Kufiri i fundit i udhëtimit

Nuk ka udhëtim në distancë më pak se 1 milje

Kanë përmendur disa dijetarë, prej tyre Ibn Hazmi rahimehull-llah i cili thotë: ‘’Në një distancë prej më pak se një milje, nuk ka udhëtim.’’

Ata bazohen tek hadithi i Ibn Umerit dhe thonë se nuk ka ardhur argument i cili tregon se në një distancë prej më pak se një milje konsiderohesh udhëtar.

Kjo përforcohet Akoma më tepër nga fakti se Profeti ka dalur tek varrezat në Baki apo në Fada (vend shumë larg ku kryenin nevojat) dhe nuk i ka shkurtuar namazet.

Duke u bazuar tek kjo që thotë Ibn Hazmi rahimehull-llah, i bie që, duke u nisur nga kufiri i fundit i vendit ku jeton dhe duke shtuar nga aty 1 milje rrugë, nuk konsiderohesh udhëtar. Në realitet, kjo fjalë është e përafërt dhe e qëndrueshme me argumentin.

Fakti që nuk ka argument tjetër i cili e kundërshton këtë fjalë të ibn Hazmit, e përforcon akoma më tepër vërtetësinë e fjalës së tij dhe ne duhet të punojmë me të, për sa kohë që nuk ka argument që e kundërshton atë. Nëse na bëhet i qartë argument i saktë i cili e kundërshton atë, atëhere e pasojmë atë. Ky është rregull!

Ky është menhexhi selefi! Ne i japim përparësi argumentit para llogjikës!

Nuk mund të bazohemi tek llogjika jonë dhe të braktisim fjalët e dijetarëve, pasi me këtë do kundërshtonim fjalën e All-llahut ku thotë:

‘’Pyesni më të diturit, nëse jeni që nuk dini.’’

Grupet e devijuara si Esharitë, Mutezilitë e të tjerë si ato, i dhanë përparësi llogjikës së tyre para argumenteve. Ato vetëm 7-8 cilësi të All-llahut kanë pranuar dhe të tjerat i kanë refuzuar, pasi nuk ua ka pranuar llogjika e tyre dhe nuk i kanë marrë fare për bazë argumentet e ardhura në Kuran apo Sunnet. Kjo është gabim!

Shpërndaje: