Kur personi fal namazin e të xhumasë, a duhet t’a bashkoje atë me namazin e ikindisë?
Ka mospajtim të madh në lidhje me këtë çeshtje. Hanbelitë e ndalojnë, ndërsa Shafiitë e lejojnë.
Mospajtimi qëndron në aspektin se a është e xhumaja zëvendësuese e drekës apo është vakt në vetvete.
Shejkh Bin Bazi, Ibn Uthejmin, Feuzani etj thonë që nuk lejohet, sepse nuk ka asnjë transmetim nga Profeti apo sahabët që t’a kenë bashkuar namazin e të xhumasë me namazin e ikindisë. Po ashtu, këta dijetarë e konsiderojnë të xhumanë kohë në vetvete dhe jo zëvendësuese të drekës.
Shejkh Albani rahimehull-llah e lejon bashkimin e namazit të xhumasë me namazin e ikindisë dhe thotë se e xhumaja nuk ka dallim nga dreka dhe urtësia e bashkimit e përmban këtë.
Duke qenë se mospajtimi është shumë i fortë mes dijetarëve, nuk i lejohet një personi i cili ka mendimin se nuk lejohet bashkimi mes namazit të xhumasë dhe atij të ikindisë, që të debatoje apo t’u thotë që e kanë gabim, personave të cilët kane mendimin se lejohet bashkimi mes ketyre dy vakteve.
Më i përafërt në të vërtetën duket mendimi i Shejkh Bin Bazit, Ibn Uthejminit etj të cilët thonë se nuk lejohet bashkimi mes ketyrë namazeve pasi nuk ka argument që këtë e ka vepruar Profeti apo sahabët e nderuar. Ama nëse një person i cili është udhëtar e shikon shumë të nevojshëm bashkimin mes namazit të xhumasë dhe atij të ikindisë, atëherë insha All-llahu nuk ka problem për të që t’i bashkoje ato. All-llahu e di më së miri!