Veri: Kamëz deri te rreth rrotullimi i tregut së gjësë së gjallë.
Veri-Perëndim: nga Valias deri 1 milje afër Aeroportit.
Ana për Durrës: deri në fund të Domjeve ose Megateku (e njejta dhe për Yrshekun).
Jug: deri në fund të Sharrës (nëse do e fut dhe Vaqarrin ose jo, pasi ka pak ndarje me Sharrën).
Jug-Perëndim: zona e Selitës deri lart në kodër (kalimi i banesave në kodër të bën udhëtar).
Sauk: deri në fund të Saukut, afër TEG-ut. Nëse përfshin edhe TEG-un nuk ka problem, nëse jo përsëri nuk prish punë
Lindje: Uzina Traktori bashkë me Shkozën deri në fund të Shkozës.
Zona mes Saukut dhe Shkozës ka kufirin deri te Liqeni i Farkës.
Veri-Lindje: deri në fund të zonës së Freskut.
Rruga e Arbërit: kufiri është deri te shkolla e qenëve ose tek rreth rrotullimi i ri.
Bathore, Paskuqan: deri te varrezat e Bulqeshit.
Këto janë kufinjtë. Nga këto kufinj +1 milje quhet periferi e largët dhe nuk konsiderohesh udhëtar.
Llogaritja e distancës fillon nga banesat e fundit ku janë përmendur më sipër kufinjtë.
Nga këto banesa kur të bëhen tre milje, lejohet të veprohet çdo dispozitë e cila lidhet me udhëtarin (shkurtimi dhe bashkimi i namazit, çelja e agjërimit).
Konsiderohet personi udhëtar edhe në një distancë prej dy milje nga banesat e fundit të qytetit. Ama jo më pak se një milje!