Urfi

Tradita apo zakoni i një populli

Urfi quhet çdo traditë, zakon, apo ajo që bie dakord populli sa i takon tregtisë, veshmbathjeve e shumë të tjera të cilat njihen shumë mirë te një popull.

Sa i takon urfit i cili njihet tek një popull ai ndahet në dy kategori:

  1. Urfi i cili përkon me sheriatin
  2. Urfi i cili e kundërshton sheriatin

Shejkh Ibn Uthejmin rahimehull-llah thotë: ‘’Nëse urfi i një populli nuk të konsideron udhëtar, atëhere ti nuk je udhëtar edhe nëse udhëton 100 km.’’

All-llahu e di më së miri, ama shifra 100 km është përmendur më tepër për të treguar rëndësinë që ka kthimi tek urfi i një populli. Pasi argumentet e përmendura më sipër nga Profeti dhe sahabët tregojnë qartë që udhëtar konsiderohesh në një distance prej 3 miljesh apo 5 km.

Ose mund të jetë përmendur në lidhje me qytetet që kanë shtrirje shumë të madhe nga njëra periferi në tjetrën, distance që mund të arrijë 100 km apo edhe më shumë. Në këto qytete të mëdha nuk konsiderohesh udhëtar edhe pse distanca e përshkruar është shumë e madhe, pasi je brenda qytetit dhe nuk i ke kaluar kufinjtë e tij.

Urfi ndryshon nga një vend në një tjetër, veçanërisht në ditët e sotme ku kulturat janë përzier shumë në një qytet dhe atë urf që e gjen në qendër të qytetit, nuk e gjen në periferitë e largëta.

Po ashtu dhe për shkak se njerëzit nuk janë të qëndrueshëm dhe kur udhëtojnë nga një vend në një tjetër, ato e braktisin urfin e vendit ku ishin dhe marrin urfin e vendit ku po shkuan të jetojnë për shkak të dëshirave dhe epsheve të tyre.

Duke u bazuar te këto dy arsye të përmendura më sipër, nuk mund të bazohemi te urfi për shumë çeshtje. Sa i takon urfit të vendit tonë dhe lidhjes së tij me përcaktimin e distances së udhëtimit, nuk dihet që ka argument i cili njihet te populli që pas filan distance konsiderohesh udhëtar.

Për distanca të shkurtra, mundet të merret urfi parasysh. Për shembull: nëse udhëtojmë nga Tirana në Vorë dhe themi jemi udhëtarë, vendasit e Vorës do na shohin me habi dhe do na thonë që jemi afër dhe nuk quhet udhëtim rruga Tiranë-Vorë, edhe pse është 5 km. Në këtë rast mund të merret parasysh edhe pse nuk mund ta themi me kompetencë diçka të tillë, pasi kur flitet për urfin, fjala është për urfin në vendet islame dhe jo të kufarëve.

Prandaj, kur kemi të bëjmë me një vend që nuk është vend islam, atëherë më e sakta është që të kthehemi tek argumentet e përmendura më sipër nga Profeti dhe sahabët e nderuar dhe jo tek urfi i atij vendi.

Dhihjetu Kilbi (Shok i Profetit) doli nga një fshat i Damaskut tek një vend tjetër i cili ishte 3 milje larg, gjatë muajit të Ramazanit dhe pastaj e çeli agjërimin e tij, nuk e plotësoi atë. Disa prej atyre që po e shoqëronin e çelën bashkë me të, ndërsa disa tjerë nuk e çelën. Kur u kthye tek fshati i tij tha: ‘’Pasha All-llahun kam pare sot një gjë që nuk kam menduar se do ta shihja ndonjëherë. Me të vërtetë, disa njerëz nuk e zbatuan sunnetin e Profetit.’’ Këtë e tha për ata të cilët dyshuan a janë udhëtarë apo jo dhe nuk e çelën agjërimin. Ama, ky shok i Profetit e dinte shumë mirë që aty ishte udhëtar, duke u bazuar nga argumentet e ardhura nga Profeti, edhe pse distanca ishte 3 milje ose 5 km.

Argumentat tregojnë qartë që në distancë prej 3 milje, konsiderohemi udhëtarë dhe nëse shtohet distanca më shumë, atëherë kjo është përsëri brenda të qenurit udhëtar. Por, nuk na lejohet që t’a kufizojmë për më pak se 3 milje! Nuk na lejohet të themi ‘Nuk bën të shkurtohet namazi në distancë 2 milje apo 1 milje’ pasi nuk kufizim sa i takon distancës. Përderisa nuk ka kufizim, atëhere kthehemi tek urfi i vendit (nëse është vend islam).

Kjo përforcohet me tepër duke u bazuar tek fjala e Ibn Umerit radiAll-llahu anhu i cili thotë: ‘’Nëse dal në një distancë prej 1 milje, do ta shkurtoja namazin.’’

Shpërndaje: