Udhëtari harron se duhet te fale dy rekate dhe ngrihet në rekat të tretë

Si veprohet?

Ka raste kur personi i cili është udhëtar harron që është udhëtar dhe nuk e shkurton namazin në dy rekate, por ngrihet në rekat të tretë. Kushdo që shton rekate në namaz, duhet të kthehet mbrapa edhe nëse është drejtuar.

Shejkh Albani rahimehull-llah thotë: ‘’Lejohet kthimi mbrapa në namaz edhe pasi imami drejtohet plotësisht në këmbë, përveç rastit kur imami ngrihet plotësisht në këmbë pa kryer teshehudin e parë. Ama kur imami ngrihet në rekat të pestë, drejtohet në këmbë plotësisht, ai e ka detyrë të kthehet menjëherë në teshehud, sapo ti kujtohet apo t’ia kujtojnë të tjerët. E njejta gjë vlen edhe për namazin e akshamit kur ngrihet imami në këmbë në rekat të katërt dhe drejtohet plotësisht. Ai duhet të kthehet në teshehud, në rekat të tretë dhe të jape selam.’’

Shpërndaje: