Për sa i takon rasteve kur personi e di se sa ditë do të qëndroje në një vend ku ka udhëtuar, ekzistojnë mbi njëzet mendime se kur konsiderohet udhëtar dhe kur nuk konsiderohet udhëtar, ama nuk ka argument specifik për asnjë prej tyre.
Shejkh Albani dhe ibn Uthejmini mohojnë që ekziston argument që ta përcaktoje me ditë gjykimin e të qenurit udhëtar. Sipas tyre, çeshtja e udhëtarit lidhet me nijetin dhe jo me ditët e qëndrimit në një vend.
Ndërsa për rastet kur personi nuk e di se sa ditë do të qëndroje në udhëtim, pothuajse tek të gjithë dijetarët ai konsiderohet udhëtar. Gjithë mospajtimi është në rastet kur ai e di se sa ditë do të rrije tek vendi tek i cili po udhëton.
Shejkh Bin Bazi rahimehull-llah thotë: ‘’Po ashtu, nëse personi vendos të udhëtoje dhe nuk e di se sa ditë do qëndroje atje, katër ditë apo më shumë, ky e shkurton namazin derisa ta kryeje punën, sepse qëndrimi i tij është pa përcaktuar (derisa t’a kryeje punën).’’
Shejkh Ibnul Mundhir thotë: ‘’Kanë rënë dakord dijetarët se udhëtari e shkurton namazin përsa kohë që nuk e ka ndarë mendjen se sa kohë do të rrije në udhëtim, edhe nëse kalojnë vite.’’
Për këto fjalë, këto dijetarë bazohen tek ndodhia e Ibn Umerit në zonën Khurrasanit kur ishin në luftë. Ata i bllokoi bora dhe e kanë shkurtuar namazin për gjashtë muaj. [Transmeton Bejhakiu, Saktëson Ibn Haxheri dhe Shejkh Albani]
Shumica e dijetarëve e argumentojnë këtë veprim të Ibn Umerit me faktin se ai nuk ka bërë nijet qëndrimi në atë vend, pasi nuk e ka ditur se kur do shkrinte bora. Prandaj ata nuk e kanë ditur se sa ditë do të qëndronin në atë vend dhe si të tillë konsiderohen udhëtarë dhe i kanë shkurtuar namazet.
Siç e përmendëm më sipër, shejkh Albani dhe ibn Uthejmini bien dakord se çeshtja e udhëtarit lidhet me nijetin dhe jo me ditët e qëndrimit. Ama të dy këta kolosë të dijes kanë interpretime të ndryshme sa i takon çeshtjes së nijetit.
Prandaj le të thellohemi në fjalët e secilit prej tyre në postimet e rradhës.