Mendimi i tretë: Namazi me xhemat është sunnet i fortë

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

 

■ MENDIMI I TRETË: NAMAZI ME XHEMAT ËSHTË SUNNET DHE JO OBLIGIM


Shumica e dijetarëve e konsiderojnë faljen me xhemat Sunnetun Muekkedeh.

Sunnetun Muekkedeh është ai adhurim të cilin Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka vepruar rregullisht dhe nuk e ka lënë ndonjëherë. Si psh: sunnetet e Sabahut, namazi i Vitrit etj.

Në shqip mund të përshtatet “Sunnet i fortë”, ose shumë i fortë.


Imam Neueuiju thotë:
“و قال القاضي عياض: ذهب أكثر العلماء إلى أنها سنة مؤكدة لا فرض كفاية “
“Ka thënë El Kaadii Ijaad: Shumica e dijetarëve kanë mendimin se ajo (falja e namazit obligativ me xhemat) është Sunnetun Muekkedeh (sunnet i fortë) dhe jo farz Kifaje.” -F-
[El Mexhmu]


Thotë imam Kurtubiju – Ebul Abaas Ahmed bin Umer El Kurtubij; Lindur në Kordoba Andaluzi; v.656 H në  Aleksandri Egjipt – (All-llahu e mëshiroftë):
“و ذهب عامة العلماء إلى أنها سنة مؤكدة “.
“Shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi me xhemat është Sunnetun Muekkedeh (sunnet i fortë.)”
[El Mufhim lima Eshkele min Telhkiis Kitab Muslim]


Ky është mendimi i shumë dijetarëve hanefi dhe maliki, dhe e një pjese prej shafive.

 

Sa u përket Hanefive

  • Disa prej tyre thonë: “Është farz Kifaje.”
    Ky është mendimi i Kerkhit dhe Tahauit, prej dijetarëve të mëdhenj hanefi (All-llahu i mëshiroftë).

    Ibn Haxheri në [Fet’hul Baarii] pasiqë përmend se Imam Shafiu dhe shumë prej dijetarëve të hershëm Shafii thonë që namazi me xhemat është farz Kifaje, thotë:
    “و قال به كثير من الحنفية و المالكية”
    “Këtë (dmth: që namazi me xhemat është farz kifaje) e thonë edhe shumë prej hanefive dhe malikive.”

  • Shumica e hanefive thonë: “Namazi me xhemat është Sunnetun Muekkedeh (sunnet i fortë, ose shumë i fortë).”

  • Shumë të tjerë thonë: “Namazi me xhemat është vaxhib (obligim).”



Ka prej dijetarëve të cilët thonë se në Medhhebin Hanefi namazi me xhemat është vaxhib (obligim).


Kjo duket sikur është kontradiktore. Por disa dijetarë hanefi e shpjegojnë këtë duke thënë se nuk ka kontradiktë, kjo sepse: “sunneti i fortë është si vaxhibi -obligimi- (vaxhibi sipas përkufizimit të Hanefive).”


Thotë Ibn Nuxhejm prej dijetarëve të mëdhenj hanefi (V. 969, ose 970 H në Kajro)
” (الجماعة سنة مؤكدة) أي: قوية تشبه الواجب، و الراجح عند أهل المذهب الوجوب ، نقله في البدائع عن عامة مشايخنا، و ذكر هو و غيره أن القائل منهم أنها سنة مؤكدة ليس مخالفا في الحقيقة بل في العبارة؛ لأن السنة المؤكدة و الواجب سواء خصوصا ما كان من شعائر الإسلام…”.
“Fjala e tij që ‘namazi me xhemat është sunnet i fortë’, dmth: sunnet i fortë, i cili i ngjan vaxhibit (obligimit) për nga forca.  Dhe më e sakta në mendimin e dijetarëve të medhhebit (hanefij) është se falja me xhemat është vaxhib, e ka përcjellë këtë (Keeseeni) në [Bedeeiu]* nga një pjesë e madhe e dijetarëve tanë (hanefi).”


Dhe ka përmendur ai (dmth: Keeseeni) dhe të tjerë si ai (dijetarë hanefi) që thotë:
Namazi me xhemat është sunnet i fortë. Kjo nuk bie në kundërshtim në realitetin (që përmban fjala e tij), por thjesht në shprehje (emërtim), sepse sunneti i fortë dhe vaxhibi janë të njejtë.” -F-
[El Bahr Er-Raaik]


*Bedeeiu = “Bedeeiu Es-Sanaai” Libri i dijetarit të madh hanefi Alaud-Diin Ibn Ebi Bekr bin Mesuud El Keeseenij (v. 587 H në Haleb, Siri).


Kjo na bën që të kuptojmë se fjala e tyre “sunnet i fortë” është thjesht kundërshtim në shprehje (emërtim) dhe jo në realitet. Në realitet ata me fjalën “Sunnet i fortë” kanë për qëllim vaxhibin (obligimin), por thjesht janë shpreh me shprehje tjetër.


Thotë Ibnul Kajjimi:
 و الخلاف بينهم و بين من من قال أنها واجبة لفظي”.
“Kundërshtimi ndërmjet atyre (që thonë se është sunnet i fortë) dhe atyre që thonë se është obligim, është (kundërshtim) në shprehje -në emërtim- (dhe jo në realitetin që përmbajnë të dy shprehjet).” -F-
[Kitabus-Salati]


Për këtë arsye ata e konsiderojnë mëkatar atë që e len sunnetin Muekkedeh (sunnetin e fortë), sepse e konsiderojnë si vaxhibin.


Thotë Ibnul Kajjimi:
و قالت الحنفية و المالكية: هي ( يعني: صلاة الجماعة ) سنة مؤكدة،  و لكنهم يؤثمون تارك السنن المؤكدة… و الخلاف بينهم و بين من من قال أنها واجبة لفظي”.
“Hanefitë dhe Malikitë thonë se namazi me xhemat është sunnet i fortë, porse ata e konsiderojnë mëkatar atë që i len sunnetet e forta.”
[Kitabus – Salaat]


Sepse siç u përmend më lart, ata e konsiderojnë sunnetin e fortë si vaxhibin. Prandaj thonë se kush e len ka bërë gjynah.


Në mendimin e shumicës së dijetarëve, Sunneti i fortë nuk është si vaxhibi, dhe ai i cili e len atë, nuk bën mëkat (gjynah).


Thotë Ibn Uthejmini:
السنة المؤكدة تكون قريبة من الواجب … و لكنها دون الوجب.
“Sunneti Muekkedeh (i fortë) është afër vaxhibit (obligimit), por nuk është si vaxhibi. Është më poshtë vaxhibit. (dmth: gradë më e ulët se vaxhibi).” -F-

Dhe përderisa nuk është vaxhib (obligim), nuk ka gjynah nëse e len.



Sa u përket Malikive


-Një pjesë e malikive thonë se namazi me xhemat është obligim Kifaje.

-Shumica e tyre thonë se namazi me xhemat është sunnet.

-Ndërsa disa tjerë thonë se është sunnet i fortë.


Ka përmend El Hattabi -prej dijetarëve të mëdhenj Malikij (v.954.H në Tripoli) në librin e tij [Meueehib El Xheliil sherh Mukhtesar Khaliil]:
“حكم صلاة الجماعة سنة ، و هذا هو الذي عليه أكثر الشيوخ، و كثيرهم يقول: سنة مؤكدة “
“Namazi me xhemat është sunnet. I këtij mendimi janë shumica e dijetarëve (dijetarëve malikij). Shumë prej tyre thonë se është sunnet i fortë.” -F-
[Meueehib El Xheliil]


Te një pjesë e malikive sunneti i fortë është si vaxhibi. Bën mëkat ai që e len atë.


Thotë Emin Esh-Shenkiitii -Muhammed El Emiin Esh-Shenkiitii (v.1393.H- 1974. Mekke)-:
“أن بعض المالكية يسمي السنة المؤكدة واجبا “
“Disa dijetarë maliki e quajnë sunnetin e fortë vaxhib (obligim).” -F-


Thotë Ibnul Kajjimi:
و قالت الحنفية و المالكية: هي ( يعني: صلاة الجماعة ) سنة مؤكدة،  و لكنهم يؤثمون تارك السنن المؤكدة… و الخلاف بينهم و بين من من قال أنها واجبة لفظي”.
“Hanefitë dhe Malikitë thonë se namazi me xhemat është sunnet i fortë, por ata e konsiderojnë mëkatar atë që i len sunnetet e forta.” -F-
[Kitabus – Salaat]


Pra, në Medhhebin Malikij, falja e namazit me xhemat është sunnet i fortë.

Shumë prej tyre sunnetin e fortë e quajn vaxhib (obligim), dhe e konsiderojnë mëkatar atë që e len atë.



Sa u përket Shafive


Shumë prej Shafive e konsiderojnë namazin me xhemat obligim Kifaje. Që do të thotë se nëse e falin një pjesë, të tjerët nuk e kanë obligim. Për dijetarët tjerë ai është sunnet i fortë.


Thotë Muhammed bin El Khatiib Esh-Shirbiinij, prej dijetarëve Shafii (v. 977 H në Kajro):
الجماعة في الفرائض اي المكتوبات غير الجمعة سنة مؤكدة… و قيل هي فرض كفاية للرجال…
“Xhemati në namazet farz (obligative) është sunnet i fortë… disa thonë se është farz Kifaje për burrat.”
[Mugnii El Muhtaaxh]


Imam Neueuiju -prej Imamllarëve të mëdhenj Shafii- thotë:
“Më e sakta eshtë se namazi me xhemat është obligim Kifaje.” -F-


Të ky mendim anon edhe Ibn Haxheri në [Fet’hul Baarii]


Prej argumenteve në të cilat bazohen ata të cilët e konsiderojnë faljen me xhemat sunnet të fortë, dhe jo obligim janë:


1) Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( جُعِلت لي الأرضُ مسجدا و طهورا و أيما رجل من أمتي أدركته الصلاة فليصل )) في رواية: (( صلى جيث كان ))
((Më është bërë mua (dhe umetit tim) e gjithë toka vendfalje dhe pastrues. Çdo njeri që e zë koha e namazit, (i lejohet) të falet aty (në atë vend) ku e kapur namazi))
[Buhariu dhe Muslimi]


Kuptimi i hadithit: “All-llahu më ka veçuar mua dhe umetin tim, duke na e bërë të lejuar të falemi në çdo vend të tokës, aty ku na kap koha e namazit (përpos në disa vende të cilat kanë përjashtim).
Si dhe më ka veçuar mua dhe umetin tim duke na e bërë të lejuar tokën që të pastrohemi me të (dmth: me marr tejemum në mungesë të ujit).
Kjo në umetet përpara nuk ka qenë e lejuar.”

Thonë: “Forma e argumentimit me këtë hadith qëndron në atë se Profeti tha ‘të falet aty ku e ka zënë koha e namazit’, dhe nuk tha të falet me xhemat.”


2) Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((و الذي ينتظر الصلاة حتى يصلي مع الإمام أعظم أجرا من الذي يصلي ثم ينام)).
((Ai që e pret namazin për t’a falur me imamin (e xhamisë), ka shpërblim më të madh se ai i cili falet (vetëm) dhe fle.))
[Buhariu dhe Muslimi]


3) Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((صلاة الجماعة أفضل من صلاة الفذ بسبع و عشرين درجة))
((Namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi vetëm..))


Forma e argumentimit më këtë hadith qëndron në atë se ky hadith tregon për vlerën e njërës ndaj tjetrës, dhe kjo do të thotë se lejohet veprimi edhe i kësaj që ka vlerë më të vogël (namazit vetëm).


Sepse nuk mund të thuhet që kjo është më e mirë se ajo, përveçse në ato që kanë vlerë të përbashkët, edhe pse njëra ka vlerë më shumë se tjetra.


Thotë Imam Shafiu (All-llahu e mëshiroftë):
“ولا أحب لأحد ترك الجماعة ولو صلاها بنسائه، أو رقيقه، أو أمه، أو بعض ولده في بيته.
وإنما منعني أن أقول صلاة الرجل لا تجوز وحده وهو يقدر على جماعة بحال: تفضيل النبي -صلى الله عليه وسلم- صلاة الجماعة على صلاة المنفرد، ولم يقل لا تجزئ المنفرد صلاته، وإنا قد حفظنا أن قد فاتت رجالا معه الصلاة فصلوا بعلمه منفردين وقد كانوا قادرين على أن يجمعوا، وأن قد فاتت الصلاة في الجماعة قوما فجاءوا المسجد فصلى كل واحد منهم متفردا، وقد كانوا قادرين على أن يجمعوا في المسجد، فصلى كل واحد منهم منفردا”

“Nuk dua për askënd që t’a lëre namazin me xhemat, edhe nëse (nuk ka mundësi përpos se) t’a fale atë me gratë e tij, ose me skllavin e tij, ose me nënën e tij, ose me disa nga fëmijët e tij në shtëpinë e tij (Le t’a fale me ata. Kjo është më mirë sesa t’a fale vetëm).

Ajo që më pengon mua të them se ‘Nuk lejohet namazi i burrit vetëm, kur ai ka mundësi me u fal me xhemat’ është vlerësimi që Profeti alejhis-selam i ka bërë namazit me xhemat mbi atë pa xhemat (duke thënë se namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi vetëm..). Dhe nuk ka thënë që nuk është i saktë namazi i atij që falet vetëm.

Po ashtu, ne e dimë dhe e kemi memorizuar nga ç’farë na është transmetuar, se disa prej shokëve të Profetit alejhis-selam iu ka ikur namazi me xhemat, dhe janë falur secili vetëm, me dijeninë e Profetit alejhis-selam. Edhe pse kanë patur mundësi me u fal bashkarisht me xhemat (por nuk janë falur me xhemat).

Po ashtu, (nga ajo që transmetohet) është se një grupi (prej Sahabëve) iu ka ikur namazi me xhemat. Erdhën në xhami, dhe u fal secili më vete, ndërkohë që kanë patur mundësi me u fal me xhemat, por u falën secili më vete.”
[Kutaab El Umm i Imam Shafiut]


Këto janë disa prej argumenteve në të cilat bazohen.

Ndërsa sa i përket argumenteve të cilat në anën e jashtme të tyre tregojnë se është obligim namazi me xhemat, këta i interpretojnë ato.

Do i përmendi disa prej tyre të shpjegimi i mendimit të katërt -insha All-llahu-.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: