Bashkimi i namazeve është kusht të bëhet sipas rradhës së namazeve

Gjykimi fetar

Duhet bashkuar mes namazit të drekës dhe ikindisë, dhe jo anasjelltas.

Shejkh Ibn Uthejmin thotë: ‘’Është kusht që rradhitja të filloje me namazin e parë (drekën, akshamin), pastaj me të dytën (ikindia, jacia). Kjo sepse Profeti ﷺ ka thënë:

‘Faluni siç më shikoni mua duke u falur.’

Profeti ﷺ ka falur drekën dhe pastaj ikindinë. Argument tjetër është fakti që sheriati ka sjellë rradhitjen e kohëve për secilin namaz.’’

Nëse personi harron dhe kur i bashkon namazet fal ikindinë para drekës apo jacinë para akshamit, namazi i parë që ai fali (ikindia apo jacia) nuk janë të saktë!

Shejkh Ibn Uthejmin thotë: ‘’Nëse personi i jep përparësi të dytës para të pares (ikindisë para drekës apo jacisë para akshamit), nga harresa apo injoranca, për ç’farë do arsye qoftë ajo, ky lloj bashkimi nuk është i saktë. Namazi të cilin ai e fali nuk është i saktë dhe është detyrë t’a përsërisë atë. Nëse një person i cili nuk e ka falur akshamin akoma, futet në xhami dhe e gjen imamin duke falur jacinë dhe ky i bashkohet imamit me nijetin për të falur namazin e jacisë dhe pastaj ngrihet për të falur akshamin, namazi i tij i jacisë nuk është i saktë dhe nuk pranohet. Rradhitja e namazeve është kusht! Ai duhet t’a përsërisë namazin e jacisë për herë të dytë, pas namazit të akshamit. Namazi i akshamit është i saktë dhe nuk duhet përsëritur.’’

Shpërndaje: