Udhëtari kthehet në vendin e tij kur hy koha e jacisë dhe i del koha akshamit, ndërkohë që ai akoma nuk ka falur akshamin

Si veprohet?

Origjina është që namazi duhet të falet në kohën e tij dhe nuk lejohet të nxirret nga koha e tij, përveç se me argument. Më e mira është që personi të ndalet pa u futur në vendin e tij, të fale namazin e akshamit duke qenë akoma udhëtar dhe pastaj të futet në qytet.

Ndërsa, të lihet namazi i akshamit për t’u falur pasi të futet personi në qytetin e tij, duke e ditur mirë se kur ai hy në vendin e tij, i del koha akshamit dhe futet koha e jacisë, kjo nuk është më e mira për t’u vepruar. Ka prej dijetarëve të cilët e tolerojne dhe e justifikojnë veprimin në këtë mënyrë dhe prej tyre janë Shejkh Bin Bazi, Ibn Uthejmin, Feuzani etj duke u bazuar tek hadithi i mëposhtëm:

”Ai i cili fle (gjumë) dhe i ikën namazi, apo e harron atë, t’a fale atë kur t’i kujtohet.’’

Këta dijetarë e konsiderojnë udhëtarin si personi i cili është në gjumë.

Shejkh Feuzani (All-llahu e ruajt) thotë: “Kur udhëtari po kthehet në vendin e tij dhe akoma nuk e ka falur namazin e akshamit dhe shikon që nëse e le për t’a falur atë në vendin e tij, i del koha akshamit dhe futet koha e jacisë, më e mira është që ai të ndalet sa është akoma udhëtar dhe t’a fale akshamin pa i dal akoma koha. Por edhe nëse e le për t’a falur atë pasi futet në vendin e tij, nuk ka asnjë problem.”

Shpërndaje: