Bashkimi mes namazit të drekës e ikindisë dhe namazit të akshamit e jacisë

Kur duhen bashkuar namazet?

Ka prej njerëzve të cilët thonë se bashkimi duhet bërë në fillimin e njërës prej dy kohëve (në fillim të drekës ose në fillim të ikindisë) dhe jo gjatë kohës ndërmjet tyre (për shembull 1 orë pasi ka hyrë koha e drekës). Ama kjo nuk është e vërtetë siç thotë ibn Uthejmin rahimehull-llah.

Bashkimi është për qëllim që në momentin kur hy koha e namazit të parë (dreka, akshami) deri në përfundim të kohës së namazit të dytë (ikindisë, jacisë).

Qortohet falja e namazit kur zverdhet dielli, ama nëse e fal atëhere, namazi është i saktë për aq kohë sa nuk ka perënduar dielli.

Shpërndaje: