Nuk është kusht që të bëhet nijet për të bashkuar mes namazeve.
Shejkh Bin Bazi rahimehull-llah thotë: ‘’Fjala më e saktë është që nuk është detyrë bërja e nijetit. Për shembull imami fal namazin e akshamit dhe sapo mbaron namazin fillon të bjerë shi i madh. Atij i lejohet që t’a bashkoje me namazin e jacisë edhe pse nuk e kishte bërë nijetin në fillim. Në të njejtën mënyrë, një person futet në namazin e akshamit, por gjatë namazit apo në fund të tij e kap një sëmundje (dhimbje të mëdha) dhe ai e bashkon me namazin e jacisë pasi thotë se nuk ndihet mirë. Këtë mendim e ka përzgjedhur Ibn Tejmijeh dhe një grup dijetarësh.’’
Vazhdon shejkh Bin Bazi duke thënë: ‘’Profeti ﷺ e falte akshamin dhe pastaj e bashkonte me jacinë dhe nuk u thonte sahabëve që do i bashkonte namazet. Sikur të ishte kusht nijeti i bashkimit, Profeti ﷺ do i lajmeronte sahabët që do bashkonte namazin e akshamit me namazin e jacisë.’’
Imam Neueuiu thotë: ‘’Nuk është transmetuar aspak që Profeti ﷺ ka urdhëruar që të bëhet nijeti i bashkimit dhe as nuk urdhëruar me këtë nijet. Sikur të ishte i obliguar nijeti i bashkimit, Profeti ﷺ do na kishte lajmëruar për të.’’
Ibn Tejmijeh thotë: ‘’Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.’’
Nëse personi e fal namazin e drekës dhe pastaj thotë tani do fal dhe namazin e ikindisë, nuk ka asnjë problem, pasi nuk është kusht që të bëhet nijet për të bashkuar mes namazeve.
Nuk transmetohet që Profeti ﷺ bënte nijet në fillim të namazit për t’i bashkuar ato dhe pastaj i lajmëronte sahabët që do bashkojmë namazin e drekës me atë të ikindisë. Kjo nuk ka argument dhe nuk lejohet.