Koha e akshamit futet kur të perëndoje dielli.
Profeti صلى الله عليه وسلم e falte namazin e akshamit kur perëndonte dielli. [Bukhari & Muslimi]
Profeti صلى الله عليه وسلم thotë:
‘’Me të vërtetë namazi ka fillimin dhe fundin e tij. Fillimi i kohës së namazit të
akshamit është kur të perëndoje dielli dhe fundi i kohës së tij është kur të perëndoje muzgu.’’
Muzgu është e kuqja e cila mbetet pas perëndimit të diellit në horizont. E kuqja e fortë e cila mbetet fill pas perëndimit të diellit nuk ka asnjë lloj ndikimi dhe nuk lidhet me të asnjë lloj gjykimi fetar siç thotë ibn Tejmijeh rahimehull-llah. Të gjithë dijetarët bien dakord lidhur me faktin se koha e namazit të akshamit futet me perëndimin e diellit dhe me faktin se e kuqja e cila mbetet ne horizont pas perëndimit të diellit nuk ka asnjë lloj ndikimi.
Mospajtimi qëndron në lidhje me horizontin: duhet të bazohemi te horizonti malor, i rrafshët apo në nivel deti?
Imam Neueuiu rahimehull-llah thotë: ‘’Në konsideratë merret horizonti i rrafshët. Ose horizonti malor me kushtin që edhe personi të jetoje në mal. Ama nëse perëndon pas maleve, shikohen rrezet tek ndërtesat apo malet nga ana lindore.’’
Shejkh Albani rahimehull-llah thotë: ‘’Kjo fjalë e imam Neueuit rahimehull-llah nuk është e saktë, përpos në disa raste. Këto raste janë kur personi jeton rrëzë një mali, ose në luginë ose kur je i mbuluar nga ndërtesa të larta dhe nuk mund t’a shohësh perëndimin e diellit me sy të lirë. Në këto raste shikon rrezet tek ndërtesat apo malet nga ana lindore. Përjashtuar këto raste, origjina është që perëndimi i diellit ndodh me zhdukjen e diskut nga horizonti perëndimor (qoftë horizont malor, fushor apo detar).’’
Pëlqehet shpejtimi i faljes së namazit të akshamit më shumë sesa namazet tjera. Shejkh Bin Bazi rahimehull-llah thotë: ‘’E shpejtonte Profeti صلى الله عليه وسلم faljen e namazit të akshamit më shumë se namazet tjera.’’
Nuk pëlqehet që të falet namazi i akshamit menjëherë pas thirrjes së ezanit, por duhet lënë kohë e mjaftueshme për të falur dy rekate namaz mes ezanit dhe ikametit. Profeti صلى الله عليه وسلم ka nxitur për faljen e tyre duke thënë:
‘’Falni para akshamit, dy rekate. Falni para akshamit, dy rekate. Falni para akshamit, dy rekate.. për atë që dëshiron.’’ [Bukhari]
Shejkh Albani rahimehull-llah thotë: ‘’Edhe kur jemi agjërueshëm, pëlqehet që t’a çelim iftarin dhe pastaj të falim namazin e akshamit. Pas faljes së namazit, e plotësojmë ngrënien derisa të ngopemi. Kështu ka vepruar Profeti صلى الله عليه وسلم. Qortohet ngrënia derisa të ngopemi dhe pastaj të falet namazi i akshamit.’’
Profeti صلى الله عليه وسلم thotë:
‘’Umeti im do vazhdojnë të jenë në hajr për aq kohë sa nuk e vonojnë akshamin
derisa të shfaqen yjet.‘’ [Ebu Daudi / Saktëson Shejkh Albani]
Në kuptimin e emërtimit, Profeti صلى الله عليه وسلم ka ndaluar që namazit të akshamit (magribit), t’i themi namazi i darkës/jacisë (ishas). Te beduinët koha pasi perëndonte dielli, emërtohej koha e darkës (isha), ama sheriati namazin e pas perëndimit të diellit e ka quajtur namazi i akshamit (magribit) dhe jo i darkës (ishas). Nuk lejohet qe namazit të akshamit, t’i thuhet namazi i darkës.
Dalja e kohës së akshamit lidhet me ikjen e muzgut. Në hadithin e përmendur në fillim, Profeti صلى الله عليه وسلم thotë:
‘’Me të vërtetë namazi ka fillimin dhe fundin e tij. Fillimi i kohës së namazit të akshamit është kur të perëndoje dielli dhe fundi i kohës së tij është kur të perëndoje muzgu.’’
Me perëndimin/ikjen e muzgut, ik edhe koha e akshamit dhe futet menjëherë koha e jacisë. Ka unanimitet te dijetarët se me ikjen e akshamit, futet menjëherë jacia dhe këtë unanimitet e përmend Ibn Kudame dhe dijetarë të tjerë. Mospajtimi (Khilafi) qëndron se kur konsiderohet perëndimi i muzgut: kur të ike e kuqja apo e bardha e cila mbetet pak kohë pas të kuqes?
Një pjesë e dijetarëve (Ebu Bekr es-Sidik, Enesi, Muadhi, Aishja dhe hanefitë) thonë se merret në konsideratë bardhësia e cila ngelet pas ikjes të së kuqes. Me ikjen e kësaj bardhësie, atëherë ka ikur muzgu dhe kjo do të thotë që ka ikur akshami dhe ka hyrë jacia.
Shumica e dijetarëve (Umeri, Aliu, Ibn Abasi, Ibn Umeri, Ebu Hurejre, Ubade ibnu Sam, shumica e dijetarëve dhe fukahave prej tabiinëve dhe etbait Tabiinëve, shumica e dijetarëve të gjuhës, shumica e dijetarëve të kohëve tona si Bin Bazi, Albani, Ibn Uthejmini, Feuzani etj) thonë se me ikjen e të kuqes në horizont, ka ikur akshami dhe ka hyrë jacia. E bardha e cila mbetet pas ikjes së të kuqes nuk ndikon. Ky duket mendimi më i saktë!
Profeti صلى الله عليه وسلم thotë:
‘’Kur të perëndoje dielli, mos i nxirrni jashtë bagëtitë dhe as fëmijët derisa të kaloje një pjesë e darkës, sepse me të vërtetë shejtanët shpërndahen kur perëndon dielli derisa të kaloje një pjesë e darkës.’’ [Muslimi]
‘’Kur të jetë fillimi i natës apo kur të ngryseni (dyshon transmetuesi), mbajini fëmijët tuaj (mos i lini të dalin) sepse në këtë kohë shpërndahen shejtanët dhe kur të kaloje një pjesë e natës lërini ata, mbyllini dyert dhe përmendni emrin e All-llahut. Mbulojini enët, fikini qirinjtë.’’
Imam Neueuiu thotë se shejtanët dalin dhe shpërndahen në numër të madh. Dalin për qëllime të ndryshme që kanë të bëjnë me ata, si ushqimi, strehimi etj. Kjo shpërndarje gjatë natës nuk do të thotë se shejtanët nuk dalin gjatë ditës, por gjatë ditës mund të jenë më të kufizuar. Në këtë orë të natës ata janë më të angazhuar, më efektiv dhe dëmin e kanë më të madh. All-llahu e di më së miri!
Prej mirësisë së All-llahut është se kjo shpërndarje e tyre nuk është gjatë gjithë natës, por është vetëm në një pjesë të saj, prej kur perëndon dielli dhe deri sa të kaloje pjesa fillestare e natës. Disa prej dijetarëve thonë se kjo kohë është prej akshamit deri në jaci. All-llahu e di më së miri!
Ibn Xheuzi rahimehull-llah thotë: ‘’Shejtanët shpërndahen dhe angazhohen që të marrin atë e cila i preokupon ata. Kur të kaloje kjo pjesë e natës secili prej tyre merret me atë që ka arritur të marrë gjatë kësaj kohe dhe pastaj ikin dhe angazhohen me atë që kanë marrë gjatë pjesës tjetër të natës.’’
El Kadi ijad thotë: ‘’Profeti صلى الله عليه وسلم e ka lidhur shkakun e ndalesës me shpërndarjen e shejtanëve derisa të ikin, ashtu që mos t’i godasë ata (fëmijët dhe bagëtitë) ndonjë dëm prej shejtanëve, apo frikë prej tyre.’’
Sana’ni thotë: ‘’Kjo është për shkak të frikës që mos të goditen fëmijët nga ndonjë e keqe prej shejtanëve. Kjo është e veçantë për fëmijët e vegjël të cilët nuk e kanë arritur moshën e bylygut.’’
Ibn Xheuzi thotë se dy janë arsyet pse janë përmendur fëmijët e vegjël:
Gjykimi fetar në lidhje me formën urdhërore që vjen në hadith për të mos i lënë fëmijët dhe bagëtitë të dalin në atë kohë: shumica e dijetarëve (Ibn Haxheri, Komisioni i Përhershëm etj.) janë të mendimit se kjo nuk është formë urdhërore obligative, por formë orientuese e pelqyeshme që ata mos të jenë jashtë në këtë kohë.
Vazhdon hadithi duke përmendur mbylljen e dyerve dhe përmendjen e All-llahut pas mbylljes së tyre. Shejtani nuk e hap dot derën e cila është mbyllur me përmendje të All-llahut. Prej mëshirës dhe mirësisë së All-llahut është që i ka lejuar shejtanët të futen nëpër shtëpia vetëm nga dyert dhe jo nga dritaret. Shejtanët futen nëpër shtëpia që të përfitojnë prej ushqimit dhe të strehohen, siç ka ardhur në hadith (me kuptim):
‘’Kur njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe përmend emrin e All-llahut kur të hyje dhe të haje ushqim, shejtani u thotë shejtanëve tjerë: nuk kemi sot vendbanim dhe as darkë. Kur njeriu hyn dhe nuk e përmend emrin e All-llahut, shejtani u thotë shejtanëve tjerë: kemi gjetur vendqëndrim sonte dhe darkë.’’
Ky hadith e përforcon hadithin e parë ku u përmend se shejtanët shpërndahen për tu angazhuar me qëllimet e tyre që kanë të bëjnë me strehimin dhe ushqimin. Hadithi tregon rëndësinë e përmendjes së emrit të All-llahut kur futemi në shtëpi dhe kur hamë ushqim, përmendje e cila i pengon shejtanët të futen brenda në shtëpi apo të hanë nga ushqimi i përgatitur për darkë.
Gjykimi fetar: Përmendja e emrit të All-llahut kur futemi në shtëpi është e pëlqyer, ndërsa përmendja e All-llahut kur fillojmë të hamë ushqim është detyrë!
Prej këshillave që u përmendën në hadith është edhe mbulimi i enëve që kanë ushqim apo pije, dhe jo enëve që janë bosh. Ky është mendimi më i saktë duke u bazuar në hadithin e Profetit صلى الله عليه وسلم ku thotë:
‘’Mbulojeni ushqimin dhe pijen.’’
Nëse i mbulon edhe enët bosh, nuk ka problem, është mirë.
Imam Neueuiu ka përmendur katër arsye se pse duhen mbuluar enët:
Këtu futen edhe enët e palara, pasi ato kanë akoma mbetje ushqimi dhe shejtanët vazhdojnë të ushqehen në to. Prandaj enët e palara ose duhet t’i mbulojmë ose t’i lajmë menjëherë sapo të mbarojmë ushqimin.
Nëse ndodh që ne e harrojmë të pa mbuluar një enë në të cilën ka ushqim apo pije, nuk ka argument i cili thotë që nuk lejohet ngrënia e ushqimit të saj apo pirja e lengjëve që mund të jenë në të. Ibn Uthejmini rahimehull-llah dhe të tjerë thonë që lejohet ngrënia dhe pirja nga ena të cilën e kemi harruar të pa mbuluar, pasi Profeti صلى الله عليه وسلم nuk na ka ndaluar nga diçka e tillë. Përkundrazi, është transmetuar një hadith nga Xhabiri radiAll-llahu anhu i cili thotë:
‘’Profeti صلى الله عليه وسلم kërkoi të pinte diçka. I thamë: o i Dërguar i All-llahut a të të japim një pije e cila quhet nebidh (lëng rrushi ose hurme)? Tha: Po. Doli burri me shpejtësi për të marrë lëngun dhe erdhi. Profeti صلى الله عليه وسلم e shikoi enën e cila kishte qenë hapur gjatë natës dhe i tha: A nuk e paskeni mbuluar qoftë edhe duke vendos mbi të një shkop? Pastaj Profeti صلى الله عليه وسلم piu prej saj.’’
Imam Kurtubiu rahimehull-llah thotë: ‘’Pirja e Profetit صلى الله عليه وسلم nga kjo enë e cila ishte e pa mbuluar është argument se ajo enë e cila ka qenë e pa mbuluar gjatë natës, nuk është haram dhe as e qortuar të hahet apo pihet prej saj.’’ Pra lejohet të hahet ushqimi i saj apo të pihet lëngu që ka qenë në të.
Gjykimi fetar: Mbulimi i enëve është i pëlqyer. Kjo do të thotë se nëse nuk i mbulon nga ngarkohesh me gjynah.
Profeti صلى الله عليه وسلم ka treguar dhe ka thënë (me kuptim):
‘’Zjarri është armik i juaji. Kur të shtriheni për të fjet gjumë, fikini qirinjtë, kandilat apo pishtarët.’’
Ibn Abasi radiAll-llahu anhu tregon se një mi mori një kandil apo pishtar të ndezur dhe e solli tek një cope sexhade në të cilën Profeti صلى الله عليه وسلم po falte namaz. U djeg prej sexhades një pjesë sa dërhemi dhe Profeti صلى الله عليه وسلم tha se shejtani e udhëzon miun për ta kryer këtë veprim.
Gjykimi fetar: Fikja e qirinjëve, kandilave apo pishtarëve nuk është urdhër obligativ siç thotë imam Kurtubiu, Komisioni i Përhershëm dhe shumica e dijetarëve. Që do të thotë se nëse e le qiriun, kandilin apo pishtarin ndezur, nuk ngarkohesh në gjynah.
Ndërsa sa u takon fenerëve në të cilat zjarri është i mbuluar nga llampa, Imam Neueuiu thotë se nuk kanë problem të lihen ndezur. E njejta dhe për sobat me dru, të cilat mbyllen me kapak. Kjo për arsye se me leje te All-llahut ato konsiderohen të sigurta dhe porosia ka të bëjë për zjarrin e hapur prej të cilit ka më shumë mundësi të ketë dëm se sa ai i mbyllur me llampa apo materiale tjera.