Nijeti i shkurtimit gjatë udhëtimit

Gjykimi

Nuk është kusht bërja e nijetit për shkurtimin e namazit, pasi origjina e namazit është i shkurtuar në dy rekate.

Ibn Tejmijeh rahimehull-llah thotë: ‘’Nuk di asnjë prej sahabëve apo tabiinëve që ka bërë nijet për shkurtimin e namazit dhe nuk është transmetuar prej shokëve të Profetit ﷺ asnjë hadith që Profeti ﷺ apo shokët e tij ta kenë urdhëruar bërjen e nijetit të shkurtimit të namazit në udhëtim. Ibn Rrazini thotë: tekstet janë të qarta se shkurtimi është origjina dhe nuk ka nevojë për nijet.’’

Një shembull që e qartëson më tepër fjalën e ibn Tejmijes rahimehull-llah është rasti kur falemi në musalet e aeroporteve. Në Musale falen punëtorë që janë vendas, por edhe udhëtarë. Nëse e gjen imamin duke u falur me xhemat në namazin e drekës dhe vendos t’i bashkohesh, me c’farë nijeti do falesh? Me dy rekate apo me katër rekate?
Sepse ti nuk e di nëse imami është vendas dhe do fale katër rekate apo nëse imami është udhëtar dhe do fale dy rekate.

Prandaj nuk është kusht bërja e nijetit për të shkurtuar namazin në këto situata sepse nuk e di se si do falet imami.

Duhet bërë nijeti për faljen e namazit të drekës (apo të kohës në të cilën gjendesh) dhe duhet pasuar imami deri në fund. Nëse imami fal dy rekate edhe ti do falesh dy rekate (pasi je udhëtar). Nëse imami fal katër rekate edhe ti fal katër rekate (pason imamin që është vendas).

Ibn Uthejmin rahimehull-llah thotë: ‘’Origjina tek namazi i udhëtarit është dy rekate, prandaj nuk ka nevojë të bëhet nijet për t’a shkurtuar atë.’’

Shpërndaje: