Marrja abdes mirë – Kuptimi i tij

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem për atë që falet në xhami thotë:
((و ذلك أنه إذا توضأ فأحسن الوضوء ثم خرج الى المسجد لا يُخرِجه إلا الصلاة لم يَخطُ خُطوَة إلا رُفِعت له بها درجة و حُطَّ عنه بها خَطيئة فإذا صلى لم تزل الملائكة تُصلي عليه ما دام في مصلاه، اللهم صل عليه اللهم ارحمه، و لا يزال أحدكم في صلاة ما انتظر الصلاة))
((Namazi i burrit në xhami është njëzet e pesë fish më shumë se namazi vetëm.
Kjo sepse kur ai merr abdes mirë, dhe pastaj del për në xhami, me qëllimin që të fale namazin, për çdo hap që hedh i ngrihet me të një gradë (shkallë) dhe i fshihet (i falet) një mëkat.
Dhe kur kryen faljen, melaiket (engjëjt) luten për të, pa ndërprerë, për sa kohë ai qëndron në vendin e tij të faljes, duke thënë: O All-llah! Fale atë! O All-llah! Mëshiroje atë!))
[Buhariu dhe Muslimi]


Kjo tregon për vlerën e marrjes abdes në shtëpi, apo punë, apo aty ku ndodhesh dhe del për në xhami.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((إذا توضأ أحدكم في بيته ثم أتى المسجد كان في صلاته حتى يرجع فلا يقل هكذا – و شبك بين أصابعه-))
((Kur dikush merr abdes në shtëpinë e tij, pastaj shkon në xhami, ai është në namaz derisa të kthehet. Prandaj mos të bëj kështu -dhe gërshetoi ndërmjet gishtave))
(dmth: mos të gërshetoj gishtat)
[Ibn Huzejme dhe El Hakim. Shejh Albani e konsideron të saktë]


Thotë në një hadith tjetër:
((إذا توضأ أحدكم فأحسن وضوئه ثم خرج عامدا الى المسجد فلا يُشَبِّكَنَّ يديه))
((Kur dikush merr abdes, dhe e ploteson atë, pastaj del me qëllimin për të shkuar në xhami, mos të gërshetoje ndërmjet gishtave, sepse ai është në namaz))
[Ahmedi etj.]


Thotë Shejh Bin Bazi:
فهو في صلاة من حين يتوضأ ويقصد المسجد فهو في صلاة، وهكذا بعدها إذا جلس في مصلاه يستغفر الله يسبح الله يقرأ فهو في صلاة.
“Ai është (konsiderohet) në namaz prej kur merr abdes dhe synon xhaminë.
Po kështu, (kur fal namazin) dhe rri ulur në vendin ku u fal, bën istigfar, bën Tesbih, lexon Kur’an, ai është në namaz.”
[Sherh Kitab Rijadus-Salihin Bin Bazi]


Në lidhje me:
((KUSH MERR ABDES MIRË DHE E PLOTËSON ATË))

Shumë dijetarë e shpjegojnë duke thënë se ajo është: “Marrja abdes në formën më të plotë, duke zbatuar ato që janë farz, dhe sunnet, gjithashtu duke iu larguar asaj që është e qortuar gjatë abdesit.”


Thotë imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë):
وقال النووي -رحمه الله-:
ومعنى إحسانه: الإتيان به ثلاثًا ثلاثًا، ودَلك الأعضاء وإِطالة الغُرّة والتّحجِيل، وتقديم المَيَامِنِ والإتيان بِسُنَنِهِ المشهورة.
“Kuptimi ((Merr abdes mirë)) është: larja tre herë e gjymtyrëve, fërkimi i tyre, larja më sipër pjesës ku i jipet abdes. Dhënia përparësi të djathtës ndaj të majtës, duke zbatuar sunetet e tij të njohura.” -F-
[Sherh Sahih Muslim 6/146]


Thotë El Menaaui (Abdur-Rauuf bin Taxhud-diin) prej dijetarëve të mëdhenj Shafi (v.1031 H):
فأحسن الوضوء» بأن راعى فروضه وسننه وآدابه، وتجنب منهياته.
“Kuptimi ((Merr abdes mirë)): kjo, duke u kujdesur që të zbatoj obligimet e abdesit, sunnetet e tij, edukatën e tij, dhe largimin nga ato që ndalohen gjatë abdesit.” -F-
[Fejdul Kadiir 1/320]


Thotë shejh Abbadi (All-llahu e ruajt):
وإحسان الوضوء: يكون بإسباغه؛ وذلك بكونه يتأكد من كون الماء جاء على جميع أعضاء الوضوء بحيث لم يترك شيئًا لم يصل إليه الماء، ثم أيضًا يأتي به بثلاث غسلات، ولا يزيد على ذلك.
“Marrja abdes mirë është: plotësimi i tij, dhe kjo, duke u siguruar që uji ka lagur të gjitha pjesët që duhet të lahen, duke mos lënë asnjë pjesë pa e lagur.
Gjithashtu, pastaj i lan pjesët e abdesit nga tre herë, dhe nuk shton më shumë.”
(dmth: nuk shton më shumë se tre herë)
[Sherh sunen Ebi Dawud 3/481]


Thotë Ibn Reslaan (Shihabud-Diin Ahmed bin El Husejn Er-Ramlii, prej dijetarëve Shafi, v.844 H):
اي: بإسباغه و الإتيان بسننه و آدابه و ترك مكروهاته
((Marrja abdes mirë)) dmth: plotësimi i tij, zbatimi i sunneteve të tij, dhe atyre që janë prej edukatës së abdesit, si dhe largimi nga ato që janë të qortueshme në abdes.”
[Sherh sunen Ebi Dawud i Ibn Reslaan 3/578]


Thotë Ez Zurkaanij (Muhammed ibn Abdul Baakii Ez-Zurkaanii) prej dijetarëve Maliki (v.1122 h, Egjipt):
قال الزُرْقاني: من توضأ فأحسن وضوئه بإتيانه بفرائضه و سننه و فضائله و تجنب منهياته .
“Ai që merr abdes mirë duke zbatuar obligimet e abdesit, sunnetet e tij, ato ç’farë pëlqehen gjatë abdesit, si dhe distancimi nga ato që ndalohen gjatë abdesit.” -F-
[Sherh El Muet-ta 1/161]


Disa dijetarë të tjerë thonë: “Marrja abdes mirë do të thotë – plotësimi i abdesit.”

Plotësimi i abdesit është:
“Larja e plotë e gjymtyrëve dhe pjesëve ku u jipet abdes, duke mos lënë pa prekur uji asnjë pjesë të saj (bashkë me futjen e ujit në gojë dhe hundë -ka mospajtim në lidhje me futjen e ujit në gojë dhe hundë-).”


Thotë El Ajnij (Mehmuud bin Ahmedi Bedrud-diin El Ajnii prej dijetarëve të mëdhenj Hanefij, v. 855 H, Kajro):
قال العيني في شرح أبي داود: قوله: “من أحسن وضوءهن” إحسان الوضوء: إسباغه وإكماله.
“Marrja abdes mirë është: plotësimi i tij.”


Thotë shejh Albani:
فالإحسان هو معناه إتمام الوضوء، إذا لم يتِمَّه فكأنه لم يتوضأ.
“Marrja abdes mirë do të thotë: plotësimi i abdesit. Kush nuk e plotëson, është sikur nuk ka abdes.” -F-
[Rihletun- Nur 52]


Dmth: larja e plotë e gjithë pjesëve të abdesit.
Që do të thotë se: edhe nëse nuk i lanë tre herë, konsiderohet që ke marrë abdes mirë.

Ky është kuptimi i fjalës se shejhut, sepse ai tha: “Kush nuk e plotëson, është sikur ai që nuk ka marrë abdes.”

Ai i cili nuk zbaton sunetet e abdesit, ka abdes, me unanimitet.

Pra, në mendimin e shejh Albanit, (Marrja abdes mirë) ka kuptimin: “Plotësimi i abdesit, duke larë të gjitha pjesët e abdesit mirë, që të përshkroje uji të gjithë pjesët e abdesit, qoftë edhe duke i larë një herë secilën.”


Argument për këtë është fjala Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
خمسُ صلواتٍ افترضهن اللهُ من أحسن وضوءَهن وصلاهن لوقتهن وأتم ركوعَهن وخشوعَهن كان له علىّ [ على الله ]عهدٌ أن يغفرَ له ومن لم يفعلْ فليس له عند اللهِ عهدٌ إن شاء غفر له وإن شاء عذبه
((Pesë namaze i ka bërë obligim All-llahu. Kush merr abdes mirë, dhe i falë ato në kohën e tyre, dhe e plotëson rukunë dhe hushuun; ka për të premtim prej All-llahut se do e fale atë.
E kush nuk i vepron (të gjitha, apo një pjesë të atyre që u përmendën) nuk ka për të premtim prej All-llahut. Nëse do, e fal. Nëse do, e ndëshkon))
[E konsideron të saktë Albani]


Nga ky hadith kuptohet se ((MARRJA ABDES MIRË)) nuk e ka kuptimin e plotësimit të abdesit me të gjitha sunnetet e tij.
Sepse lënia e suneteve të abdesit nuk është mëkat me unanimitet, dhe si i tillë nuk ndëshkohet ai që i le.
Ndërkohë hadithi thotë që kush nuk i vepron nuk ka premtim prej All-llahut. Nëse do e ndëshkon.
Ai që len sunnetet në namaz nuk ndëshkohet.


Argument tjetër që e përforcon këtë është hadithi të cilin e transmeton Muslimi nga Umer bin El Hattaab (radijall-llahu anhu):
عن عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رضي الله عنه أَنَّ رَجُلاً تَوَضَّأَ فَتَرَكَ مَوْضِعَ ظُفُرٍ عَلَى قَدَمِهِ، فَأَبْصَرَهُ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم، فَقَالَ: “ارْجِعْ فَأَحْسِنْ وُضُوءَكَ” فَرَجَعَ ثُمَّ صَلَّى. رواه مسلم.
“Një burrë mori abdes, dhe la një pjesë te këmba e tij sa thoi, pa e larë.
Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e pa atë dhe i tha: ((Kthehu dhe merr abdes mirë)).”
Profeti e ktheu atë, sepse kishte lënë një pjesë të vogël pa larë.
Dhe i tha: “Kthehu dhe merr abdes mirë.”


Nëse ai do e kishte larë këmbën mirë, pa lënë asnjë pjesë sado të vogël pa e larë, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk do i thonte shko merr abdes mirë.

Fakti që i tha ((Shko merr abdes mirë)) tregon se: larja e plotë e gjymtyrëve, pa lënë asnjë pjesë pa e larë, konsiderohet marrje abdes mirë.

Pra, të marrësh abdes mirë do të thotë: “Larja e plotë e gjymtyrës, duke mos lënë asnjë pjesë të saj, sa do të vogël, pa e larë. Edhe nëse i lan nga një herë gjymtyrët.”

Është saktësuar se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka marrë abdes edhe duke iu dhënë nga një herë pjesëve të abdesit.

Nuk ka dyshim se marrja nga tre herë është më mirë, dhe shpërblimin e ka më të madh.

 

● KUSHTËZOHET MARRJA ABDES NË SHTËPI, OSE NË ATË VEND KU GJENDESH QË TË ARRISH SHPËRBLIMIN E PËRMENDUR NË HADITH

Thotë Ibn Rasleen
(( إذا توضأ فأحسن الوضوء )) شرط في تحصيل الفضيلة.
((Kush merr abdes mirë)), kjo tregon se marrja abdes mirë është kusht që të arrihet mirësia (që përmendet në hadith).”
[Sherh sunen Ebi Dawud I Ibn Reslaan 3/582]

Kjo tregon për rëndësinë e daljes për në xhami me abdes.

 

● Kuptimi ((AI KONSIDEROHET NË NAMAZ))

Konsiderohet në namaz, dmth: në shpërblimin e namazit.

Thotë El Ajnij
قال العيني -رحمه الله-:
قوله: «في صلاة» أي: في ثواب صلاة لا في حكم الصلاة، ألا ترى أنه يحل له الكلام وغيره مما يُمنع في الصلاة؟
“Fjala e tij ((ai është në namaz)) kuptimi:
ai është në shpërblimin e namazit (dmth: po shpërblehet me shpërblimet që merr robi në namaz).
Dhe nuk e ka kuptimin: ai është në gjykimin e namazit (dmth: ai konsiderohet sikur është duke u falur)
Sepse atij i lejohet të flase, e të tjera, të cilat në namaz nuk lejohen.” -F-
[عمدة القاري 5/176]


Thotë El Haafidh El Irakij (Ebil Fedl Zejnud-diin Abdur-rahiim bin El Husejni El Iraaki) prej dijetarëve të mëdhenj Shafi. (v.806 h, Kajro):
أنه يُكتب له أجر المصلي، لا أن عليه ما على المصلي من اجتناب ما يحرم في الصلاة أو يُكره فيها، إلا أنه يجتنب العبث المنهي عنه في الصلاة
“I shkruhet shpërblimi i atij që po falet. Dhe nuk është kuptimi që: ai duhet të distancohet prej atyre që janë haram në namaz, ose mekruh, ashtu sikurse ai që po falet.
Përpos atyre gjërave të kota (dhe sjell hadithin e gërshetimit të gishtave).”
[Tarh Et-Tethrib fi Sherh Et- Tekriib, ue tetmiim ueledihi 2/371]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: