Bashkimi është gjykim dhe dispozitë prej dispozitave të udhëtimit.
Bashkimi është ndërmjet drekës dhe ikindisë, & akshamit dhe jacisë.
Nuk lejohet dhe as nuk ekziston bashkimi mes sabahut dhe drekës apo ikindisë dhe akshamit.
Nuk lejohet dhe as nuk ekziston bashkimi ndërmjet tre namazeve apo edhe më shumë, siç bëjnë disa të cilët i lejnë namazet pa falur dhe i falin të gjitha në darkë (namazet kaza).
Bashkimi është lejim, lehtësim dhe argumentet për të janë të shumta.
‘’Profeti bashkonte ndërmjet akshamit dhe jacisë, kur donte të shpejtonte në udhëtim.’’ [Bukhari & Muslimi]
Enesi thotë: ‘’Kur Profeti ishte në udhëtim dhe donte të vazhdonte udhëtimin, përpara se të hynte koha e drekës, e shtynte drekën deri në kohën e ikindisë. Pastaj ndalonte dhe i falte ato të bashkuara. Nëse hynte dreka para se të vazhdonte udhëtimin, atëhere falte drekën (edhe ikindinë në një rivajet tjetër).’’ [Bukhari & Muslimi]
Muadh ibn Xhebel thotë:
‘’Dolëm me Profetin në luftën e Tebukut dhe ai falte të bashkuar drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë.’’ [Muslimi]