:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka transmetuar Buhari dhe Muslimi se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia ka fal namazin një gruaje te varri, pasi është varrosur.
Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me faljen e namazit te varri, personit i cili është varrosur.
Hanefitë dhe Malikitë thonë:
“Falja e namazit te varri, personit që është varrosur, është e veçantë për Profetin dhe jo për të tjerët.”
Ndërsa disa dijetarë tjerë thonë:
“Nuk është e veçantë për Profetin, por lejohet edhe për të tjerët. Madje është sunnet.”
Thotë Ibn Abdul Ber [në Temhid]:
من صلى على قبر أو على جنازة قد صلي عليها فمباح له ذلك.
“Lejohet t’ia fale namazin atij që është varrosur, apo xhenazes (e cila akoma nuk është varrosur).” -F-
Thotë shejkh Albani رحمه الله:
إذا كان الرجل فاتته الصلاة على الجنازة– و دفن الميت ، يجوز أن يصلى على قبره.
“Kur njeriut i ikën namazi i xhenazes dhe është varrosur i vdekuri, i lejohet t’a fale te varri i tij.” -F-
Thotë shejkh Bin Bazi رحمه الله:
إذا كنت لم تصل عليه ؛ فصل عليه و لو بعد الدفن.
“Nëse nuk ia ke falur namazin, falja namazin, qoftë edhe pasi është varrosur.”
Thotë Ibn Uthejmini رحمه الله:
إذا دفن الميت في القبر جاز أن يصلي عليه.
“Kur i vdekuri është varrosur. Lejohet t’ia falësh namazin.” -F-
Është transmetuar nga Aliu, Enesi, Ibn Umeri, Aishe dhe Ebu Musa El Esh’arij se këta ia kanë fal namazin personit pasi është varrosur.
Shejh Albani dhe Bin Bazi thonë se është Sunnet.
Thotë shejh Albani All-llahu e mëshiroftë:
هذا هو من السنة
“Kjo (falja e namazit pasi është varrosur) është prej sunnetit.”
U pyet:
حتى و لو صلي عليه صلاة الجنازة؟
A edhe nëse i është fal namazi i xhenazes para se të varroset?
U përgjigj:
نعم نعم ، اللي صلوا عليه ما صلوا عليه من قبل. فهذا من السنة ،
Po, po. Edhe nëse ia kanë fal përpara, apo nuk ia kanë fal. Kjo (dmth: falja pasi është varrosur) është prej sunnetit.” -F-
Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
السنة الصلاة على القبر ، إذا كان ما صلى على الميت يستحب أن يصلي على القبر.
“Sunnet është t’ia fale namazin te varri pasi është varrosur.
Kur personi nuk ia ka fal xhenazen të vdekurit para se të varroset, pëlqehet t’ia fale te varri, pasi është varrosur.” -F-
———-
● I FALET NAMAZI, SI NË RASTIN KUR NUK IA KANË FALUR PARA SE TË VARROSET, ASHTU EDHE NË RASTIN KUR IA KANË FALUR
Hanefitë dhe Malikitë thonë:
“I falet namazi te varri pasi është varrosur, vetëm në rastin kur nuk ia kanë falur. Ama nëse ia kanë falur para se të varroset, atëherë nuk i falet pasi është varrosur.”
Dijetarë tjerë thonë:
“I falet, si në rastin kur ia kanë falur,ashut edhe në rastin kur nuk ia kanë falur.
Madje ne rastin kur nuk ia kanë falur, është detyrë t’i falet te varri.
Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
إذا تأكدت أن شخصا ما لم يصل عليه، فعليك أن تصلي عليه. لأنها فرض كفاية.
“Nëse je i sigurtë se një personi nuk i është falur namazi xhenazes, duhet t’ia falësh, sepse ajo është detyrë Kifaje (me të cilin obligohen një grup besimtarësh). Me patjetër duhet t’i falet namazi.”
Dmth: është obligim falja e xhenazes. Nëse është varrosur pa ia falur, atëherë është detyrë t’i falet te varri.
[مجموع فتاوى ابن عثيمين 17/149]
● KOHA DERI KUR MUND T’I FALET
Sa i përket kohës se deri kur mund t’i falet namazi, pasi është varrosur, ka mospajtim:
– Disa thonë deri në tre dite.
– Disa thonë deri në një muaj.
– Disa thonë deri sa mos të jetë shpërbërë.
– Ndërsa disa thonë i falet pa kufi kohor.
Ibn Kudame thotë se shumica e dijetarëve thonë: “I falet deri në një muaj.”
قال في [ المغني] و هذا قول أكثر أهل العلم.
“Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.”
[MUGNI]
Thotë shejh Feuzani:
يصلى على الميت الى شهر، فمن كان غائبا و لم يحضر صلى عليه الى مدة شهر.
“I falet namazi të vdekurit, deri në një muaj.” -F-
Thotë shejh Bin Bazi:
فذكر العلماء أنه إذا كان شهر و ما حوله و أقل فلا بأس،
و إذا طالت المدة فلا حاجة إلى ذلك لأن الرسول لم يفعل ذلك بعد طول المدة – عليه الصلاة والسلام –
أما إذا طالت المدة على الميت فلا يشرع الصلاة عليه لمن غاب.
“Kanë përmendur dijetarët se nëse është një muaj, ose rreth një muaj, apo më pak, nuk ka problem t’i falet namazi.
Nëse zgjatet koha (dmth ka kaluar kohë e gjatë) nuk është e nevojshme t’i falet (dmth: nuk bën).
Sepse i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk e ka bërë këtë pasi ka kaluar një kohë e gjatë.
Nëse të vdekurit i ka kaluar kohë e gjatë (prej kur ka vdekur) nuk është e ligjëruar t’i falet namazi.”
Disa dijetarë, prej tyre Ibn Hazmi thonë se nuk ka argument që e kufizon deri në një muaj apo më pak.
Thotë Ibn Hazmi në [Muhal-la]:
أما أمر تحديد الصلاة يشهر أو ثلاثة أيام فخطأ،.. لأنه تحديد بلا دليل.
“Kufizimi i namazit me një muaj, apo tre ditë, është gabim.. sepse është kufizim pa argument.” -F-
Disa dijetarë e lejojnë edhe nëse kanë kaluar shumë vite, por me kushtin që në kohën kur ka vdekur personi, të kesh qenë prej atyre që e ke arrit moshën për t’u falur.
Për shembull: ti je tani 30 vjeç dhe ia fal namazin një personi që ka vdekur para 20 viteve.
Bën t’ia falësh sepse në kohën kur ka vdekur ai, ti ke qenë 10 vjeç, moshë e cila bën për t’u falur.
Ama nëse ke qenë 6 vjeç kur ka vdekur personi, nuk bën t’ia falësh, sepse kjo moshë, nuk është moshë namazi (dmth: moshë kur e kupton se ç’farë është falja, namazi).
Këtë mendim e ka Ibn Uthejmini [Esh-sherh el mumti 5/ 436]:
قال رحمه الله: ( و الصحيح أنه تصلي على القبر و لو بعد شهر ، إلا أن بعض العلماء قيده بقيد حسن قال : يشرط أن يكون هذا المدفون مات في زمن يكون فيه هذا المصلي أهلا للصلاة…
ثم قال: ( و من ثَمَّ لا يشرع لنا أن نصلي على قبر النبي صلى الله عليه وسلم.
و ما علمنا أن أحدا من الناس قال إنه يشرع أن يصلي الإنسان على قبر النبي صلى الله عليه وسلم
او على قبور الصحابة ، لكن يقف و يدعوا.
Ky kusht që e përmend Ibn Uthejmini nuk është i saktë, pasi nuk ka argument për të.
Thotë shejh Albani رحمه الله:
و أن الجواز لا يقيد بيوم او ليلة ، و إنما بعلمه الحادث بالوفاة و الدفن .
“Lejesa (për faljen e namazit të personit që ka vdekur dhe është varrosur) nuk kufizohet me një ditë apo një natë, por kufizohet me dijen (dhe me lajmin) e vdekjes së personit dhe varrimin e tij.” -F-
Dmth: kur t’i vije lajmi që filani ka vdekur dhe është varrosur, atëherë i lejohet t’ia fale namazin, edhe nëse i vjen lajmi pas disa kohësh.
Ky mendim është mendimi më i përafërt me argumentin.
Sepse argumenti tregon se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem sapo u njoftua për atë gruan që e kishin varrosur, shkoi menjëherë për t’ia fal namazin te varri i saj.
Nëse personi njoftohet për vdekjen dhe varrosjen e filanit dhe nuk shkon për t’ia fal sapo u njoftua, por e neglizhon pa arsye, dhe shkon pas disa ditëve për t’ia fal, ky veprim është jashtë asaj që na tregon argumenti.
Dmth: nëse njoftohet dhe nuk shkon, pa arsye, nga neglizhenca, ky nuk mund të shkoje pas disa ditëve që t’ia fale namazin.
Nëse kalon kohë dhe nuk shkon për t’ia fal namazin, edhe pse ka justifikim, nuk bën t’ia falësh më.
Për shembull: t’ia falësh namazin një personi që ka vdekur para disa muajsh.
Nëse ne ia hapim rrugën kësaj, atëherë i bie që t’ia falim edhe atij që ka vdekur para ca vitesh, por kjo nuk bën.
Sepse nëse i hapet rruga kësaj, atëherë i bie që edhe atyre që kanë vdekur para shumë vitesh t’ua falim namazin, dhe kështu futemi në një zinxhir, hallkat e të cilit na çojnë deri në kohën e Profetit dhe shokëve te tij.
Dmth: që t’ua falim namazin edhe atyre.
Sepse nëse ia falim xhenazen atij që ka vdekur para pesë viteve, pse mos t’ia falim edhe atij që ka vdekur para shtatë viteve.
Nëse ia falim namazin atij që ka vdekur para 20 viteve, pse mos t’ia falim edhe atij që ka vdekur para 40 viteve, sepse ai thotë s’ka argument që bën dallim kohore.
E kështu me rradhë deri sa dikush thotë pse mos t’ia falim edhe Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Pra, nëse i hapet rruga që t’i falet namazi personit që ka vdekur para disa viteve kjo na çon në një zinxhir hallkat e të cilit shkojnë deri në kohën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Por kjo nuk lejohet, sepse nuk e kanë bërë Selefët tanë të mirë.
Atë gjë që nuk e kanë bërë ata, nuk lejohet t’a bëjmë ne.
Pra, nëse vdes një i afërm i yti, apo një person me ndikim, por ti nuk e di dhe njoftohesh pasi është varrosur, lejohet të shkosh te varri dhe t’ia falësh namazin.
Nëse je në udhëtim dhe kthehesh pas disa ditëve, bën që sapo të vish, të shkosh t’ia falësh namazin te varri i tij.
Pra, sapo të njoftohesh.
Dhe sapo të kthehesh nga udhëtimi, dhe jo t’a vonosh.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم