Gjykimi i namazit në një xhami në të cilën ka varre

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Nëse robi falet në një xhami në të cilën ka varr, me besim apo me pretendimin se në këtë xhami ka bereqet dhe mirësi më shumë se në xhamitë tjera, për shkak të varrit që gjendet në të, namazi i tij është i kotë, jo i saktë. I tilli del pa namaz, dhe obligohet t’a përsërite namazin.

Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve Hanefi, Maliki, Shafii dhe Hanbeli.

Po ashtu është mendimi i të gjithë dijetarëve tjerë.


Thotë Shejh Ferkusi (All-llahu e ruajt):
و لا يختلف أهل العلم فيمن جاء المسجد الذي يوجد فيه قبر — أنه إذا صلى لأجل التبرك بالقبر أو اعتقاد أن للمسجد زيادة فضل بزيادة بركة المقبور– أن الصلاة تَبطُل، قولا واحد من أهل العلم جميعا.
“Nuk ka mospajtim te dijetarët në lidhje me personin i cili vjen (për t’u falur) te xhamia në të cilën ka varr, me qëllim TEBER-RUKI (kërkim bereqeti) nëpërmjet varrit që gjendet në atë xhami.
Apo me besimin se kjo xhami ka mirësi më shumë se xhamitë e tjera, për shkak të varrit që gjendet në të.
Namazi i tij është i kotë, jo i saktë! M
e unanimitetin e të gjithë dijetarëve. -F-


Ndërsa ai i cili falet në një xhami në të cilën ka varr, duke mos patur aspak qëllim dhe synim varrin, por i gjithë synimi i tij është të fale namazin me xhemat. Në lidhje me namazin e tij ka mospajtim te dijetarët.


Shumica e dijetarëve e konsiderojnë të papëlqyer (Mekruh) namazin në një xhami në të cilën ka varr.
Ky është mendimi i Hanefive dhe Shafive.


Ndërsa Malikitë thonë: “Lejohet dhe nuk është Mekruh (e papëlqyer).”
ذهب جمهور العلماء الى أن الصلاة في المسجد الذي فيه قبر مكروهة و هو مذهب الحنفية و الشافعية و هو رواية عن أحمد و رواية عن مالك و ذهب المالكية الى الجواز من غير كراهة.


Këta i interpretojnë hadithet të cilat ndalojnë që të bëhen varret xhamia, me interpretime të ndryshme.
Prej tyre:


– Thonë disa: “është për qëllim mos madhërimi.”

– Disa thonë: “është për qëllim mos bërja e tyre vend adhurimi.”
Dhe bazohen në fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
( اللهم لا تجعل قبري وثنا يعبد من دون الله. اشتد غضب الله على قوم اتخذوا قبور أنبيائهم مساجد)
((O All-llah mos lejo që varri im të bëhet idhull (vend adhurimi), që të adhurohet pos All-llahut. Është shtuar hidhërimi i All-llahut ndaj atyre njerëzve që i bëjnë varret e Profetëve vendfalje))
[Muetta, sahih – Albani]

– Disa tjerë thonë: “është për qëllim mos bërja e tyre kible, që të falesh në drejtimin e varreve.”
[El Mubarekfuri ne Tuhfetul eh’ uedhi]
Këta bazohen në disa argumente, një pjesë prej të cilave i kam përmendur te Tema: “Falja e namazit në varreza.”


Hanbelitë thonë: “Nuk lejohet namazi në një xhami në të cilën ka varr.”
و ذهب الحنابلة الى أن ذلك حرام و الصلاة باطلة.
و هناك رواية عن أحمد أن ذلك حرام و الصلاة صحيحة.
“Hanbelitë e konsiderojnë haram namazin në një xhami në të cilën ka varr.
E nëse falet, namazi është i kotë.”


Në një transmetim, Imam Ahmedi thotë:
“Namazi është haram, ama nëse robi falet, namazi është i saktë (nuk ka nevojë t’a përsërisë).”


Thotë Ibn Tejmije:
فالمسجد الذي على القبر لا يصلى فيه فرض و لا نفل فإنه منهي عنه.
“Xhamia e cila është ndërtuar mbi varr, nuk lejohet namazi në të. As namaz farz dhe as vullnetare.” -F-
[Mexhmu el fetava]


Thotë Ibnul kajjim All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن القيم في [ زاد المعاد ] عن الصلاة في المسجد الذي فيه قبر: و لا يجوز و لا تصح الصلاة في هذا المسجد.
“Nuk lejohet dhe as nuk është i saktë namazi në këtë xhami (në të cilën ka varr).” -F-


Thotë shejh Bin Bazi:
الصلاة في المسجد الذي فيها القبر لا تصح .
“Xhamia në të cilën ka varr, nuk është i saktë namazi në të.” -F-


Thotë shejh Albani:
ينهى عن الصلاة في هذا المسجد ( يعني في المسجد الذي فيه قبر )
“Është i ndaluar namazi në këtë xhami (në xhaminë në të cilën ka varr).” -F-

———–


Dijetarët të cilët e ndalojnë faljen në xhaminë ku ka varr, janë ndarë në dy mendime në lidhje me saktësinë e namazit.

– Disa thonë: “Namazi është i kotë, jo i saktë.” Ky është mendimi i shumicës prej tyre.

– Disa prej tyre thonë: “Namazi është i saktë, por me mëkat.”


Shejh Albani duket sikur ka dy mendime.


Në një vend thotë: “Namazi nuk është i saktë.”
ما تصح الصلاة في مسجد فيه قبر فيه اي كان القبر منه…لأن المسجد هذا بني على معصية الله.
[ متفرقات للالباني268]
“Nuk është i saktë namazi në një xhami në të cilën ka varr, sepse kjo xhami është ndërtuar në kundërshtim të All-llahut.” -F-


Në një vend tjetër thotë: “Namazi është i saktë.”
أما القول ببطلان الصلاة فيه دون قصد، فليس عليه نهي خاص يمكن الاعتماد عليه، و لا يمكن أن يقاس عليه قياسا صحيحا،
و لعل هذا هو السبب في ذهاب الجمهور الكراهة دون البطلان.
“Sa i përket mendimit se namazi në të (dmth: në xhaminë ku ka varr) është i kotë (jo i saktë), nuk ka ndalesë specifike në të cilën mund të mbështetemi.
Dhe as nuk mund të bëjmë krahasim (analogji) të saktë.
Dhe mbase kjo është arsyeja se pse shumica e dijetarëve mendojnë që namazi është i saktë.”
[Tehdhir Esseexhid]


Disa dijetarë tjerë bëjnë dallim ndërmjet xhamisë e cila është ndërtuar mbi varr dhe xhamisë në të cilën është futur varri më pas (pasi është ndërtuar).


Thotë Ibn Uthejmini:
الصلاة في المسجد فيه قبر على نوعين:
الاول: أن يكون القبر سابقا على المسجد بحيث بني المسجد على القبر، فالواجب هجر هذا المسجد و عدم الصلاة.
و النوع الثاني: أن يكون المسجد سابقا على القبر بحيث يدفن الميت فيه بعد المسجد ، فالواجب نبش القبر و إخراج الميت منه ودفنه مع الناس، أما المسجد فتجوز الصلاة فيه بشرط أن لا يكون القبر أمام المصلي لأن النبي صلى الله عليه وسلم نهى عن الصلاة الى القبور.
[مجموع فتاوى ابن عثيمين م،١٢]
“Namazi në një xhami në të cilën ka varr është dy lloje:

– Kur varri ka qenë para se të ndërtohet xhamia, dhe xhamia është ndërtuar mbi të. Në këtë rast është detyrë bojkotimi i kësaj xhamie, dhe mos falja aty.

– Kur xhamia është para varrit, dhe i vdekuri është varrosur aty pasi ishte ndërtuar xhamia. Në këtë rast është detyrë zhvarrosja dhe nxjerrja e të vdekurit nga varri dhe xhamia, dhe varrosja e tij me njerëzit e tjerë, ndërsa namazi lejohet të falet në këtë xhami (nëse nuk e heqin varrin), me kusht që varri të mos jetë para atij që falet, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që të falet namazi në drejtim të varrit.”

[Mexhmu fetava Ibn Uthejmini v.12]


Thotë:
إذا كان المسجد مبنيا على القبر فالصلاة فيه لا تصح لأن هذا المسجد محرم و يجب هدمه
وإذا كان المسجد سابقاو دفن فيه ميت فينظر : إذا كان القبر في جهة القبلة فإنه لا يصلى في هذا المسجد لأن النبي صلى الله عليه و سلم قال : (( لا تصلوا الى القبور ))
و أما إذا كان على يمين مستقبِلِ القبلةِ أو يسارِه أو خلف ظهره فلا بأس.
“Nëse xhamia është ndërtuar mbi varr, atëherë namazi në të nuk është i saktë, sepse kjo xhami është ndërtuar në kundërshtim të All-llahut, dhe është detyrë shembja e saj.
E nëse xhamia është ndërtuar përpara, dhe i vdekuri është varrosur në të më pas, në këtë rast shohim:

Nëse varri është nga ana e kibles, nuk lejohet falja në këtë xhami, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ((mos u falni në drejtim të varreve)).
E nëse është nga ana e djathtë e tij apo ana e majtë, apo nga mbas tij, nuk ka problem.” -F-


Thotë shejhu në [Silsiletu likail Meftuh 020-b]:
إذا كان القبر بين يديك فلا تصل.
و اذا كان القبر خلف ظهرك أو عن يمينك أو عن شمالك فينظر هل القبر سابق على المسجد، ام أن المسجد بني عليه، و في هذه الحالة لا تصل أيضا،
و إن كان المسجد سابقا على القبر فصُلِّيَ.
“Nëse varri është para teje mos u fal.
E nëse varri është pas teje, apo në të djathtën tënde, apo në të majtën tënde, atëherë shikohet:

Nëse varri ka qenë përpara xhamisë dhe xhamia është ndërtuar mbi varr, në këtë rast mos u fal.
E nëse xhamia është ndërtuar përpara varrit, në këtë rast falet namazi (dmth: lejohet të falet namazi në këtë xhami).” -F-


Pra, në mendimin e shejhut, nëse xhamia është ndërtuar mbi varr, namazi nuk lejohet.

E nëse xhamia është ndërtuar përpara varrit, dhe personi është varrosur në të pasi është ndërtuar xhamia, lejohet falja e namazit.

Po ashtu, shejhu dhe ata që e kanë këtë mendim, bëjnë dallim në lidhje me vendin në të cilin ndodhet varri në xhami:

Nëse varri është në anën e kibles, para atij që falet, nuk lejohet namazi.
E nëse falet, namazi nuk ështe i saktë (është detyrë t’a përsërite).
E nëse është djathtas, apo majtas, apo mbas, lejohet namazi.


Shumica e dijetarëve që e ndalojnë namazin në xhaminë në të cilën ka varr, nuk bëjnë dallim ndërmjet xhamisë e cila është ndërtuar mbi varr, dhe xhamisë në të cilën është futur varri pasi është ndërtuar xhamia.

Si dhe, nuk bëjnë dallim në lidhje me vendin ku ndodhet varri, në raport me saktësimin e namazit.


Thotë shejh Albani:
الأحاديث التي جاءت تنهى عن اتخاذ المساجد على القبور هي مطلقة لم تفرق بين أن يكون القبر في جهة القبلة أو في دبر القبلة أو في أي جهة أخرى.
“Hadithet të cilat ndalojnë bërjen e vendfaljeve (xhamive) mbi varre, janë përgjithësuese. Nuk bëjnë dallim ndërmjet varrit i cili ndodhet në anën e kibles, apo nga ana e pasme, apo nga çdo anë tjetër.” -F-
[Silsiletul Hude uen Nur 543]


Që do të thotë se: në ç’farëdo ane të xhamisë qoftë varri, nuk lejohet namazi.

Ama nëse varri ndodhet nga ana e kibles, mëkati pa dyshim që është më i madh.


Thotë shejh Albani:
لكن إذا كان الصلاة في المسجد المبني على القبر هي موجهة الى جهة القبر ايضا فتكون معصية مضاعفة،
المعصية الأولى حيث يصلي في مسجد فيه قبر،
و المعصية الأخرى حيث يَتَوَجَّه بصلاته الى القبر.
“Nëse namazi në xhaminë e ndërtuar mbi varr, është në drejtim të varrit, mekati është dyfish:
Mëkati i parë: që po falet në një xhami në të cilën ka varr.
Dhe mëkati tjetër: që po falet në drejtim të varrit.”
[متفرقات للالباني 268]

 

Thotë shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
ففي هذه النقول ما يؤيد ما ذهبنا اليه من كراهة الصلاة في المساجد المبنية على القبور مطلقا، سواء صلى إليها أو لا ،
فيجب التفريق بين هذه المسألة و بين الصلاة الى القبر الذي ليس عليه مسجد ،
ففي هذه الصورة إنما تحقق الكراهة عند استقبال القبر.
“Këto transmetime e përforcojnë mendimin tonë që është se: qortueshmëria e namazit në xhamia të ndërtuara mbi varre është e përgjithshme, si në rastin kur falesh në drejtim të varreve, dhe si në rastin kur nuk falesh në drejtim të tyre (për sa kohë që varri ndodhet në xhami).

Dhe është detyrë të bëhet dallim ndërmjet kësaj çeshtje (dmth: namazit kur varri është në xhami), dhe namazit në drejtim të varrit (në vend të hapur) mbi të cilin nuk është ndërtuar xhami. Në këtë rast, qortueshmëria qëndron te kthimi në drejtim të varrit.” -F-
[Tehdhir Essexhid]

Dmth: qortueshmëria e faljes në xhami në të cilën ka varr, qëndron në faktin se në xhami gjendet varr, dhe jo në faktin se në cilën anë të xhamisë ndodhet varri.


Pra, përderisa varri gjendet në xhami (në ç’farëdo ane të xhamisë qoftë ai), është i qortuar namazi në xhami, sepse ti po falesh në një vend ku ka varr, dhe nuk ka të bëje se në cilën anë të atij vendi ndodhet varri.

Ndërsa, kur varri ndodhet në vend të hapur, jo në xhami, qortueshmëria qëndron te falja në drejtim të varrit.


-Falja në drejtim të varrit në këtë rast është për qëllim: kur ndërmjet teje dhe kibles ka varr, ama kur personi falet nga varri dhe jo nga kibla, kjo në këtë rast është shirk (e kam përmend fjalën e shejh Albanit në lidhje me këtë).

E nëse varri është nga e djathta apo e majta e atij që falet, apo mbas tij, nuk është i qortueshëm namazi.

Varri duhet të jetë larg, jo ngjitur. Nëse është larg nuk ka problem.
Ama nëse varri është ngjitur, edhe pse është majtas, apo mbas teje nuk lejohet namazi, sepse po falesh te varri, në një vend ku ka varr, dhe falja në një vend ku ka varr nuk lejohet.

Ky është kuptimi i fjalës së shejh Albanit.

Fjala e Shejhut: “E QORTUESHME”
nuk është për qëllim MEKRUHU (e pa pëlqyer), dmth: nuk është haram, jo.
Por me këtë term shejhu ka për qëllim atë që njihet te Selefi në përgjithësimin e fjalës (termit) Mekruh: Kur ata e përgjithësojnë, kanë për qëllim atë ç’farë është e ndaluar (Haram).

Me argumentin se shejhu në shumë vende tjera (libra dhe audio) e konsideron të ndaluar faljen në xhaminë në të cilën ka varr.


Thotë shejh Albani:
ما تصح الصلاة في مسجد فيه قبر في أي مكان كان القبر منه.
“Nuk është i saktë namazi në një xhami në të cilën ka varr, në ç’farëdo vendi të xhamisë qoftë varri..


Thotë:
إذا كان الصلاة في المسجد المبني على القبر هي موجهة الى جهة القبر ايضا فتكون المعصية مضاعفة،
المعصية الأولى حيث يصلي في مسجد فيه قبر….
“Nëse personi në xhaminë e cila është ndërtuar mbi varr, falet në drejtim të varrit (dmth: varri është nga ana kibles), mëkati është dyfish:
Mëkati i parë është: falja e tij në xhami në të cilën ka varr.
Mëkati tjetër është: kur falet në drejtim të varrit.” -F-
[متفرقات للألباني 268]


Thotë shejhu:
أن النهي عن الصلاة في المساجد المبنية على القبور كالنهي عن الصلاة في الأوقات المحرمة .
“Ndalesa e faljes së namazit në xhamia të ndërtuara mbi varre, është si ndalesa e namazit në kohët e ndalura.”
[Silsiletul hude uen- nur 543]


Këto fjalë të shejhut deshmojnë se: në mendimin e shejh Albanit nuk lejohet falja në xhaminë ku ka varr.

 

● Disa dijetarë e lejojnë faljen në xhaminë e cila ka varr, por me kusht


Nëse ka xhami tjetër dhe ka mundësi me shku te ajo, nuk i lejohet me u fal në këtë xhami ku ka varr.

E nëse nuk ka, apo ka, por nuk e arrin dot, atëherë i lejohet t’a fale namazin me xhemat në këtë xhami ku ka varr.


Thotë Shejh Albani:
الذي يقصد المسجد من أجل القبر فلا شك بأنه لا صلاة له .
أما من يصلي في هذا المسجد و ليس في باله أبدا أنه يصلي فيه من أجل القبر ، فصلاته صحيحة،
لكن ينهى عن الصلاة في هذا المسجد ؛ لأنه النهي عن الصلاة في المسجد الذي فيه قبر هو من باب سد الذريعة ، كالنهي عن الصلاة في الأوقات المكروهة.
“Ai i cili synon xhaminë (shkon per t’u falur) për shkak të varrit, pa dyshim që nuk ka namaz (dmth: nuk është i saktë namazi i tij. Obigohet t’a përsërite).
Ndërsa ai i cili falet në atë xhami, duke mos menduar aspak se po shkoj të falem për shkak të varrit, namazi i tij është i saktë.” -F-


Thotë shejhu:
فأنا أرى استنباطا و اجتهادا أن المسجد المبني على القبر أنه يمكن أن تجوز الصلاة فيه في بعض الظروف الاستثنائية مثلا : بينما رجل يمشي في طريقه الى داره الى عمله. إذا به يسمع الأذان و هو يعلم أن هذا المسجد فيه قبر، و أنه يجب عليه أن لا يقصد هذا المسجد بالصلاة فيه ، لكن هو بين أن يدخل و يصلي فيه و بين أن تفوته صلاة الجماعة
فإذا دار الأمر بين هذين الأمرين تغلب وجوب فريضة صلاة الجماعة على تحريم الصلاة في المسجد المبني على القبر،
ذلك لأن النهي عن الصلاة في المسجد المبني على القبر من باب سد الذريعة، كما أن الصلاة في الأوقات المكروهة من باب سد الذريعة،
لكن إذا ادَّاركهُ الوقت و لم يكن هناك إمكان إلا أن يدع الصلاة حتى يخرج الوقت كله أو أن يصلي في الوقت الكراهة ، هذا أولى من أن يُضيِّع الصلاة بالكلية ، كذلك اذا دار الأمر بين أن يضيع فريضة صلاة الجماعة و بين أن يصلي في مسجد الكراهة ، فرُجِّحت الصلاة في هذا المسجد على ان يصلي وحده في بيته أو في مكان آخر،
هذا بطبيعة الحال معناه أو هذه الصورة إنما نعني بها أنه إذا لم يكن في علمه أو لم يكن في استطاعته أن يدرك الصلاة مع الجماعة في مسجد آخر ليس فيه قبر….

و هذا يجب أن نلاحظه لأنني أعرف بتجربتي الخاصة أن كثيرا من إخواننا السلفيين لا يلاحظون هذا التفريق، فبمُجَرَّد أن يعلموا أن مسجدا فيه قبر، لا يصلون فيه، و لو فاتتهم صلاة الجماعة، هذا خطأ.
[ سلسلة الهدى و النور 543]
“Në disa raste (situata), mundet që të lejohet namazi në një xhami e cila është e ndërtuar mbi varr.
Për shembull: është duke ecur rrugës për në shtëpi, apo për në punë, dhe dëgjon ezanin. Ky e di se në këtë xhami ka varr, si dhe e di që nuk lejohet falja në këtë xhami, por në këtë rast ky ose do futet të falet, ose do i ike namazi me xhemat.

Në këtë rast, obligimi i faljes së namazit me xhemat në xhami e mund ndalesën e faljes në një xhami të ndërtuar mbi varr (dmth: është më parësore).

Kjo, sepse ndalesa e faljes në xhami të ndërtuar mbi varr është për shkak të mbylljes së çdo shtegu (rruge dhe mjeti) që të shpie në haram (në rastin konkret: në shirk).
Ashtu sikurse ndalesa e faljes në kohët e ndaluara është për shkak të mbylljes së çdo rruge (që të shpie në shirk).

(Dmth: nuk është haram në vetvete, sepse nuk është haram të falesh, por ndodh që nëse falesh në një kohë të caktuar, apo vend të caktuar mund të bëhet mjet dhe rrugë që të shpie në shirk, prandaj e ndalon sheriati, si rastin për të cilin po flitet.)

Nëse e kap koha (kur nuk lejohet namazi në atë kohë) dhe nuk ka zgjidhje tjetër përpos t’a lëre namazin derisa të dale koha, ose të falet në kohë të ndaluar, atëherë falja në kohë të ndaluar, në këtë rast, është më parësore, sesa t’i humbe namazi me xhemat.

Kështu edhe në rastin kur ai është në situatën që:

– Ose do t’a humbe namazin me xhemat.
– Ose do t’a fale atë në xhami ku ka varr.

Në këtë rast, më parësore është të falet në këtë xhami, sesa të falet vetëm në shtëpinë e tij apo diku tjetër.

Dhe natyrisht këtu kemi për qëllim rastin kur ai nuk di (ndonjë xhami tjetër),
apo nuk mundet me e arrit namazin me xhemat në një xhami tjetër ku nuk ka varr.

Kësaj çështje duhet t’i kushtojmë kujdes (vëmendje)!
Sepse nga përvoja ime personale e di se, shumë prej vëllezërve tanë selefinj nuk i kushtojnë kujdes (vëmendje) kësaj ndarje (ndërmjet faljes në xhami ku ka varr me qëllim që të kapësh namazin me xhemat dhe mos faljes). Sapo të informohen se në këtë xhami ka varr, (distancohen) nuk falen aty, edhe pse iu humb namazi me xhemat. Kjo është gabim.” -F-
[Silsiletul Hude uen nur 543]


Pra, shejhu ka mendimin se: nëse nuk ke mundësi t’a arrish (kapësh) namazin me xhemat në një xhami tjetër ku nuk ka varr, atëherë lejohet t’a falësh namazin me xhemat në këtë xhami ku ka varre.
Kjo është më mirë sesa të falesh vetëm.

Kjo, sepse ndalesa është e llojit ‘ndalesë si pasojë, si mjet’ (dmth: mbyllje e rrugës që të shpie në haram, apo shirk). Dhe nuk është ndalesë në vetvete.

Këto lloj ndalesash siç thotë shejhu, por edhe dijetarë tjerë para tij si Ibn Tejmije, Ibnul Kajjimi etj. lejohen në raste të nevojshme, apo të dobishme.


Thotë Ibn Tejmije:
النهي إذا كان لسد الذريعة أبيح للمصلحة الراجحة.
“Ndalesa e cila është mbyllje e rrugës që të shpie te harami (ndalesa si pasojë, si mjet) lejohet në raste dobie (kur dobia është më e madhe se dëmi).” -F-

———–

Mendimi më i përafërt është:
Nuk lejohet falja në një xhami ku ka varr brenda saj, pa përjashtim.

Përpos në rastin kur nuk e kap dot namazin me xhemat diku tjetër, dhe ke frikë se të ikën, atëherë lejohet të falesh në këtë xhami.

Por me kushtin që: mos të jetë varr të cilin e adhurojnë përpos All-llahut. Ku bëhet tauaf rreth tij, apo luten te ai, apo ç’farëdo lloj adhurimi i cili bëhet i hapur.
Kjo xhami në këtë rast më shumë merr formën e një vend shirku, sesa vend ku adhurohet All-llahu.

Gjë tjetër plus, Imami i bie të jetë dakort me shirkun e tyre, përderisa hesht, dhe rri aty. Kjo e vë në pikëpyetje të madhe faljen pas tij.

Kjo sa i përket namazit në një xhami në të cilën ka varr.


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: