:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
● MENDIMI I DYTË: “NAMAZI ME XHEMAT ËSHTË FARZ KIFAJE.”
Një grup dijetarësh thonë se namazi me xhemat është farz Kifaje.
Farz Kifaje do të thotë: “Obligim i cili nëse kryhet nga një grup, bie obligimi nga të tjerët. Të tjerët nuk e kanë obligim.”
Pra, nëse një grup besimtarësh e falin namazin me xhemat, atëherë bie obligimi nga të tjerët. Të tjerët lejohet t’a falin secili vetëm.
Thotë Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë):
“و الصحيح أنها فرض كفاية “
“Më e sakta është se namazi me xhemat është obligim (farz) Kifaje.”
[El Mexhmu]
Thotë:
و قد ذكرنا أن مذهبنا الصحيح أنها فرض كفاية و به قال طائفة من العلماء.
“E kemi përmendur se mendimi ynë i saktë (dmth: në Medhhebin Shafi) është se: ai (falja e namazit me xhemat) është farz Kifaje. Këtë mendim e kanë edhe një pjesë prej dijetarëve tjerë (jo të medhhebit Shafi).” -F-
Prej argumenteve në të cilat bazohen është hadithi në të cilin Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ما من ثلاثة في قرية و لا بَدْوٍ لا تقام فيهم الصلاة إلا قد استحوذ عليهم الشيطان.))
قالوا فلما قال (( لا تقام فيهم الصلاة )) و لم يقل (( لا يقيمون الصلاة )) فهم منه أن الفريضة على الكفاية لا على الأعيان
((Nuk ndodhen tre veta në nje fshat, apo në vende (Nomade) të pa banuara, dhe nuk falet te ata namazi, vetëm se i ka mundur shejtani)) غلب عليهم الشيطان
[Ahmedi, Ebu Dawudi etj]
Thonë:
“Përderisa Profeti tha: ((Nuk falet te ata namazi)) dhe nuk tha: ((dhe nuk falin namazin)), nga kjo kuptohet se obligimi është për një pjesë dhe jo për çdo kënd.”
Ky mendim nuk është i saktë. Shumica e dijetarëve e kundërshtojnë atë.
Pjesa më e madhe e kësaj shumice thonë: “Falja e namazit obligativ me xhemat nuk është obligim, por është sunnet.”
Ndërsa një pjesë tjetër thonë: “Nuk është obligim Kifaje (dmth: vetëm për nje pjesë), por është obligim për çdo individ mashkull i cili i përmbush kushtet.”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم