Ndodh që udhëtari fal jacinë kur imami vendas është duke falur akshamin.
Ibn Uthejmin thotë: ‘’Udhëtari i cili e ka falur akshamin, hy në xhami dhe e gjen imamin që po fal namazin e akshamit. Ai lidhet në namaz me nijetin për të falur jacinë, pas imamit i cili po fal akshamin. Ka prej dijetarëve të cilët thonë se kjo nuk lejohet, por më e sakta është se lejohet falja pas imamit i cili fal akshamin me xhemat, por në rekatin e dytë, udhëtari qëndron në teshehud dhe nuk ngrihet në rekat të tretë me imamin. Ai thotë teshehudin, salauatet, duatë dhe jep selam.’’
Shejkh Bin Bazi rahimehull-llah u pyet për personin i cili kishte falur akshamin dhe kur shkoi ne xhami gjeti imamin duke falur akshamin me xhematin. Ai u lidh pas imamit me nijetin për të falur jacinë dhe nuk u ngrit në rekat të tretë, por qëndroi duke thënë teshehudin, salauatet, duatë dhe dha selam. Si është çeshtja e tij? Shejkhu u përgjigj: ‘’Më e përafërta është që ai ia ka qëlluar faljes së namazit dhe është i saktë. Ama, nëse imami do falte namaz me katër rekate, udhëtari do e kishte për detyrë të falte katër rekate.’’