuar në obligueshmërinë e tij, siç është gjendja e shumë njerëzve sot, dijetarët janë në mospajtim në lidhje me këtë. Imam Maliku, Shafiu dhe shumica e dijetarëve prej Selefit dhe Khalefit (të dijetarëve të mëvonshëm) mendojnë se ai nuk ka bërë kufër, por ka bërë fisk.”
[Sherh Sahih Muslim]
Fisk është: dalje nga bindja ndaj All-llahut.
Fisku është dy lloje:
1) Fisk që është për qëllim Kufri.
2) Fisk që është për qëllim mëkati.
Dmth: dalje nga bindja ndaj All-llahut dhe kundërshtim i urdhërave të Tij.
Thotë Shejkh Albani, All-llahu e mëshiroftë:
جماهير العلماء الذين جاؤوا من بعد الصحابة وقفوا على ذلك الأثر( يعني: أثر عبد الله بن شقيق في إجماع الصحابة – ) الذي أنت تشير إليه. كما وقفوا على الأحاديث التي ذكرتُها أنا بعضها؛ مع ذلك قالوا بأن تارك الصلاة له حالتان:
إن ترك الصلاة جَحْدا لها فهو كافر ،
أما إذا تركها مؤمنا بها معترفا بفرضيتها و لكنه خالف أمر الله بها … فهو مؤمن لا يُكفَّر.
“Shumica e dijetarëve të cilët kanë ardhur pas Sahabëve janë ndaluar duke e parë dhe studiuar transmetimin e Abdull-llah bin Shekik i cili thotë (se Sahabët lënien e namazit e konsideronin kufër), ashtu sikurse janë ndaluar duke i parë dhe studiuar hadithet, disa prej të cilave i përmenda, dhe kanë thënë që: lënësi i namazit, nëse e lë namazin duke mohuar obligueshmërinë e tij, është kafir.
Ama nëse e lë namazin (nuk falet), ndërkohë beson dhe e pranon obligueshmërinë e tij, por kundërshton, nuk i bindet urdhërit të All-llahut që të falet, i tilli është besimtar, nuk bëhet qafir (dmth: nuk gjykohet për të që është qafir -mohues-).“ -F-
Kjo shumicë e dijetarëve bazohen në disa argumenta, të cilat japin të kuptojmë se: ai që e le namazin, prej dembelizmit dhe neglizhencës, ndërkohë beson në obligueshmërinë e namazit nuk është qafir.
Thotë imam Neueuiju:
و احتج الجمهور على أنه لا يكفر بقوله تعالى: {إن الله لا يغفر أن يشرك به و يغفر ما دون ذلك لمن يشاء}.
و بقوله : ((من قال لا إله إلا الله دخل الجنة)).
و قوله: ((من مات و هو يعلم أنه لا اله إلا الله دخل الجنة))….
“Shumica e dijetarëve janë argumentuar se ai nuk është qafir, me fjalën e All-llahut:
{ME TË VËRTETË ALL-LLAHU NUK FAL QË T’I BËHET ORTAK ATIJ, DHE PËRPOS TIJ (dmth: përpos shirkut) TË TJERAT (mëkatet që nuk janë shirk i madh dhe kufër i madh) IA FAL ATIJ QË DO}
Si dhe fjala e Profetit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem:
((Kush thotë LA ILAHE IL-LALL-LLAHU (NUK KA TË ADHURUAR ME TË DREJTË PËRVEÇ ALL-LLAHUT), hyn në xhennet))
Si dhe fjala e tij:
((Kush vdes dhe e di se NUK KA TË ADHURUAR ME TË DREJTË PËRVEÇ ALL-LLAHUT (LA ILAHE IL-LALL-LLAH), hyn në xhennet))”
[Sherh Sahih Muslim 2/70-71]
Dmth: kush e di dhe e njeh fjalën LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, e beson, e pohon dhe e thotë (La ilahe Il-lAll-llah) që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos All-llahut, hyn në xhennet.
Kuptimi i ajetit dhe haditheve është:
Personi i cili dëshmon dy dëshmitë: i beson, i pohon dhe i thotë me gojë, dhe distancohet nga shirku, si dhe nuk mohon dhe as nuk refuzon asgjë prej dispozitave (urdhëresave dhe ndalesave) fetare, i tilli është musliman besimtar, edhe nëse nuk falet. Dhe se përfundimi i tij është xhenneti, edhe nëse ndëshkohet përkohësisht.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم