:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
● MENDIMI I PARË: “NAMAZI ME XHEMAT ËSHTË KUSHT I PRANIMIT TË NAMAZIT”
Ky është mendimi i Ibn Hazmit, i Dhahirive, dhe disa dijetarëve të tjerë.
Te ky mendim anon edhe Ibn Tejmije.
Ka përmendur Ibn Muflih (Muhammed Bin Muflih, nxënës i Ibn Tejmijes; v. 763 .H) se këtë mendim e ka zgjedhur Ibn Tejmijje, Ibn Ebi Musa (Ebu Alij Muhammed bin Ahmed El Haashmij El Hanblij, shejhu i El Khatiib El Bagdeedij; v.428.H Bagdad), dhe Ibn Akiil (Ebul Uefee Alij bin Akiil El Hanblej; v.513.H Bagdad)
قال ابن مفلح : و اختار الشيخ تقي الدين ( ابن تيمية ) الاشتراط .
[النكت و الفؤاد على مشكل المحرر 166/1]
و قال أيضا: “و في [ الواضح ] و [ الإقناع ] رواية : شرط و ذكر القاضي كذلك ، و اختاره ابن أبي موسى و شيخنا( ابن تيمية
) للمكتوبة و اختاره ابن عقيل “.
[الفروع 320/2]
Thotë Ibn Muflih: “Dhe në librin [El Ueedih], si dhe në librin [El Ikneea] përmendin një transmetim (mendim tjetër), i cili është se: namazi me xhemat është kusht.
E ka përmendur këtë El Kadii, po kështu këtë mendim e ka zgjedhur Ibn Ebi Musa, dhe shejhu ynë (Ibn Tejmije) për namazet farz , si dhe e ka zgjedhur këtë mendim edhe Ibn Akiil.” -F-
[El Furuu 2/420]
Thotë Ibn Tejmije:
و الجماعة شرط للصلاة المكتوبة، و هو إحدى الروايتين عن أحد عن أحمد، و اختارها ابن أبي موسى و أبو الوفاء بن عقيل ، و لو لم يمكنه الذهاب إلا بمشيه في ملك غيره فعل ، فإذا صلى وحده لغير عذر لم تصح صلاته”.-F-
“Falja me xhemat është kusht i pranimit të namazit farz (obligim).
Ky është një nga dy mendimet që transmetohet nga Imam Ahmedi.
Këtë mendim e ka zgjedhur Ibn Ebi Musa, dhe Ebul Uefee bin Akiil.
Nëse nuk mundet që të shkoje për në xhami përveçse duke kaluar në një tokë të huaj (pa lejen e pronarit) ta bëje, (dmth: të kaloje, ashtu që të mund të arrije namazin me xhemat).
Nëse falet vetëm pa arsye, namazi i tij, nuk është i saktë.” -F-
[El Ikhtijaaraat. Faqe 103]
Thotë:
و هل هي شرط في صحة الصلاة ؟ على قولين ، أقواهما كما في سنن أبي داود عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال: ((من سمع النداء فلم يجب من غير عذر فلا صلاة له))
“A është (falja me xhemat) kusht i pranimit të namazit? Ka dy mendime, dhe më i forti prej tyre është siç transmetohet në Sunenin e Ebi Dawudit nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i cili thotë:
((Kush e dëgjon Ezanin dhe nuk i përgjigjet, pa pasur justifikim, nuk ka namaz për të)).” -F-
[El Mexhmu El Fetewa 11/615]
Thotë në një vend tjetër:
“فإذا صلى وحده لغير عذر ، لم تصح صلاته “
“Nëse falet vetëm, pa arsye, namazi i tij nuk është i saktë.” -F-
[El Fetawa El Kubra 5/ 346]
Kuptimi i fjalës “Nuk është i saktë” dmth: nuk është i pranuar.
Këta bazohen te hadithi të cilin e transmeton Ebu Dawudi dhe Ibn Maaxheh nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من سَمِع النداء فَلمْ يأتِه فلا صلاة له إلا من عُذْر)).
((Kush e dëgjon Ezanin dhe nuk vjen (në xhami për t’a falur namazin me xhemat), nuk ka namaz për të, përpos nëse ka justifikim))
[Albani thotë: Hadith i Saktë]
Këta dijetarë thonë:
“Fjala ((Nuk ka namaz për të)) dmth: nuk i pranohet namazi, nëse nuk e falë atë me xhemat. Përpos nëse ka justifikim.”
((Me xhemat)) është për qëllim xhemati me imam në xhami.
Nëse nuk e kap dot xhematin në xhami, dhe ka mundësi me u fal me një xhemat tjetër aty ku ai ndodhet, e ka detyrë të falet me atë xhemat.
Nëse nuk falet, ajo që kuptohet nga fjala e këtyre dijetarëve është se namazi i tij nuk pranohet, përpos nëse ka justifikim.
Thotë Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë):
من فَوَّت الجماعة التي يجب عليه شهودها و ليس هناك جماعة أخرى، فإنه يصلي منفردا، و تصح صلاته هنا؛ لعدم إمكانه صلاته جماعة ، كما تصح الظهر ممن تفوته الجمعة.
[مجموع الفتاوى 23/ 233]”
“Kush e humb xhematin e obliguar, i cili (xhemat) është detyrë për të (për personin) që të marr pjesë në faljen e tij, dhe nuk ka xhemat tjetër që të falë namazin (me xhemat me ata), dhe falet vetëm, në këte rast namazi i tij është i saktë, për shkak se nuk ka mundur t’a fale me xhemat, siç është i saktë namazi i drekës për atë të cilit i ikën e Xhumaja.”
[Mexhmu el Fetawa 23/233]
Pra, në mendimin e këtyre dijetarëve, falja e namazit farz me xhemat është kusht i pranimit të namazit.
Përpos nëse ka arsye e cila e pengon nga falja e namazit me xhemat.
Këta bazohen në hadithin e lartpërmendur.
Po ashtu, argumentohen me faktin se përderisa namazi me xhemat është obligim, dhe duke qenë se lënja me qëllim e një obligimi prej obligimeve të namazit, e prish namazin, atëherë edhe lënja e këtij obligimi, që është falja me xhemat e bën të pa saktë namazin.
E përmend këtë Ibn Tejmije:
قال شيخ الإسلام مستدلا على شرطية الجماعة لصحة الصلاة: وأيضا فإذا كانت واجبة فمن ترك واجبا في الصلاة لم تصح صلاته… انتهى.
“Dhe nëse (përderisa namazi me xhemat) është obligim, atëherë (dihet se) kush e len një obligim (prej obligimeve të namazit), namazi i tij nuk është i saktë.” -F-
KËTË MENDIM E KA KUNDËRSHTUAR SHUMICA E DIJETARËVE
Thotë Ibn Bazi All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن باز :(قوله ((فلا صلاة له)) ) : لا صلاة له كاملة. و أما الإجزاء، فالجمهور على أنها تصح .
“Fjala Profetit alejhis-selam ((Nuk ka namaz)) dmth: nuk ka namaz të plotë, ndërsa sa i përket saktësimit, shumica e dijetarëve thonë që (namazi i atij që falet vetëm, pa xhemat, pa arsye) është i saktë.”
Argument për këtë është fjala e Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku thotë:
((Namazi me xhemat (në xhami) është njëzet e shtatë fish më shumë se namazi vetëm)).
Në një transmetim tjetër ((më i vlefshëm)).
[Buhariu dhe Muslimi]
Fjala ((Është më i vlefshëm se namazi i atij që falet vetëm)), tregon se namazi i atij që falet vetëm ka vlerë.
Dhe përderisa ka vlerë do të thotë se është i saktë, sepse sikur mos të ishte i saktë nuk do kishte vlerë.
Siç thotë Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë):
قال ابن عثيمين: و المفاضلة تدل على أن المفضل عليه فيه فضل و يلزم من وجود الفضل فيه أن يكون صحيحا؛ لأن غير الصحيح ليس فيه فضل، بل فيه إثم ، و هذا دليل واضح على أن الصلاة الفذ صحيحة.
“Vlerësimi i namazit me xhemat (mbi namazin e atij që falet vetëm) tregon se namazi i atij që falet vetem (pa arsye) ka shpërblim, dhe përderisa ka shpërblim, kjo tregon se ai është i saktë.” -F-
[Mexhmu Fetewa Ibn Uthejmin 15/69]
Thotë shejh Bin Bazi:
“لو كان شرطا لأمر الناس بالإعادة, و قال :من صلى في بيته فليعد، و من صلى في غير جماعة فليعد “.
“Sikur (falja e namazit me xhemat) të ishte kusht, atëherë do i urdhëronte njerëzit (të cilët falin namazin obligativ pa xhemat, pa arsye) që t’a përsëritnin namazin. Do thonte: kush falet në shtëpinë e tij, t’a përsërise namazin, ose kush e fal namazin obligativ pa xhemat (duke mos patur justifikim) le t’a përsërise namazin.”
[Bin Bazi binbaz.org]
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“والنفي في قوله (لا صلاة) ليس المراد به نفي الصحة، وإنما المراد به نفي الكمال، فلا تكمل صلاة من سمع النداء إلا في المسجد، لكن هذا الكمال كمال واجب، وليس كمالا مستحبا”
“Mohimi (i përmendur) në fjalën e tij ((Nuk ka namaz)) nuk është për qëllim mohimi i saktësimit të namazit, por është për qëllim mohimi i të qenurit i plotë.
Dmth: Nuk plotësohet namazi i atij që e dëgjon Ezanin përveçse kur (e fal namazin obligativ) në xhami. Plotësimi këtu është për qëllim plotësimi i obliguar, jo plotësimi i pëlqyer.”
[Mexhmu Fetawa Ibn Uthejmini].
Shejhu me fjalën e tij ‘Plotësimi i obliguar’ në këte rast, ka për qëllim ato gjëra që janë obligim PËR namazin (jashtë namazit) dhe jo NË namaz (brenda namazit).
Shejh Ibn Uthejmini dhe shumica e dijetarëve të cilët e konsiderojnë obligim faljen e farzit me xhemat, thonë:
“Falja me xhemat është obligim PËR namazin, dhe jo obligim NË namaz.”
Dhe duke u bazuar në këtë, e kundërshtojnë argumentimin analogjik të këtyre që thonë: “Përderisa falja me xhemat është obligim, atëherë siç dihet lënja e një obligimi të namazit e bën të pasaktë namazin.”
Dhe i përgjigjen duke thënë: “Është e vërtetë se falja me xhemat është obligim, por ky obligim, është obligim PËR namazin, jo obligim NË namaz. Dhe ka dallim.
Obligimi për namazin lidhet më ato që janë jashtë namazit, ndërsa obligimi në namaz lidhet me gjërat brenda namazit.
Dhe përderisa kanë dallim atëherë bie argumentimi anologjik (krahasimi), sepse nuk kanë ngjashmëri, kështu që nuk i krahason dot.”
E përmend këtë Ibn Uthejmini ku thotë:
وأما قياسها على ترك الواجب في الصلاة: فهو قياس مع الفارق، لأن صلاة الجماعة واجبة للصلاة، وأما التشهد الأول والتسميع والتكبير فهذا واجب في الصلاة ألصق بها من الواجب لها. انتهى من الشرح الممتع
“Ndërsa sa i përket krahasimit të tij, me lënjen e obligimit në namaz, është krahasim me atë që nuk është i barabartë (i ngjashëm) me të, sepse namazi me xhemat është detyrë PËR namazin, ndërsa Teshehudi i Parë, fjala Semiall-llahu Limen Hamideh, Tekbiri (shejhu sjellë disa shembuj të atyre që janë obligim në namaz). Ky obligim në namaz është më i lidhur me namazin, sesa obligimi për namazin (sepse obligimi NË namaz është brenda namazit, ndërsa obligimi PËR namazin lidhet me atë që është jashtë tij, dhe si të tillë kanë dallim. Dhe përderisa kanë dallim, dhe nuk ngjasojnë, atëherë bie krahasimi.)”
[Esh-Sherh El Mumti]
Obligim NË namaz janë ato që janë brenda namazit, prej tekbirit fillestar e deri në selam.
Ndërsa obligimet PËR namazin janë ato që janë jashtë namazit, si për shembull: falja me xhemat, Ezani, Ikameti, drejtimi i safeve etj.
Pra, namazi me xhemat nuk është kusht i pranimit të namazit.
Ky është mendimi më i saktë.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم