A lejohet bashkimi i namazeve në udhëtim edhe kur nuk e ka të nevojshme udhëtari?

Gjykimi

Bashkimi i namazeve në udhëtim është i lejuar si në rastet kur personi ka nevojë apo kur ai nuk ka nevojë për t’i bashkuar ato.

Shejkh Albani thotë: ‘’Bashkimi sa i përket udhëtarit është lejim, si kur ka nevojë ashtu edhe kur nuk ka nevojë. Veprimi i kësaj është një punë të cilën e do All-llahu, siç ka ardhur në hadith të vërtetë ku Profeti ﷺ thotë:

All-llahu i do kur veprohen lejimet dhe lehtësimet e Tij, ashtu siç Ai i do kur veprohen obligimet e Tij.’’

Shpërndaje: