Shumica e dijetarëve Hanbeli, Maliki, Shafii dhe po ashtu prej dijetarëve bashkëkohorë si shejkh Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmin, Feuzani etj. të gjithë thonë se është detyrë pasimi i imamit.
Nafii thotë: ‘’ibn Umeri kur falej me imam vendas falte katër rekate dhe kur falej vetëm falte dy rekate (në udhëtim).‘’ [Muslimi]
Dijetarët që përmendëm më sipër thonë se nëse besimtari fal dy rekate pas imamit vendas, ai ka gabuar dhe duhet t’a përsërisë namazin.
A duhet t’a përsërise vetëm atë namaz apo edhe namazet më përpara?
Shejkh Bin Bazi rahimehull-llah thotë se përsërit vetëm atë namaz dhe jo tjerët më përpara. Shejkhu e thotë këtë duke u bazuar tek hadithi ku Profeti e urdhëroi një sahabi t’a përsëriste namazin kur e shikoi që u fal gabim. Pasi Profeti ia mësoi si të falet, nuk e urdhëroi që t’i përsëriste namazet tjera që i kishte falur më përpara.
Sa rekate duhet përsëritur?
Ibn Uthejmin thotë: ‘’Personi obligohet që të përsërisë dy rekate tjera që të pasoje imamin i cili ka falur katër rekate.’’
Po ashtu thotë: ‘’Nëse personit udhëtar i prishet abdesi dhe është duke u falur pas një imami vendas, ai e lë namazin dhe shkon të marre abdes. Kur kthehet shikon që imami e ka mbaruar namazin. Personi duhet të fale dy rekate, pasi tani po falet vetëm dhe jo pas imamit vendas.’’