Si veprohet kur jemi në udhëtim dhe bëjmë nijet me fal katër rekate nga harresa, por kujtohemi gjatë namazit?

Si veprohet?

Mund të ndodhe që duke qenë në udhëtim, personi harron dhe bën nijet me fal namazin e drekës katër rekate. Gjatë namazit ai kujtohet së duhej t’a shkurtonte namazin pasi është udhëtar. Si duhet të veproje në këtë rast?

Ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë situate. Imam Ahmedi thotë që duhet të fale katër rekate, pasi për këtë bëri nijet personi. Ka prej dijetarëve që thonë se duhet të fale dy rekate.

Ibn Uthejmin rahimehull-llah thotë: ‘’Personi i cili është udhëtar, por harron dhe bën nijet me fal namazin të plotë, katër rekate, pastaj kujtohet gjatë namazit që duhej t’a shkurtonte atë, atëhere bën nijetin me fal dy rekate. Sipas medhhebit të Imam Ahmedit është detyrë me e fal katër rekate, por kjo është nuk është më e sakta. Duhet të shkurtohet namazi, pasi ajo është origjina dhe namazi i udhëtarit është katër rekate. Duke qenë se kur jemi vendas nuk bëjmë nijet me fal katër rekate të plota, ashtu edhe udhëtari nuk është kusht të bëjë nijet për të fal dy rekate. Kjo do të thotë që kur futesh në namaz me nijet për katër rekate dhe kujtohesh që je udhëtar, nijeti i tij nuk e dëmton që ai të ndryshoje dhe të fale dy rekate.’’

Shpërndaje: