Vlera e faljes në xhami

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

● VLERA E FALJES NË XHAMI.

● VLERA E LIDHJES ME XHAMINË, PËR FALJEN E NAMAZIT, PËR PËRMENDJEN E ALL-LLAHUT, DHE KËRKIMIN E DITURISË.
————-

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( صلاة الرجل في جماعة تَضْعُف على صلاته في بيته و في سوقه خمسا و عشرين ضِعْفا ، و ذلك أنه إذا توضأ فأحسن الوضوء ثم خرج الى المسجد لا يُخرِجه إلا الصلاة لم يَخطُ خُطوَة إلا رُفِعت له بها درجة و حُطَّ عنه بها خَطيئة
فإذا صلى لم تزل الملائكة تُصلي عليه ما دام في مصلاه، اللهم صل عليه اللهم ارحمه، و لا يزال أحدكم في صلاة ما انتظر الصلاة ))
((Namazi i burrit në xhami është njëzet e pesë fish më shumë se namazi i tij në shtëpinë e tij apo në vendin ku shet (apo punon). Kjo sepse kur ai merr abdes mirë, dhe pastaj del për në xhami, me qëllimin që të fale namazin, për çdo hap që hedh i ngrihet me të një gradë (shkallë) dhe i fshihet (i falet) një mëkat.
Dhe kur kryen faljen, melaiket (engjëjt) vazhdojnë të luten për të, pa ndërprerë, për sa kohë ai qëndron në vendin e tij të faljes, duke thënë: O All-llah! Fale atë! O All-llah! Mëshiroje atë))
[Buhariu dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( من صلى العشاء في جماعة فكأنما قام نصف الليل،
من صلى الصبح في جماعة فكأنما صلى الليل كله))
((Kush e fal Jacinë (Ishanë) me xhemat është sikur të jetë falur gjysmën e natës.
Kush e fal Sabahun me xhemat është sikur të jetë falur gjithë natën))
[Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
لو يعلمون ما في العَتَمة و الصبح لأتوهما و لو حَبْوا
((Sikur t’a dinin se ç’farë (shpërblimi) ka në faljen e namazit të Jacisë dhe të Sabahut, do vinin qoftë edhe (duke ecur) gjunjaz))
[Buhariu dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
ما تَوَطّن رجل مسلم المساجد للصلاة و الذكر إلا تَبَشْبَش الله له من حين يخرج من بيته، كما يَتَبَشْبَش أهل الغائب بغائبهم إذا قدم عليهم.
((Nuk ka burrë musliman që lidhet me xhamiat dhe qëndron në to për të falur namazet dhe për të përmendur All-llahun, vetëm se All-llahu gëzohet me të prej kur del nga shtëpia e tij, ashtu siç familja e udhëtarit (i cili ka munguar për kohë të gjatë) gëzohen kur ai kthehet -nga udhëtimi-))
[Ibn Maxhe, Ahmedi, Ibn Huzejmeh – Hasen; Sahih Albani]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( سبعةٌ يُظِلُّهم الله يوم القيامة في ظله يوم لا ظل إلا ظله….و رجلٌ قلبُه مُعَلَّق في المسجد [ في المساجد] ))
((Shtatë (grupe besimtarësh) All-llahu do t’i vendose në hijen e Tij në ditën e Kijametit, ditë në të cilën nuk ka hije, pos hijes së Tij.
…. (prej tyre) një burrë zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë))
[Buhariu dhe Muslimi]


Thotë Ibn Uthejmini:
“Numri i grupeve që do të jenë në këtë hije është më shumë se sa përmendet në këtë hadith. Ka hadithe tjera që tregojnë edhe për grupe tjera që do të jenë nën hijen e Tij, ditën e Kijametit.”

Ndërsa sa i përket hijes:

Disa dijetarë, prej tyre Ibn Uthejmini thonë se është hije që e krijon All-llahu atë ditë.

Ndërsa shumica e dijetarëve prej tyre Ibn Rexheb dhe Ibn Haxheri, thonë: hija këtu është për qëllim hija e Arshit.


Thonë Dijetarët e Lexhnes:
المراد بالظل في الحديث هو ظل عرش الرحمن تبارك و تعالى كما جاء مفسرا في حديث سلمان رضي الله عنه في ” سنن سعيد بن منصور ” و فيه : (( سبعة يظلهم الله في ظل عرشه )) الحديث حسن إسناده الحافظ ابن حجر رحمه الله تعالى في ( الفتح2/144).
[ فتاوى اللجنة الدائمة للإفتاء- المجموعة الثانية( 2/487) ]
“Hija e përmendur në hadith është për qëllim hija e Arshit të Rahmanit ﷻ, siç ka ardhur e shpjeguar në hadithin e Selmanit radijall-llahu anhu në Sunenin e Seid bin Mensur ku thuhet:
((Shtatë grupe do i vendose All-llahu në hijen e Arshit të Tij))” -F-


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((تُدْنى الشمس يوم القيامة من الخلق حتى تكون منهم كمِقْدار ميل فيكون الناس على قدر أعمالهم في العَرَق. فمنهم من يكون الى كَعْبَيه و منهم من يكون إلى رُكْبَتيه و منهم من يكون إلى حَقْوَيْه و منهم من يُلجِمه العَرَق إِلجاما )) و أشار رسول الله صلى الله عليه وسلم بيده الى فيه)
[مسلم]
((Në ditën e Kijametit, dielli do të afrohet aq sa do të jetë larg krijesave sa largesia e një milje, dhe njerëzit do të jenë në djersën e tyre, sipas masës së punëve të tyre (të keqija). Prej tyre ka që djersa i arrin deri te nyjet e këmbëve të tij. Prej tyre ka që djersa i arrin deri te gjunjtë e tij. Prej tyre ka që i arrin deri te beli. Prej tyre ka që djersa e tij do t’i arrije deri te goja e tij))
[MUSLIMI]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
يعرق الناس يوم القيامة حتى يذهب عرقهم في الأرض سبعين ذراعا و يُلجِمهم حتى يبلغ آذانهم ))
((Njerëzit do të djersiten në ditën e Kijametit aq sa djersa e tyre do shkoje shtatëdhjetë parakrahë në tokë (poshtë toke) dhe (nga lart) do ju arrije deri te veshët e tyre))
[Buhariu dhe Muslimi]
Dmth: do të vije djersa e tyre deri te veshët dhe do të jetë si frer për ta, ku i frenon nga lëvizja dhe e folura.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((يقوم أحدهم في رَشْحه الى أنصاف أذنيه ))
((Do të ketë prej tyre që do të qëndrojë në djersën e tij, që arrin deri në mesin e veshëve))
[Buhariu dhe Muslimi]


Dmth: për shkak të afrimit të diellit, njerëzit do të djersiten sipas masës së mëkateve.
Djersitja te disa do të jetë aq e madhe saqë do arrij 70 parakrahë poshtë toke.
Disa dijetarë thonë: do të rrjedhe përmbi tokë 70 parakrahë.
Më e përafërta është se do të futet poshtë toke (dmth e thith toka).
Dhe nga lart, do i arrije deri te goja.
Do të ketë prej atyre që do i arrije djersa deri te veshët.


Të devotshmit do jenë në hijen e Arshit.

Prej tyre ata që kanë qenë të lidhur me xhamiat.

Lidhje me xhamiat – do të thotë lidhja me namazet me xhemat në xhami, që është gjëja më e madhe e cila veprohet në xhami, dhe për të cilën lidhen me të zemrat më së shumti.

Kjo tregon për vlerën e madhe që ka falja e namazeve në xhami.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((من غدا إلى المسجد أو راح أعد الله له في الجنة نُزُلا كلما غدا أو راح))
((Kush shkon në xhami (për të falur namazin, apo për të kërkuar dituri, apo për të përmendur All-llahun), All-llahu ka përgatitur për të NUZUL sa herë që shkon në xhami))
[Buhariu dhe Muslimi]

NUZUL – është ajo me të cilën priten, nderohen dhe gostisen me të miqtë.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
من صلى لله أربعين يوما في جماعة يدرك تكبيرة الأولى كتب له برائتان براءة من النار و براءة من النفاق ))
((Kush falet me sinqeritet për All-llahun dyzet ditë me xhemat (në xhami) duke e arritur tekbirin fillestar i shkruhen (i meriton) dy distancime (shpëtime dhe mbrojtje).
Mbrojtje dhe shpëtim nga zjarri, si dhe mbrojtje dhe shpëtim nga hipokrizia))
[Termidhi, në gjykimin e Albanit është hadith Hasen (i mirë)]


Që të arrihet ky shpërblim duhet që 5 kohët e namazit, për dyzet ditë rresht të falen në xhami, dhe t’a arrish namazin në tekbirin fillestar.

Tekbiri fillestar arrihet kur e bën tekbirin fill pas tekbirit të imamit.
Ky është mendimi më i saktë.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
Ky është mendimi i Bin Bazit, Ibn Uthejminit, Feuzanit etj..
Këto argumente tregojnë për vlerën dhë mirësinë e madhe që ka falja e namazeve në xhami.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( ما اجتمع قوم في بيت من بيوت الله يتلون كتاب الله و يتدارسونه فيما بينهم إلا نزلت عليهم السكينة و غشيتهم الرحمة و حفتهم الملائكة و ذكرهم الله فيمن عنده))
((Nuk ka njerëz të cilët mblidhen në një shtëpi prej shtëpiave të All-llahut që të lexojnë librin e All-llahut dhe t’a studiojnë atë ndërmjet tyre, vetëm se do zbresë te ata qetësia, do i mbulojë ata mëshira, do i rrethojnë Melaiket dhe do i përmend All-llahu ata te rangu i lartë i Melaikeve))
[Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( أحب البِلاد الى الله مساجدها و أبغض البلاد الى الله أسواقُها))
((Vendet më të dashura te All-llahu janë xhamiat, ndërsa vendet më të urryera te All-llahu janë tregjet))
[Muslimi]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: