Falja e namazit të xhenazes në varreza

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me faljen e namazit të xhenazes në varreza.

Shumica e dijetarëve (sipas imam Neueuiut) e konsiderojnë të papëlqyer faljen e namazit të xhenazes në varreza.

Thotë Imam Neueuiu:
تكره الصلاة على الجنازة في المقبرة بين القبور ، هذا مذهبنا، و به قال جمهور العلماء ، حكاه ابن المنذر عن علي بن أبي طالب، و ابن عباس و ابن عمر ، و عطاء و ابن سرين و أحمد و إسحاق و ابي ثور ،
قال ( المنذري ) : و به اقول، و لم يكرهها أبو هريرة و عمر بن عبد العزيز.
“Nuk pëlqehet falja e namazit të xhenazes në varreza (brenda varreve).
Ky është mendimi ynë.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
E ka transmetuar këtë Ibnul Mundhir nga Alij Bin Ebi Talib, Ibn Abassi, Ibn Umeri, Ataa, nga Ibn Sirini, Ahmedi, Is’haku dhe Ebu Theur.
Thotë (Ibnul Mundhir): Këtë mendim e kam edhe unë.
Ndërsa Ebu Hurejre dhe Umer Bin AbdulAziz nuk e konsiderojnë të papëlqyer” -F-


Disa dijetarë tjerë e konsiderojnë të lejuar faljen e xhenazes në varreza.


Prej tyre Ebu Hurejre radijall-llahu anhu.


Ka transmetuar Abur-rezzak në [Musanefin e tij] me zinxhir të saktë transmetimi (siç thotë Albani) nga Nafi (tabiin) i cili thotë:
صلينا على عائشة و أم سلمة وسط البقيع، و الإمام يومئذ أبو هريرة و حضر ذلك ابن عمر.
“Kemi falur namazin e Aishes dhe Ummu Selemeh në mes të (varrezave) Bakia dhe Imam atë ditë ishte Ebu Hurejre. Ka qenë prezent aty Ibn Umeri radijall-llahu anhu.” -F-


Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
لا حرج في ذلك ، صلاة الجنائز يصلى عليها و تفعل في المقبرة.
“S’ka problem. Namazi i xhenazes falet në varreza.” -F-


Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
إذا صلى على الجنازة في المقبرة فلا بأس.
“Nëse fal namazin e xhenazes në varreza, nuk ka problem.” – F-


Thotë Shejh Abbadi All-llahu e ruajt:
فإنه يمكن أن يصلى على الجنازة في المقبرة
“Bën që të falet xhenazja në varreza.” -F-

Këta bazohen në atë se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia ka falur xhenazen një gruaje pasi e kanë varrosur.


Ndërsa disa dijetarë tjerë e konsiderojnë të ndaluar faljen e namazit të xhenazes në varreza

Këta bazohen në hadithe të përgjithshme dhe të veçanta.
Prej tyre:

نهى رسول الله صلى الله عليه وسلم عن الصلاة بين القبور
Kuptimi:
“Ka ndaluar i Dërguari i All-llahut të falet namazi brenda në varreza.”
[Ibn Hibban, sahih ALBANI]


Namazi këtu është i përgjithshëm. Përfshin edhe namazin e xhenazes.


نهى ان يصلى على الجنائز بين القبور
[Taberani, Sahih ALBANI]
Kuptimi hadithit:
“Ka ndaluar të falet namazi i xhenazes në varreza.”


Thotë imam Albani All-llahu e mëshiroftë:
لا تجوز الصلاة عليها بين القبور لحديث أنس بن مالك رضي الله عنه( أن النبي صلى الله عليه وسلم نهى أن يصلى على الجنائز بين القبور [ كتاب مختصر الجنائز]
“Nuk lejohet falja e namazit të xhenazes brenda në varreza. Duke u bazuar në hadithin e Enes Bin Malik
((Ka ndaluar Profeti të falet namazi i xhenazes brenda varrezave)).” -F-


Ky mendim është më i sakti duke u bazuar në këto argumente të qarta.


Ndërsa sa i përket atyre që e lejojnë faljen në varreza, me argumentin se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia ka falur namazin një gruaje te varri saj, pasi është varrosur, përgjigja ndaj kësaj është:

– Kjo mund të jetë e veçantë për Profetin, sepse ka ardhur në hadith:
إن هذه القبور مملوءة ظلمة على أهلها و إن الله ينورها بصلاتي
((Këto varre janë të mbushura me errësirë. Me të vërtetë All-llahu i ndriçon ato me namazin tim))
Ky është mendimi i Malikive dhe Hanefive.
Por më e sakta është që kjo nuk është e veçantë për Profetin, sepse nuk ka argument. Por është në rastin kur nuk ia ke falur para se të varroset, ia fal pasi të varroset.

– Ky është veprim, ndërsa ndalesa është fjalë. Rregulli thotë: “Fjala është më parësore se veprimi.”

– Fjala e Profetit tregon ndalesë, ndërsa veprimi i tij (që ia ka falur namazin te varri) është lejesë. Rregulli thotë: “Kur një argument e lejon diçka, dhe një tjetër argument e ndalon atë, i jepet përparësi ndalesës ndaj lejesës.”

– Falja e namazit te varri pasi është varrosur nuk është si falja e namazit para se të varroset.
Thotë Shejh ALBANI:
“Ka dallim falja e namazit në varreza, me namazin që falet te varri posaçërisht, pasi është varrosur.” -F-

Dallimi qëndron në atë se ti nuk e nxjerr nga varri per t’ia fal namazin jashtë varrezave.
Ndërsa para se muslimani të varroset, mund t’a falësh lehtësisht namazin jashtë varrezave sepse e çon xhenazen jashtë kufinjve të varrezave.

 

Ndërsa sa i përket asaj se disa Sahabe, e kanë falur namazin e xhenazes në varreza:
Veprimi i disa Sahabëve nuk është argument, sidomos kur ka argument që tregon të kundërtën.
Si dhe ka sahabe tjerë që thonë të kundërtën.

Pra, mendimi më i saktë është se nuk lejohet të falet namazi i xhenazes në varreza.

Lejohet vetëm nëse është varrosur dhe nuk ia ke fal namazin para se të varroset.
Në këtë rast e fal te varri, edhe nese ia kanë falur tjerët përpara.


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: