Falja me atë i cili po plotëson rekatin

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

● Falja me atë që po plotëson rekatin

Një përson futet në xhami, dhe gjen që namazi është falur. Ndërkohë një person nga xhemati po plotëson rekatin, apo rekatet e mbetura, të cilat nuk i ka kapur me imamin.
A bën që të lidhet me të?

Ka mospajtim.


Thotë shejh Bin Bazi:
اذا دخل المسبوق المسجد و قد صلى الناس و وجد مسبوقا يصلي ، شرع له أن يصلي معه و يكون عن يمين المسبوق ، حرصا على فضل الجماعة.
و قال في كلام آخر:
إن اقتدى به فلا بأس، و إن صلى وحده فهو أفضل …
“Nëse lidhet me të nuk ka problem, e nëse falet vetëm, kjo është më e mirë.”
[binbaz.org.sa]


Thotë ibn Uthejmini:
الأقرب أنه صحيح ، لكنه خلاف الأولى، و هو الى البدعة أقرب منه الى السنة؛ لأن الصحابة رضي الله عنهم ما كانوا يفعلون هذا، كان الرجل إذا فاته شيء من الصلاة قام فقضاه وحده.
[لقاء الباب المفتوح. 13/12]
“Më e përafërta është se (nëse lidhet me të), ky (veprim) është i saktë.
Por është në kundërshtim me atë që është më parësore (dhe mendoj se si veprim) është më afër bidatit se sunetit. Kjo sepse Sahabët nuk e kanë vepruar këtë gjë. Kur ndonjërit prej tyre i ikte ndonjë rekat me imamin, e plotësonte vetë.” -F-
[Lika Beeb El Meftuuh 13/12]


Shumica e Shafive dhe një pjese e Hanbelive thonë: “Lejohet kjo gjë.”

 

Më e sakta është që nuk bën.

Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
Ky është mendimi i Malikive dhe i Hanefive.
ky është mendimi i shumicës së Hanbelive.
Ky është mendimi i shejkh Albanit etj.


Argumenti i parë për këtë është:

Personi i cili po plotëson rekatet, është (مُقْتَدِي) ndjekës, pasues i imamit pas të cilit fali një pjesë të namazit.
المقتدي لا يصير إماما
Dhe ai që është pasues (ndjekës) nuk mund të bëhet i pasuar (i ndjekur), ashtu që t’a ndjekin dhe t’a pasojne të tjerët duke u lidhur pas tij.

U pyet shejkh Albani:
سئل الالباني: المسبوق في حكم المقتدي؟
قال الشيخ : هو في حكم المقتدي لأنه اقتدى بالإمام.
قال له السائل: حتى بعد السلام ؟
قال الشيخ: نعم.
“Ai që po plotëson një pjesë të namazit (një rekat, ose më shumë që nuk e ka arritur dot me imam) a është akoma në gjykimin e të qenurit pasues, ndjekës i imamit pas të cilit u fal?

Tha shejhu: Ai është akoma në gjykimin e të qenurit pasues, ndjekës i imamit pas të cilit u fal (edhe pse pas selamit falet vetëm). Sepse ai ka pasuar imamin (dmth: ai namazin e ka filluar duke ndjekur imamin, i lidhur me imamin).

I tha pyetësi: A edhe pas selamit të imamit (konsiderohet ndjekës, pasues)?

Tha shejhu: Po.”


Argumenti i dytë:

Hadithi te Buhari, i cili hadith tregon se Profeti nje ditë u vonua në namazin e Sabahut, dhe njerëzit nxorën Abdur-rahman bin Auf për Imam.
Profeti ishte me Mugiren. Kur erdhën i gjetën njerëzit duke u falur, dhe u fut Profeti bashkë me Mugiren të falen pas imamit.
Pasi që imami dha selam, Profeti bashkë me Mugiren u ngritën për të plotësuar atë (rekat, ose rekate) që nuk i arritën.

Thotë shejh Albani:
كان بالإمكان أن يقتدي المغيرة مع الرسول صلى الله عليه وسلم، لا سيما و هو النبي، لكن أيُّ شيء من ذلك لم يقع، و لا الرسول صلى الله عليه وسلم بعد الصلاة نَبَّه المغيرة أنه كان عليك أن تقتدي بي.
“Ishte e mundshme për Mugiren që t’a pasonte të Derguarin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem (dmth: atë pjesë namazi që u ngritën për të plotësuar, t’a fale duke ndjekur Profetin. Profeti imam, ndërsa Mugira ndjekës i tij), por kjo nuk ndodhi.
Po ashtu i Dërguari, pasi mbaroi namazin nuk ia tërhoqi vëmendjen që ti thotë se: është dashur të më pasoje.” -F-


Argument i tretë:

Kjo gjë konsiderohet xhemat i dytë, dhe xhemati i dytë nuk bën, sepse nuk është njohur në kohën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Thotë shejh Albani në një Fetwa tjetër:
رجل دخل المسجد و قد سلم الإمام و قام أحدهم كان مسبوقا بركعة، فهل الداخل أن يقتدي بهذا المسبوق؟
الجواب: لا . و السبب أن الجماعة الثانية لا تعرف في عهد الرسول عليه السلام.
“Një burrë hyn në xhami në kohën kur imami jep selam. Ndërkohë një person nga xhemati ngrihet për të plotësuar rekatin (që nuk e ka arritur me imamin).
A lejohet për këte përson që hyri në xhami të lidhet më atë i cili po plotëson rekatin?

Përgjigja është jo. Shkaku është se xhemati i dytë nuk njihet në kohën e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.” -F-


Pra, lidhja me personin që po plotëson rekatin, ai imam, ndërsa ti ndjekës, nuk lejohet. Dhe ky është mendimi më i saktë.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: