Ndodh që imami për arsye të ndryshme të shkeputet nga namazi. Kur imami është vendas dhe do të shkëputet nga namazi për shkak të dhimbjeve që mund të ketë, ai zgjedh dikë që t’a zëvendësoje atë. Nëse ai zgjedh dikë i cili është udhëtar, sapo ka hyrë në xhami dhe nuk ishte lidhur që në fillim me imamin, atëherë imami i ri do fale dy rekate. Xhemati pas tij do falen në këtë mënyrë:
Por, nëse imami udhëtar që do zëvendësoje imamin vendas, ishtë lidhur që në fillim të namazit pas imamit vendas, atëherë ai duhet t’a plotësoje namazin dhe të fale katër rekate. Kjo sepse ai është lidhur në namaz, që në fillim të namazit, me një imam që do falte katër rekate.
Ibn Kudame el Mekdisij thotë: ‘’Nëse udhëtarët falen pas një imami vendas dhe ky shkëputet nga namazi për një arsye të caktuar dhe e zëvendëson atë një udhëtar apo vendas, është detyrë mbi ta që t’a plotësojnë namazin sepse ata janë lidhur pas atij i cili është vendas. Nëse atë e zëvendëson një udhëtar i cili nuk ka qenë duke u falur me të, atëhere ky fal namazin e udhëtarit me dy rekate.’’