Namazi i udhëtarit i cili udhëton tek një vend për të kryer gjynahe

Gjykimi i tij

Raste të tilla janë muzikantët kur udhëtojnë për të mbajtur koncerte, apo personat që udhëtojnë për të vjedhur në qytete të ndryshme, për të kryer zina etj. Udhëtojnë spcifikisht për atë mëkat.

Pra, synimi i udhëtimit është kryerja e mëkateve! Pasi ka dallim nga personi i cili kryen udhëtim të lejuar, pavarësisht se gjatë rrugës ai mund të bëje shumë gjynahe.

Një pjesë e madhe e dijetarëve Hanbeli, Shafii dhe të tjerë (kjo është pjesa më e madhe e dijetarëve), thonë që nuk u lejohet personave të tillë që t’a shkurtojnë namazin. Kjo për shkak se këta dijetarë janë të mendimit se shkurtimi i namazit nuk është obligim, por i lejuar.

Dijetarët Maliki dhe Hanefi thonë që personave të tillë u lejohet shkurtimi i namazit në këto udhëtime. Kjo duket që është më afër të vërtetës, për shkak se shkurtimi është farz, është obligim dhe nuk lejohet që të kundërshtohet një dispozitë farz (të bëhet nga dy rekate në katër rekate).

Shpërndaje: