:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(لا تصلوا الى القبور)
Kuptimi:
((Mos u falni në drejtim të varreve))
[MUSLIMI etj]
Thotë Sheukani All-llahu e mëshiroftë:
الحديث يدل على منع الصلاة إلى القبور.
“Hadithi tregon se ndalohet namazi në drejtim të varreve.” -F-
Thotë Ibn Uthejmini:
من فوائد الحديث: تحريم الصلاة إلى القبر … و من فوائده : أنها اي: الصلاة إلى القبر باطلة و إن كان مكان الصلاة طاهرا فإنه مكان منهي عنه بخصوصه فيقتضي بطلان الصلاة.
“Prej dobive të hadithit është qe falja e namazit në drejtim të varrit është haram, dhe se falja e namazit në drejtim të varrit është e kotë (dmth: nuk pranohet), edhe nëse vendi i faljes është i pastër, sepse ai është vend ku ndalesa lidhet posaçërisht me të.”
[Bulugul Meram , Sherh Kitabus -salat 08]
Thotë Shejhu:
لا تصل إليها فتجعلها في قبلتك فإن هذا نوع من التعظيم.
لا يجوز للإنسان أن يصلي الى القبر لا فريضة و لا نافلة.
“Mos u fal drejt tyre (varreve), që të jenë në drejtim të kibles (kur ti faleshë), sepse kjo është lloj madhërimi.
Nuk lejohet të falet në drejtim të varrit, as namaz farz dhe as namaz nafile.” -F-
Thotë Shejh Abbadi All-llahu e ruajt:
لا يجوز للإنسان أن يصلي مستقبلا القبر و متجها الى قبر.
“Nuk lejohet për njeriun të falet në drejtim të varrit, i kthyer nga varri.” -F-
[Sherh bulug el meram باب شروط الصلاة]
Thotë Bin Bazi:
الواجب عليكم و على غيركم من المسلمين عدم الصلاة إلى القبور ، و أن تكون الصلاة بعيدة عن القبور في محل بعيد عن القبور ، ليس في قبلتكم قبور .
“Është detyrë për ju dhe për të tjerët, që mos të faleni në drejtim të varreve, por të jetë vendi ku faleni larg varreve.
Dhe mos të jenë varret para kibles (kur faleni).” -F-
Ka prej dijetarëve të cilët e konsiderojnë të papëlqyer faljen në drejtim të varreve.
Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë:
“Nuk lejohet, është haram falja në drejtim të varreve, duke u bazuar në argumente të qarta në lidhje me këtë. Dhe se ndalesa në këto argumente është për qëllim harami.”
Që do të thotë se është haram falja në drejtim të varreve.
———–
● NËSE E FAL NAMAZIN NË DREJTIM TË VARREVE, A ËSHTË I SAKTË, APO JO?
Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me këtë.
Nëse synon me qëllim faljen drejt varreve, nuk ka dyshim që namazi i tij është i kotë, jo i saktë.
Thotë Shejh Albani:
إذا قلنا أن الصلاة تبطل، طبعا هذا بالنسبة للقاصد الذي يقصد الصلاة إلى القبر ،
بالنسبة لمن يقصد الصلاة إلى قبر واضحٌ أن الصلاة ليست لله -عز و جل- و إنما لصاحب القبر، فالصلاة باطلة و هو مشرك.
أما من لا يقصد الصلاة الى القبر، فلا يقال أنه الصلاة باطلة.
“Kur themi që namazi është i kotë, natyrisht kjo është në lidhje me atë që synon faljen e namazit në drejtim të varrit.
Ai i cili synon me qëllim faljen drejt varrit, është e qartë se namazi (i tij) nuk është për All-llahun, por për personin që është varrosur në atë varr.
Në këtë rast namazi është i kotë, jo i saktë dhe i tilli është mushrik (idhujtar).” -F-
Fjala e Shejhut: (I TILLI ËSHTË IDHUJTAR) është për qëllim kur personi falet për varrin, jo për All-llahun. Apo kur personi kthehet nga varri kur falet dhe jo nga kibla.
Ama nëse personi falet për All-llahun, dhe falet nga kibla, por falet në drejtim të varrit, i cili është në drejtim të kibles, me mendimin se është më mirë, i tilli nuk është mushrik (idhujtar).
Ky veprim është mëkat, ndërsa namazi i tij është i kotë, jo i saktë.
Ndërsa personi i cili falet në drejtim të varrit, me vetëdije se është duke u fal ne drejtim të varrit, si dhe e di që nuk bën të falet në drejtim te varreve, nuk ka synim dhe qëllim varrin, por thjesht varri ndodhet mes tij dhe kibles, dhe ky përton të largohet në një vend tjetër, në lidhje me namazin e këtij ka mospajtim.
–Shumica dijetarëve thonë: “Namazi i tij është i saktë.”
Thotë shejh Albani:
أما من لا يقصد الصلاة الى القبر فلا يقال أنه الصلاة باطلة .
“Ama, nëse nuk synon me qëllim faljen në drejtim të varrit, (por thjesht varri ndodhet ndërmjet tij dhe kibles, në këtë rast) nuk thuhet se namazi është i kotë, jo i saktë.” -F-
–Disa dijetarë thonë: “Nëse personi falet në drejtim të varrit, duke e ditur që para tij dhe kibles ka varr, si dhe duke e ditur gjykimin se nuk lejohet falja në drejtim të varreve, namazi i tij është i kotë, jo i saktë.”
Thotë Ibn Uthejmini:
الصلاة إلى القبر باطلة باطلة.
“Namazi në drejtim të varrit është i kotë, jo i saktë.” -F-
Shejhu këtu e përgjithëson, dhe nuk e kufizon.
Shejhu edhe në vende tjera përmend që namazi në drejtim të varrit nuk pranohet.
Mospajtimi i dijetarëve në lidhje me këtë është për shkak të mos pajtimit që kanë në lidhje me ndalesën për bërjen e diçkaje.
A tregon ndalesa për bërjen e asaj pune, se ajo punë nuk pranohet?
Apo thjesht ndalohet të bëhet, dhe se po e bëri, ka gabuar, por puna është e saktë?
Një pjesë e dijetarëve bëjnë dallim ndërmjet ndalesave që lidhen me të drejtën e All-llahut, me adhurimin, dhe ndërmjet ndalesave që lidhen me të drejtën e njerëzve.
Thonë: “Nëse ndalesa për diçka lidhet me të drejtën e All-llahut (me adhurimin), puna nuk pranohet. E nëse lidhet me të drejtën e njerëzve puna pranohet, por veprimi është gabim.”
Për shembull:
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar të falemi në një tokë të grabitur.
Po ashtu ka ndaluar të falemi në varreza, apo në drejtim të varrezave.
– Tek e para, ndalesa lidhet me të drejtën e njerëzve.
Në këtë rast thonë: namazi është i saktë, personi ka gabuar.
– Te ndalesa e dytë thonë: ndalesa këtu lidhet me të drejtën e All-llahut.
Ajo është: madhërimi i All-llahut, adhurimi i tij me sinqeritet dhe larg shirkut.
Falja në varreza, apo në drejtim të varreve është lloj madhërimi i varreve, dhe mund t’a shpie njeriun në shirk, (siç thonë dijetarët kur tregojnë urtësinë e mos faljes në varreza, apo në drejtim të varreve).
Dhe kjo bie ndesh me të drejtën e All-llahut që është madhërimi dhe adhurimi i Tij pa i bërë shirk.
Thonë: “Në këtë rast puna nuk pranohet, sepse ka të bëje me të drejtën e All-llahut, apo cënon të drejtën e All-llahut që është madhërimi i tij, adhurimi i tij pa i bërë shirk. Kjo ndarje është e fortë dhe nuk mund të anashkalohet lehtë.”
Personalisht anoj te kjo, por jo plotësisht, për shkak të nevojës që kam për t’a studiuar më shumë si çeshtje.
Nëse bazohemi në këtë ndarje, atëherë namazi i atij që falet në drejtim të varreve me vetëdije, edhe pse nuk ka synim varrin aspak, namazi i tij është i kotë.
– Nëse personi nuk e di gjykimin fetar në lidhje me faljen në drejtim të varreve, nuk ka gjynah. (Insha All-llahu) namazi i tij është i saktë.
– Nëse personi nuk e di (nuk e sheh) që para tij ka varreza, namazi i tij është i saktë.
Thotë Shejh Abbadi:
أما لو لم يدر أنه قبر، و صلى و لا يدري أن قُدَّامه قبر فإنه لا يؤثر.
“Nëse nuk e di që ai është varr, dhe falet duke mos e dit që para tij ka varr, kjo nuk ndikon.”
Dmth: nuk ka problem, nuk ka gjynah dhe namazi është i saktë.
● NDALESA ËSHTË KUR NUK KA NDARËS NDËRMJET
Ndalesa që të falesh në drejtim të varrezave është atëherë kur nuk ka ndarës mes teje dhe varrezave.
Ama nëse ka ndarës, si për shembull: mur, apo rrugë, apo lum, apo pemë të shumta, apo banesa etj.. në këtë rast nuk ka ndalesë.
Thotë shejh Bin Bazi:
لكن لو كان بينكم و بين القبور جدار يمنعكم منها ، فالصلاة صحيحة،
او بينكم و بينها مسكن او شيء يمنع منها مثل وادٍ، بينكم و بينها وادي السيل ….
“Nëse ndërmjet jush dhe varreve ka ndarës, mur që ju ndan nga varrezat, namazi është i saktë.
Ose nëse ndërmjet jush dhe varrezave ka shtëpi, apo banesë, apo diçka që ju ndan nga varrezat (namazi është i saktë).”
Thotë:
إذا كان جدار آخر غير جدار المقبرة يكون أسلم و أحسن .
“Nëse ka mur tjetër, plus murit të varrezave, është më larg dyshimit dhe më mirë.” -F-
Thotë shejh Ibn Uthejmini:
فإذا قال القائل : ما هو الحد الفاصل في الصلاة اليها؟ قلنا : الجدار فاصل، إلا أن يكون جدارَ المقبرة ففي نفسي منه شيء.
لكن إذا كان جدارا يحول بينك و بين المقابر ، فهذا لا شك أنه لا نهي,
كذلك لو كان بينك و بينها شارع فهنا لا نهي.
[ الشرح الممتع 2/254]
“Nëse dikush thotë: cili është kufiri ndarës që lejon namazin në drejtim të varreve?
Themi: muri është ndarës.
Përveçse nëse (ajo ndarje) është muri i varrezave, në lidhje me këtë nuk jam shumë i bindur.
Por nëse (ajo ndarje) është mur i cili ndan ndërmjet teje dhe varrezave, atëherë pa dyshim që nuk ka ndalesë (dmth: lejohet namazi).
Po ashtu nëse ndërmjet teje dhe varrezave ka rrugë, nuk ka ndalesë (dmth: lejohet namazi).” -F-
Pra në mendimin e shejh Bin Bazit , të Ibn Uthejminit dhe disa dijetarëve tjerë, nëse ndërmjet teje dhe varrezave ka mure, për shembull: muri varrezave mjafton si ndarës.
Ama më e mira është që plus murit të varrezave, të ketë edhe ndarje tjetër, mur apo diçka.
– Nëse falesh në një banesë, e cila nga ana e kibles ka varre të zbuluara, pa mure, atëherë muri i banesës është ndarës.
– Nëse ka rrugë ndërmjet teje dhe varrezave, atëherë rruga konsiderohet ndarëse.
Rrugë është për qëllim rrugë e madhe ku kalojnë njerëz, kafshë, apo makina. Dhe jo rrugicë e thjeshtë.
– Lumi ndërmjet teje dhe varrezave është ndarës.
– Po ashtu nëse je larg varrezave, lejohet falja edhe nëse varret nuk kanë mure. Nëse je afër nuk bën.
Lind pyetja: kur konsiderohet larg dhe kur konsiderohet afër?
Nuk ka argument në lidhje me distancën dhe largësinë se sa duhet.
Ndoshta ajo që bën ndarjen në lidhje me distancën dhe largësinë është: që kur ai falet në një distancë të caktuar mos të mendohet nga dikush që e shikon, se ai me faljen e tij kaq afër varrezave, synon me qëllim faljen në drejtim të varreve.
Thotë Shejh Bin Bazi kur u pyet: a është largësia 15 metra e mjaftueshme?
قد لا يكفي هذا لأن الاستقبال إذا كانت غير مستورة أمامهم قد يحصل بذلك الاستقبال و يظن أنهم قصدوا الاستقبال، فالبعد عنها أسلم.
[موسوعة الفتاوى البازية binbaz.org]
“Mundet mos të mjaftoje kjo distancë, sepse kthimi (në drejtim të varreve) nëse ato janë të zbuluara para tyre (dmth: pa mure), mundet që me këtë të mendohet se këta kanë synuar me qëllim namazin në drejtim të varreve. Kështu që, të qëndrohet sa më larg është më larg dyshimit.” -F-
Pra, nëse qëndron në një distancë që mund të duket (mendohet) se ky me qëllim ka synuar faljen drejt varreve, në këtë rast nuk bën.
E nëse rri larg, aq sa ata që e shohin, askush nuk mendon keq për të, atëherë kjo distancë është distanca e lejuar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم