:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me gjykimin e namazit farz me xhemat në xhami.
— Mendimi i Parë:
Namazi me xhemat është kusht i pranimit të namazit – Që do të thotë: nëse nuk e fal me xhemat, pa arsye, namazi i tij nuk është i pranuar.
— Mendimi i Dytë:
Namazi me xhemat është farz Kifaje – dmth: nëse e falin një grup me xhemat, bie obligimi nga të tjerët. Të tjerët nëse duan mund t’a falin secili vetëm.
— Mendimi i Tretë:
Namazi farz me xhemat është sunnet i fortë – Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
— Mendimi i Katërt:
Namazi me xhemat është obligim – Ky është mendimi më i saktë.
Ky grup janë ndarë në dy mendime në lidhje më xhematin në xhami:
1) Disa dijetarë thonë se nuk është obligim xhemati në xhami, por, aty ku ndodhen e kanë detyrë të falen me xhemat, edhe nëse e kanë xhaminë afër.
2) Disa dijetarë tjerë thonë: “Nëse e kanë xhaminë afër, e kanë detyrë të falen në xhami, dhe nuk iu lejohet të falen aty ku ndodhen (në shtëpi apo diku tjetër), edhe nëse e falin me xhemat.
Thotë imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) në [El Mexhmu]:
“جمهور العلماء على أنها ليست بفرض عين ، و إختلفوا هل هي فرض كفاية أم سنة.
قال القاضي عياض : ذهب أكثر العلماء إلى أنها سنة مؤكدة لا فرضُ كفاية”
“Shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi me xhemat nuk është obligim për çdo njeri (mashkull që i plotëson kushtet).
Dhe janë në mospajtim në atë se, a është obligim Kifaje (dmth: nëse një grup e falin, bie obligim për të tjerët) apo sunnet?
Thotë El Kaadi Ijjad: Shumica e dijetarëve mendojnë se namazi me xhemat është sunnet i fortë, dhe jo obligim Kifaje.” -F-
Thotë shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë):
اختلف العلماء في هذه المسألة، فقال قوم: إن أداء الصلاة في جماعة شرط، وأن من صلى وحده بدون عذر بطلت صلاته.
وقال آخرون: بل واجبة، تجب الصلاة في الجماعة، ويجب السعي إليها وأن تؤدى في المساجد، وهذا أعدل الأقوال.
وقال قوم: أنها فرض كفاية، إذا قام بها من يكفي صار أداؤها جماعة في حق الباقين سنة.
وقال آخرون: سنة.
ولكن الصواب من هذه الأقوال وأعدلها وأصحها قول من قال: إنها واجبة.. إن أداء الصلاة في الجماعة واجبة، وفي المساجد
بالذات يجب أن تؤدى في المساجد مع المسلمين.
“Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në këtë çeshtje.
Disa thonë: falja e namazit me xhemat është kusht i pranimit të namazit, dhe se ai i cili falet vetëm, pa ndonjë arsye (të pranuar sheriatikisht), namazi i tij nuk është i pranuar.
Disa tjerë thonë: (Namazi me xhemat) është obligim… dhe është detyrë që të falet në xhamia…
Disa tjerë thonë: ai (namazi me xhemat ) është obligim Kifaje.
Ndërsa disa tjerë thonë: (namazi me xhemat) është sunnet.
Më e sakta prej këtyre fjalëve (mendimeve) është fjala (mendimi) i atyre që thonë se namazi me xhemat është obligim, dhe është detyrë të kryhet në xhamia me muslimanët.” -F-
[binbaz.org.sa]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم