Hyrja në qytet pa mbaruar namazi

Si veprohet?

Rast i tillë është kur personi falet në anije dhe anija po i afrohet portit të qytetit të tij. Ai i bashkon namazet gjatë kohës që anija po ankorohet në port. Por namazi i dytë e gjen personin në vendin e tij, pasi akoma nuk ka dhënë selam. A është namazi i tij i saktë?

Një pjesë e dijetarëve thonë që bashkimi i tij është i saktë.

Thotë imam Neueuiu: ‘’Nëse personi bëhet vendas gjatë kohës që është duke falur namazin e dytë, në lidhje me këtë ka dy mendime:

  1. Bashkimi është i kotë. Duhet përsëritur namazi i dytë
  2. Bashkimi është i saktë dhe kjo si ruajtje e namazit nga mosprishja e tij, pasi je lidhur në të. All-llahu i Lartësuar thotë: ‘’Mos i prishni punët e juaja.’’

Mendimi i dytë duket që është më afër të saktës.

Një shembull për t’u kuptuar më mirë është rasti kur bashkohen namazet kur bie shi. Ndodh që bie shi i madh në kohën e drekës dhe vendoset të bashkohet namazi i drekës me të ikindisë. Kur fillon falja e namazit të ikindisë ndodh që pushon shiu dhe del dielli. Ama namazi është i saktë dhe nuk duhet përsëritur.

Shpërndaje: