Çeshtja e parë: Falja në varreza

إن الحمد لله نحمده و نستعينه و نستغفره و نعوذ بالله من شرور أنفسنا و سيئات أعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له و أشهد أن محمدا عبده و رسوله،  امأ بعد.

Me të vërtetë të gjitha lavdërimet i përkasin All-llahut,

Atë e lavdërojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje.

I kërkoj strehim dhe mbrojtje All-llahut nga te këqijat e veteve tona, dhe nga veprimi i punëve të këqija dhe ndëshkimi për shkak tyre.

Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë,  dhe atë që e le në humbje, nuk ka kush t’a udhëzoje.

Dëshmoj ( deklaroj) se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai —  ( dmth : vetëm Ai e meriton adhurimin ) nuk ka ortak.

Dhe dëshmoj ( deklaroj ) se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij.

Dhe më pas:
——————-

Profeti sal-lall-llahu alejhi ka thënë:
ألا إن من كان قبلكم كانوا يتخذون قبور أنبيائهم و صالحيهم مساجد،
ألا فلا تتخذوا القبور مساجد إني انهاكم عن ذلك
Kuptimi:
(Ata që ishin para jush i bënin varret e profetëve të tyre dhe njerëzve të devotshëm vendfalje (xhamia).
Vini Re! Mos i bëni varret vendfalje!)
[MUSLIMI]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i ka mallkuar ata që i bëjnë varret vendfalje.

Hadithet në lidhje me këtë janë të shumta dhe të njohura.

Fjala e Profetit “MOS I BËNI VARRET VENDFALJE” ka tre kuptime, dhe nxirren prej tij tre çeshtje:

1) Falja në varreza.
2) Falja në drejtim të varreve.
3) Ndërtimi i xhamiave mbi varre.


Thotë shejh Albani në [Tehdhir Es-sexhid]:
الذي يمكن أن يفهم من هذا الاتخاذ إنما هو ثلاث معان:
الاول: الصلاة على القبور ، بمعنى السجود عليها.
الثاني: السجود إليها و استقبالها بالصلاة و الدعاء.
و الثالث: بناء المساجد عليها و قصد الصلاة فيها… بكل واحد من هذه المعاني قال طائفة من العلماء.
(Kuptimi)
“Ajo ç’farë mund të kuptohet prej fjalës “BËRJA E VARREVE VENDFALJE” është:

E para: Namazi në varreza, me kuptimin sexhdja në varre (dmth: të falësh namaz aty).

E dyta: Sexhdja në drejtim të varreve, kthimi në drejtim të varreve kur falemi, apo lutemi.
E treta: Ndërtimi i xhamiave mbi varre dhe synimi per t’u falur në to.

Për secilin kuptim prej këtyre kuptimeve ka fjalë dijetarësh.”
-F-

Shejhu thotë:
“Në mendimin e Imam Shafiut, fjala e Profetit ‘BËRJA E VARREVE VENDFALJE’ i përfshin të tre kuptimet.” -F-

Te ky mendim anon edhe vetë Shejkh Albani.



■ ÇESHTJA E PARË (KUPTIMI I PARË) – FALJA NË VARREZA


Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me faljen e namazit në varreza.

– Malikitë thonë: “Namazi në varreza është i lejuar, nëse nuk ka papastërti.”

– Hanefitë dhe Shafiitë thonë: “Namazi në varreza është i papëlqyer.”

– Hanbelitë thonë: “Namazi në varreza nuk lejohet.”
[Ibn El mundhir, Ibn Kudame]


Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që e konsiderojnë të ndaluar, duke u bazuar në disa argumenta.


Hadithi:
(الأرض كلها مسجد إلا المقبرة و الحمام)
Kuptimi:
(Toka e gjitha është vendfalje përveç varrezave dhe banjove (banjo publike ku lahen njerëzit bashkarisht).
[Termidhiu, Ibn Maxhe / Sahih-Albani]


Hadithi:
عن أنس رضي الله عنه قال: (نهى رسول الله صلى الله عليه وسلم عن الصلاة بين القبور
Kuptimi:
(Ka ndaluar Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nga falja e namazit brenda në varreza)
[Ibn Hibban / Sahih-ALBANI]


Thotë Bin Bazi:
الصلاة عند القبور و الصلاة ذات الركوع و السجود لا تجوز ،
كل قبر يصلى عنده فقد اتخذه مسجدا
“Namazi në varreza, namazi me ruku dhe sexhde nuk lejohet.
Çdo varr në të cilin falet, e ka marrë (bërë) atë vendfalje.” -F-


Thotë:
كونه يصلي عند القبور معناه أنه اتخذها مسجدا
“Falja e tij në varre në (varreza) do të thotë se ai i ka marrë (bërë) ato vendfalje.” -F-


Thotë Ibn Uthejmini:
لو صلى الإنسان في المقبرة. فإنه لا يصح أن يصلى في المقبرة سواء كانت القبور خلفه او عن يمينه أو عن شماله أو أمامه.
“Nuk është e saktë të falet njeriu në varreza, si në rastin ku varret i ka mbas tij, apo nga e djathta e tij, apo nga e majta, apo para tij.” -F-


Thotë Shejh Feuzani:
لا يجوز إلا صلاة الجنازة فقط
“Nuk lejohet (namazi në varreza) përpos namazit të xhenazes.” -F-


Thotë shejkh Albani kur u pyet për namazin në varreza se ç’farë gjykimi ka:
U përgjigj: محرمة لا تجوز
“Është e ndaluar, nuk lejohet.” – F-


Pra, më e sakta është që nuk lejohet falja e namazit në varreza (farz apo nafile).
Duke u bazuar në argumente të sakta të cilat specifikojnë ndalesën.


Ata që e lejojnë faljen në varreza, bazohen në argumente të përgjithshme si për shembull:

Hadithi:
جعلت لي الأرض مسجدا و طهورة
Kuptimi:
“Më është bërë mua toka vendfalje dhe pastrues (dmth: me marr tejemum me të, në mungesë të ujit)”

Ky hadith është i përgjithshëm, ndërsa hadithet që e ndalojnë janë të veçanta.

Rregulli thotë: të veçantës i jepet përparësi ndaj të përgjithshmes.



NËSE E FAL NAMAZIN NË VARREZA, A PRANOHET?


Ka mospajtim:

▪ Shumica e dijetarëve thonë se namazi është i saktë.

Thotë Ibn Rexheb:
و أكثر العلماء على أنه لا تجب الإعادة بذلك .
“Shumica e dijetarëve janë të mendimit që nuk është detyrë të përsëritet” -F-
Dmth: nëse e fal namazin në varreza, namazi është i saktë. Nuk është detyrë të përsëritet.


▪ Disa dijetarë tjerë thonë se nuk pranohet namazi në varreza.

Ky është mendimi i Ibn Hazm, Ibn Tejmijes, Sheukanit, Bin Bazit, Albanit dhe Ibn Uthejminit.


Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë se namazi është i kotë. Nuk është i saktë.

Kjo sepse kur ndalesa lidhet me adhurimin e bën të kotë namazin.

Thotë shejkh Albani:
إذا كان النهي لمعنى يختص بالعبادة فيبطل الصلاة،
و إذا لم يكن مختصا بالعبادة لا يبطلها.
و قال رحمه الله: ان بعض الأصليين قالوا: أن النهي إذا كان من أجل الصلاة يبطل الصلاة،
أما إذا كان النهي هو منهي عنه خارج الصلاة ففُعِل داخل الصلاة فالصلاة صحيحة لكن فاعله آثم.
“Nëse ndalesa ka të bëje (lidhet) me adhurimin e bën të kotë namazin.
Disa dijetarë të Usulit thonë: nëse ndalesa është për namazin, e bën të kotë namazin.” -F-

Ndalesa këtu lidhet me adhurimin (me namazin).
Kështu që namazi nuk është i saktë.

 

▪ FALJA NË VARREZA PËRFSHIN: FALJEN NË VARREZA (KU KA SHUMË VARRE), ASHTU EDHE FALJEN KU KA NJË VARR


Thotë Ibn Tejmije:
و ذكر طائفة من أصحابنا أن القبر و القبرين لا يمنع من الصلاة ؛ لأنه لا يتناوله اسم المقبرة، و إنما المقبرة ثلاثة قبور فصاعدا،
و ليس في كلام أحمد و عامّـة أصحابه هذا الفرق، بل عموم كلامهم و تعليلهم و استدلالهم يوجب منع الصلاة عند قبر واحد من القبور، و هو الصواب،
المقبرة كل ما قبر فيه ، لا أنه جمع قبر.
“Kanë përmendur një grup prej dijetarëve tanë se një varr apo dy varre nuk ndalojnë nga falja e namazit aty (dmth: nuk konsiderohet namazi i ndaluar aty) sepse nuk e përfshin emri varreza.
Varreza jane tre varre e sipër.
Nga fjala e Ahmedit dhe shumicës së shokëve të tij nuk kuptohet kjo ndarje, por nga fjala e tyre dhe argumentimi i tyre, kuptohet konfirmimi i ndalesës nga namazi edhe në një varr prej varreve.
Dhe ky mendim është më i sakti, (sepse) varrezë konsiderohet çdo vend në të cilin varroset në të dikush.”
-F-


Thotë Ibn Uthejmini:
لو كانا هناك ارض اٌشتريت لأن تكون مقبرة، و لكن لم يدفن فيها أحد، فإن الصلاة فيها تصح
فإن دفن فيها أحد ، فإن الصلاة لا تصح فيها لأنها كلها اسم مقبرة.
“Nëse blihet një tokë për të qenë varreza, por nuk është varrosur dikush aty, namazi është i saktë.
Nëse është varrosur ndonjë aty, atëherë namazi nuk është i saktë, sepse ajo (tokë) e gjitha e ka emrin varreza.” -F-


Dmth: përderisa është destinuar për varreza, ajo quhet varrezë. Edhe nëse është varrosur në të qoftë edhe vetëm një person.
E nëse nuk është varrosur akoma asnjë, nuk është akoma varrezë, edhe pse është destinuar për varrezë.

Që do të thotë se konsiderohet varrezë qoftë edhe vetëm me një varr.
Dhe jo me tre e lart siç mendojnë disa.


Nëse një vend dihet që është varrezë, por varret janë të rrafshuara, jo të ngritura (si disa varreza të vjetra) ai vend konsiderohet varrezë, për sa kohë njerëzit e njohin për varrezë, dhe si i tillë nuk lejohet namazi aty.

Shejh Albani thotë:
“Nuk ka dallim, a janë varret e ngritura, apo të rrafshuara.” -F-
[Tehdhir Essexhid]


Nëse një vend (tokë) nuk është varrezë, dhe njerëzit nuk e njohin për varrezë, dhe aty ndodhet një varr, lejohet të falesh në atë tokë, nëse varri është larg nga ti.

Thotë shejkh Albani:
فإذا كان هناك ارض ليست مسجدا و صلى فيها المصلي ، و هناك قبر عن يمينه أو عن يساره، بعيدا عنه، فحين ذاك الصلاة في تلك الأرض جائزة ما دام أنه غير مستقبل للقبلة
“Nëse falet në një tokë e cila nuk është xhami, dhe aty (në atë tokë) është një varr, (i cili është) larg prej tij, qoftë në të djathtën e tij, apo në të majtën e tij, namazi në këtë rast është i lejuar, përderisa varri nuk është para tij, në drejtim të kibles.” -F-


Nëse një banesë është ndërtuar në tokë të pastër, jo mbi varre dhe përreth saj ka varre, të ndara nga banesa, atëherë namazi në atë banesë është i saktë.

Thotë Bin Bazi رحمه الله
أرض العمارة بنيت عليها العمارة سليمة من القبور ، و لكن حولها قبور ، أمامها أو خلفها، أو عن يمينها ، أو عن شمالها، فلا يضرها ذلك إذا كانت الأرض سليمة ليس فيها القبور.
“Kur toka në të cilën ndërtohet banesa është e pastër nga varret (dmth: nuk ka patur varre në atë tokë), por ka varre përreth saj, para apo pas, nga e djathta e saj apo nga e majta, kjo nuk e dëmton atë (dmth: namazi është i saktë) nëse është e pastër nga varret.” -F-


Thotë shejh Feuzani:
ما دام المقبرة منعزلة عن البيت و بينها وبين البيت مسافة كما ذكرت السائلة، فإن الصلاة صحيحة، إنها لا علاقة لها مغفرة.
“Përderisa varreza është e ndarë nga shtëpia, dhe ndërmjet varrezës dhe shtëpisë ka distancë, siç e përmend pyetësja, atëherë namazi është i saktë, dhe se ajo nuk ka lidhje me varrezat.” -F-

 

BANESA QË NDËRTOHET MBI VARRE


▪ Nuk lejohet ndërtimi i shtëpisë apo diçka tjetër mbi varre
, përpos nëse kanë qenë dikur varre, dhe nuk ka mbetur asnjë gjurmë varri. Janë tretur edhe eshtrat dhe njerëzit nuk e ruajnë si varrezë, madje as nuk e quajnë varrezë. Në këtë rast lejohet ndërtimi aty.

Shumica e dijetarëve Hanefi, Shafii dhe Hanbeli, e lejojnë të përfitohet (çdo lloj përfitimi të dobishëm) prej varrezave në të cilat janë tretur eshtrat e personave të varrosur dhe nuk ka mbetur asnjë gjurmë e tyre.

Nëse është varrezë, dhe njerëzit e ruajnë për varrezë, ka gjurmë varresh dhe ka akoma eshtra, atëherë nuk lejohet të ndërtohet në të.

Transmeton Imam Muslimi nga Xhabir i cili tregon se Profeti ﷺ ka ndaluar të ulemi mbi varr dhe të ndërtojmë mbi varr.


Thotë Bin Bazi:
المقابر لا يبنى فيها ، بل يجب أن يزال البناء.
“Nuk ndërtohet në varreza. Është detyrë të hiqet ajo banesë (e cila është ndërtuar në varreza).” -F-


Thotë Ibn Uthejmini:
لا يجوز ان يبنى بيت في المقبرة…
قال : فإذا بني بيت في المقبرة وجب هدمه، و لا يجوز السكنى فيه.
“Nuk lejohet të ndërtohet shtëpi në varreza.
(Dhe thotë): Nëse ndërtohet shtëpi në varreza është detyrë të shembet, dhe nuk lejohet banimi aty.” -F-

Pra, nuk lejohet të ndërtohet shtëpi apo diçka tjetër në varreza.
Nëse ndërtohet është detyrë të shembet.

 

▪ GJYKIMI I NAMAZIT NË BANESËN E CILA ËSHTË NDËRTUAR NË VARREZA


Thotë Ibn Uthejmini:
و إذا لم تجز السكنى فيه لم تجز الصلاة فيه
“Dhe kur nuk lejohet banimi në të, nuk lejohet namazi në të.” -F-

Ky është mendimi i shejkh Bin Bazit e të tjerë prej dijetarëve.

A është i saktë namazi apo jo?

Përgjigja është ajo që përmenda për namazin në varreza.


SHËNIM!
—————–
[[Shkronja -F- është shkurtim i fjalës: Fund, me kuptimin: fundi i fjalës së shejhut]]

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: