Shejkh Albani rahimehull-llah këtë çeshtje e ka ngritur mbi nijetin dhe rehatinë në vendin ku qëndron. Ai thotë: ‘’Personi i cili ka bërë nijet të qëndroje në vendin ku ka udhëtuar, një muaj apo dy muaj, më pak apo më shumë, nuk ka në sheriat ditë të numëruara për këtë qëndrim, porse lidhet me gjendjen e udhëtarit i cili gjendet në atë vend. Nëse ai qëndron aq ditë (një muaj apo dy muaj, më pak apo më shumë) dhe nuk heziton aspak në nijetin që ai kë bërë për të qëndruar aq ditë, si dhe ka gjetur qetësi në atë vend ku është vendosur, ky konsiderohet vendas edhe pse nuk është në vendin e tij dhe nuk i lejohet atij shkurtimi i namazit.
Ama kush rri në një vend dhe nuk ka bërë nijet qëndrimi se sa ditë do të qëndroje, por ai në veten e tij thotë se sa të mbaroje punë do të kthehet, ai konsiderohet udhëtar dhe i shkurton namazet. Nëse kalojnë muaj të tërë dhe ai nuk e ka kryer akoma punën, përsëri konsiderohet udhëtar.
Nëse ka bërë nijet të qëndroje dhe të vendoset për disa ditë të caktuara, ai konsiderohet vendas. Nëse nuk ka bërë nijet të qëndroje (nuk ka përcaktuar sa ditë do qëndroje), por është duke pritur sa të kryeje punën e tij dhe të kthehet në vendin e tij, i tilli është udhëtar edhe nëse qëndron ditë të shumta.
Kur heziton se sa ditë do të qëndrosh dhe je në dyshim, atëhere konsiderohesh udhëtar, ama kur e mbledh mendjen dhe thua që do rri kaq ditë dhe pastaj do kthehem në vendin tim, atëhere ti konsiderohesh vendas edhe pse je në udhëtim.
Personi i cili udhëton në një vend për tregti dhe nuk e di se sa ditë i zgjat ajo, saqë thotë se nëse e kryen shitjen sot, do kthehet nesër në shtëpi, apo nëse e mbaron punën nesër, do kthehet pasnesër, ky konsiderohet udhëtar.
Nuk ka argument në sheriat i cili përcakton kohën e udhëtimit apo të qëndrimit. Argumentet që kanë ardhur në lidhje me këtë mbarten mbi bazën e nijetit; nëse vendos të qëndrosh – konsiderohesh vendas dhe nëse nuk e di sa do qëndrosh – konsiderohesh udhëtar. Nuk ka kohë të caktuar se sa ditë konsiderohesh udhëtar, por kjo kthehet te urfi dhe nijeti i udhëtarit.
Po kështu qëndrimi i përkohshëm i udhëtarit në një vend nuk ka kushte dhe nuk kufizohet me ditë të numëruara, por kjo kthehet tek urfi i vendit tek i cili ai person ka udhëtuar që është urfi i veçantë dhe tek urfi i përgjithshëm në mënyrë të përgjithshme.
Urfi i vecantë përfshin rastin kur një burrë ka dy gra dhe ato jetojnë në qytete të ndryshme. Kur ai udhëton nga njëra grua tek tjetra, gjatë rrugës ai konsiderohet udhëtar, ama tek secila grua ai është vendas dhe nuk i shkurton namazet. Mbi këtë që u përmend mendoj, dhe mendimi i ekspozohet gabimit (mendimi i shejkhut, mund të mos jetë i saktë), personi i cili udhëton tek djali apo bija e tij dhe e përcakton se sa ditë do të qendroje atje, konsiderohet vendas dhe jo udhëtar. Kjo është gjendja ime, kur bëj konak te djali im apo dhëndrri im, unë e konsideroj veten vendas dhe kur dal nga aty, futem në gjykimin e të qenurit udhëtar.
Kush vjen në një vend dhe e ka ndarë mendjen të qëndroje aty, stabilizohet dhe rehatohet aty, ai konsiderohet vendas. Ndërsa personi i cili nuk ka bërë nijet qëndrimi dhe nuk e ka ndarë mendjen sa do të qëndroje dhe thotë sa të mbaroj punën do kthehem në shtëpi, konsiderohet udhëtar edhe nëse qëndron aty me muaj të tërë.
Në rastet e adhurimeve ne Meke (Haxh ose Umre), personi i cili shkon atje dhe nuk e di se sa ditë do të qëndroje pas kryerjes së adhurimeve, konsiderohet udhëtar. Ama kur e ka ndarë mendjen që do kryeje adhurimet dhe të nesërmen do kthehet në shtëpi, ky konsiderohet vendas gjatë qëndrimi në Meke (mendimi i shejkh Albanit).
Kur një person bën nijet të qëndroje në një vend për dy muaj për shembull, nuk është vetem ky nijet që e bën atë vendas, porse duhet që të shikohet nëse qëndrimi i tij atje do jetë i rehatshëm apo jo. Nëse është qëndrim i rehatshëm, i qetë, po lodhje dhe pa punë, ai konsiderohet vendas!
Ama nëse është e kundërta: personi ka bërë nijet qëndrimi për dy muaj, pasi aq planifikohet ti zgjatin punët e tij atje, porse ai vazhdon të angazhohet me punët e tij gjatë këtyre dy muajve, i tilli konsiderohet udhëtar edhe pse ka bërë nijet qëndrimi dhe ka vendosur qëndrim të kufizuar prej dy muajsh.
Edhe pse e di dhe e ke vendosur se sa ditë do qëndrosh në udhëtim, por nuk ke rehati atje dhe do jesh i angazhuar, personi konsiderohet udhëtar.
Tek ndodhia e Ibn Umerit dhe ushtrisë së tij, të cilët i bllokoi bora, ata e dinin që do rrinin aty për një kohë të gjatë, pasi bora nuk shkrihet menjëherë, kështu që ata e kishin vendosur se sa do rrinin aty, ama gjendja e tyre ishte e vështirë, jo e rehatshme, dhe për këtë arsye ata e kanë konsideruar veten udhëtarë dhe i kanë shkurtuar namazet.
Çeshtja është pak e hollë! Shkurtimisht: çeshtja nuk lidhet vetëm me faktin se udhëtari ka vendosur të qëndroje më shumë se katër ditë, por duhet të shihet gjendja e personit nëse është i rehatuar ose i qetë si në vendin e tij apo është i angazhuar në punë gjatë qëndrimit atje. Nëse është i rehatuar si në shtëpinë e tij, ai konsiderohet vendas, ama nëse është i angazhuar ai konsiderohet udhëtar.
Si përfundim them:
Duke u bazuar tek fjala e All-llahut të Lartësuar:
‘’Jo! Por njeriu është njohës i mirë i vetvetes.’’
I takon njeriut që pas njohjes së argumentave të sjella më sipër të përcaktoje nëse është vendas apo udhëtar.
Njeriu i cili udhëton në një vend dhe vendos të qëndroje atje pesë ditë, vetëm ky fakt nuk e bën atë vendas. Nuk ka asnjë argument i cili tregon se robi i cili qëndron katër ditë (apo më shumë) në një vend quhet vendas.
Profeti në çlirimin e Mekes, ka qëndruar 18 ditë dhe e ka shkurtuar namazin e tij. Ai e ka ditur shumë mirë se do qëndronte më shumë se katër ditë, pasi angazhimet e tij ishin të shumta dhe nuk mbylleshin për katër ditë. Pra, fakti që personi e di që do qëndroje me shumë se katër ditë në një vend, nuk do të thotë që nuk është udhëtar.
Si konkluzion: Shejkh Albani rahimehull-llah nuk e lidh të qenurit udhëtar me ditët se sa do të qëndrosh. Por me gjendjen (rehati, qetësi ose punë, angazhime) e udhëtarit në vendin ku ai po udhëton. Për shembull studentët apo ata që janë me punë sezonale dhe kanë shtëpi, ushqim dhe janë rehat. Këta nuk janë udhëtar, por vendas. Në gjithë rastet tjera personat janë udhëtarë.