Gjykimi i namazit në një xhami përreth së cilës ka varre

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Varret të cilat ndodhen përreth një xhamie:

– Ose janë varre të cilat gjenden aty që para se të ndërtohet xhamia.
– Ose janë varre të vendosura pasi është ndërtuar xhamia.

Xhamia e cila është në mes të varreve (të cilat gjenden aty që para ndërtimit të xhamisë), ekziston frika që kjo xhami është ndërtuar mbi varre.


Shejh Albani thotë:
“Një xhami e cila është ndërtuar ndërmjet varreve, dhe ato varre janë para ndërtimit të xhamisë, vështirë të mendohet se është lënë një vend bosh, dhe të vije dikush më vonë të ndërtoje një xhami aty.
Frika është se, ajo xhami është ndërtuar mbi varre. Megjithatë kjo çeshtje kthehet te banorët e atij vendi të cilët e njohin historikun e atyre varreve.” -F-


Në përgjithësi varret të cilat ndodhen përreth xhamive, janë vendosur (apo gjenden aty) pas ndërtimit të xhamisë.
Mund të ketë ndonjë rast që varret kanë qenë aty para ndërtimit të xhamisë.
Ose ndodh që ka patur varre aty, dhe më vonë është ndërtuar xhamia afër varreve dhe pastaj me kalimin e kohës janë shtuar varret në anët tjera të xhamisë.

Në shumicën e rasteve varret të cilat i shohim përreth xhamive, janë vendosur pas ndërtimit të xhamive.


Thotë shejh Bin Bazi:
لأن هذا عادة جارية في كثير من البلدان يدفنون حول المساجد ، فلا يضرها ذلك شيئا.
و قال رحمه الله : و المقصود أنه الدفن حول المساجد لا بأس به ؛ لأنه أسهل على الناس ، فإذا خرجوا من المسجد دفنوه حول المسجد، فلا يضر ذلك شيئا. و لا يؤثر في صلاة المصليين.
[مجموع فتاوى الشيخ ابن باز 13/ 357 ]
“Është zakon në shumë vende që të vdekurit varrosen përreth xhamisë.
Varrosja e njerëzve përreth xhamisë nuk ka problem, sepse është më e lehtë për njerëzit. (Pasi kanë falur xhenazen në xhami) dalin nga xhamia dhe e varrosin rreth xhamisë.
Kjo nuk dëmton aspak, dhe as nuk ndikon në namazin e namazlive.” -F-
——————

 



● NË LIDHJE ME GJYKIMIN E NAMAZIT NË NJË XHAMI PËRRETH SË CILËS KA VARRE, KA MOSPAJTIM TE DIJETARËT


Disa thonë: Nëse varret janë afër xhamisë dhe nuk ka mur apo rrugë që i ndan nga xhamia, namazi në atë xhami nuk lejohet dhe nuk është i saktë.


U pyet shejh Feuzani (All-llahu e ruajt) për rastin kur varret janë afër xhamisë përafërsisht një metër?
قال الشيخ : هذه متصلة ( بالمسجد )، لا يجوز الصلاة في هذا المسجد، إنما تجوز لو كان المقبرة مفصولة عن المسجد، مفصولة بالشارع بساحة من الارض… أما إذا كان الجدار واحد، هذا اتصال و لا يجوز.
[حكم الصلاة في مسجد بينه و بين المقبرة جدار صالح الفوزان ]
“Këto varre konsiderohen të ngjitura me xhaminë, dhe si e tillë, nuk lejohet namazi në këtë xhami.
Lejohet namazi në këtë xhami nëse varret janë të ndara nga xhamia me rrugë, apo ndërmjet tyre ka hapësirë (fushë, tokë të gjerë).
Ama nëse është vetëm një mur (shejhu ndoshta ka për qëllim: vetëm murin e xhamisë), në këtë rast konsiderohen të ngjitura me xhaminë, dhe nuk lejohet namazi në këtë xhami.” -F-


Thotë shejh Feuzani:
إذا كان بينهما سوق أو طريق أو أرض فضى ؛ فلا علاقة للمسجد بالقبر ، فصل في هذا المسجد .
أما إذا كان القبر ما بينه و بين المسجد الا الجدار فقط لا تصح الصلاة في هذا المسجد؛ لأن النبي صلى الله عليه وسلم نهى عن الصلاة عند القبور.
“Nëse ndërmjet varreve dhe xhamisë ka treg, rrugë apo tokë të hapur të gjerë, në këtë rast xhamia nuk ka lidhje (nuk është e ngjitur) me varrin, kështu që falu në këtë xhami.
Ama, nëse ndërmjet varrit dhe xhamisë ka vetëm një mur, atëherë namazi në këtë xhami nuk është i saktë, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar të falet namazi në varreza.” -F-


Disa dijetarë tjerë bëjnë dallim ndërmjet varreve që ndodhen anash xhamisë, dhe varreve që ndodhen para xhamisë nga ana e kibles.


Thotë Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë):
ما دام المسجد مقاما ما يضر كون القبور عن يمينه و شماله ما يضره،
يصلون في ذلك و لا حرج عليهم.
و إذا كانت القبور قريبة من جهة الغرب الى القبلة فينبغي أن يكون بين المسجد و بين القبور جدار آخر تَحجُز المقبرة عن المسجد، هذا هو الأولى و الأكمل .
“Përderisa xhamia është ndërtuar, varret që ndodhen nga e djathta dhe e majta e saj nuk dëmtojnë, le të falen në atë xhami, nuk ka problem.
Ama, nëse varret janë afër xhamisë nga ana e kibles, duhet që të bëhet një mur tjetër ndërmjet xhamisë dhe varreve, që të ndaje varrezat nga xhamia. Kjo është më parësore dhe më e plotë.”

Thotë:
أما إن كانت عن يمين المسجد أو عن شماله اي:عن يمين المصلين أو عن شمالهم فلا يضرهم شيئا ؛ لأنهم لا يستقبلونها.
“Ama, nëse varret janë nga ana e djathtë apo e majtë e xhamisë, dmth: nga ana e djathtë e namazlive dhe e majta e tyre, kjo nuk i dëmton gjë (nuk ka problem), sepse ata nuk po falen në drejtim të varreve.”
[El Fetawa El Bazijje. binbaz.org]


Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
إذا كانت القبور في القبلة فإن الأمر أشد، و لو لا جدار المسجد الذي يحول بين المسجد و بين القبور لقلنا: إن الصلاة لا تصح…
“Nëse varret janë nga ana e kibles, çeshtja është më e rëndë. Po të mos ishte muri i xhamisë, i cili bën ndarjen ndërmjet xhamisë dhe varreve, do thonim që namazi nuk është i saktë.” -F-
——————




● MURI NDËRMJET XHAMISË DHE VARREVE


Sa i përket murit ndërmjet xhamisë dhe varreve ka mospajtim te dijetarët.

Thotë Ibn Uthejmini:
أما القبور التي بينها و بين المسجد جدار المسجد فمن العلماء من قال إنه لا يصح ، لا تصح الصلاة و لا يجوز أن يُبنى قبر أمام المسجد على هذا الوجه.
و بعض العلماء يقول: يصح ، و ذلك لأن الذي يصلي في داخل المسجد لا يرى قبورا يصلي اليها،
و الصحيح أنه للحاجة و الضرورة لا بأس به.
سئل: و الذي في المُؤخِّرة يا شيخ ؟
قال: لا. الذي في المؤخرة لا يضر ، إلا إذا كان المسجد مبنيا على القبور..
“Në rastin kur varret dhe xhamia ndahen mes tyre vetëm nga muri i xhamisë:

– Disa dijetarë thonë: Namazi nuk është i saktë.
– Disa dijetarë tjerë thonë: Namazi është i saktë, sepse ai i cili falet brenda xhamisë nuk i shikon varret drejt të cilave po falet.

Mendimi më i saktë është se: në raste nevoje dhe domosdoshmërie nuk ka problem (falja në këtë xhami e cila ndahet nga varret, vetëm nga muri i xhamisë).” -F-


U pyet shejh Bin Bazi në lidhje me një xhami e cila ndodhet në mes të varreve. Varret e rrethojnë nga e djathta dhe e majta e saj, dhe distanca ndërmjet varreve dhe xhamisë është dy metra.
سئل ابن باز عن مسجد يقع وسط المقابر التي تحيط به من الشمال و الجنوب ط، و المسافة بينه و بين الجهة الشمالية متران، و كذلك الجنوبية متران ؟
فأجاب الشيخ رحمه الله تعالى: لا حرج في بقاء المسجد المذكور لأن العادة جارية أن الناس يدفنون حول المساجد، فلا يضر ذلك شيئا،
و المقصود أنه الدفن حول المساجد لا بأس به ؛ لأنه أسهل على الناس، فإذا خرجوا من المسجد دفنوه حول المسجد، فلا يضر ذلك شيئا، ولا يؤثر في صلاة المصليين، لكن إذا كان في قبلة المسجد شيء من القبور فلأحوط ان يكون بين المسجد و بين المقبرة جدار آخر غير جدار المسجد، أو طريق يفصل بينهما ، هذا هو الاحوط و الأولى ليكون ذلك أبعد عن استقبالهم للقبول
[ مجموع فتاوى الشيخ ابن باز 13/357]

Thotë shejhu:
و الظاهر انه لا يضر ذلك شيئا لأن هذا عادة جارية في كثير من البلدان يدفنون حول المساجد فلا يضر ذلك شيئا، المقصود أن من عادة بعض الناس في بعض البلدان انهم يدفنون حول المساجد لأنه أسهل عليهم اذا خرجوا من المسجد دفنوا حول المساجد فلا يضر ذلك شيئا و لا يؤثر في صلاة المصليين،
لكن إذا كان في قبلة المسجد شيئا من القبور فالأحوط أن يكون بين المسجد و بين المقبره جدار آخر غير جدار المسجد، هذا هو الأحوط و الأولى ليكون أبعد عن استقبالهم للقبور.
“Qëndrimi i xhamisë së përmendur (aty ku është) nuk është problem.
Është zakon në shumë vende që njerëzit t’i varrosin përreth xhamisë.
Varrimi i njerëzve përreth xhamive nuk ka problem; për shkak se është më e lehtë për njerëzit. (Pasi kanë falur namazin e xhenazes), dalin nga xhamia dhe e varrosin rreth xhamisë. Nuk ka problem në këtë gjë, dhe as nuk ndikon në namazin e namazlive.
Por, nëse nga ana e kibles ka varre, më e mira dhe më larg dyshimit është që të bëhet një mur tjetër plus murit të xhamisë ndërmjet varreve dhe xhamisë, apo një rrugë e cila ndan varret nga xhamia. Kjo është më parësore, ashtu që me këtë të jenë më larg drejtimit nga varret.” -F-

[[Shejhu me murin e xhamisë ka për qëllim xhaminë si ndërtesë objekti, dhe jo murin rrethues. Që mos të këqkuptohet]]


Thotë shejhu në një tjetër fetwa:
إذا كانت القبور قريبة من جهة الغرب الى القبلة فينبغي أن يكون بين المسجد و بين القبور جدار آخر تَحجُز المقبرة عن المسجد، هذا هو الأولى و الأكمل.
“Nëse varret janë afër xhamisë nga ana kibles, duhet që ndërmjet xhamisë dhe varreve të bëhet një mur tjetër (plus murit të xhamisë si ndërtesë) që të ndaje varret nga xhamia. Kjo është më parësore dhe më e plotë.” -F-


Në një fetwa tjetër thotë:
و الواجب ان يكون مفصولا بينهما بجدار حتى لا يصلى إليها.
“Është detyrë që të jenë të ndara ndërmjet tyre (xhamia nga varret) ashtu që mos të falen në drejtim të varreve.” -F-


Shejhu këtu ka për qëllim murin e xhamisë (All-llahu e di më së miri), dhe jo mur tjetër plus murit të xhamisë. Kjo duke u bazuar në fetwat e tjera të shejhut ku shprehet qartë se: ‘muri tjetër plus murit të xhamisë është më mirë, me parësor, më i plotë dhe më larg dyshimit.’ Që do të thotë se nuk është detyrë.


Dikush mund të thotë: “Si mund të jetë muri i xhamisë, ndarës, ndërmjet xhamisë dhe varreve, ku vetë muri është pjesë e xhamisë?”


Duhet të dimë se:
Xhamia konsiderohet xhami edhe nëse nuk është ndërtesë, por thjesht një tokë e destinuar (vakëf) për xhami, në formë të përhershme, edhe nëse është e rrethuar me gardh.


Thotë Ibn Uthejmini:
فالمسجد: ما أعد للصلاة فيه دائما و جعل خاصا بها ، سواء بني بالحجارة و الطين و الاسمنت. ام لم يُبْنَ.
“Xhami është ajo (tokë, vend) që është lënë, veçuar (destinuar) që të falet namazi aty përgjithmonë (jo përkohësisht).
Si në rastin kur ndërtohet me gurë, apo me baltë, apo me çement, apo e pandërtuar (jo ndërtesë).” -F-

Dmth: nuk është kusht të jetë ndërtesë, edhe nëse është e rrethuar me gardh, apo ka mbulesë me kashtë, të ngritur mbi shtylla druri, siç ka akoma në disa vende të varfëra.



● Disa dijetarë tjerë e konsiderojnë obligim bërjen e një muri tjetër plus murit të xhamisë që të bëje ndarje ndërmjet murit të xhamisë dhe varreve nga ana e kibles.


Thotë shejh Albani:
يقول ( الإمام أحمد ) : بأن المقبرة إذا كانت قبلي المسجد لا يكفي أن يكون جدار المسجد هو فاصلا بين المسجد و بين القبر، بل لا بد من بناء جدار آخر يفصل جدار المسجد عن القبور.
[ فتاوى عبر الهاتف و السيارة 112]

“Thotë Imam Ahmedi:
Nëse varrezat ndodhen para xhamie nga ana e kibles, nuk mjafton vetëm muri i xhamisë si ndarje ndërmjet xhamisë dhe varrit, por duhet medoemos të bëhet një mur tjetër i cili ndanë ndërmjet murit të xhamisë dhe varreve.” -F-


U pyet shejh Albani në lidhje me një varr që ndodhet para xhamisë nga ana e kibles. Në këtë varr kanë mbledhur dhe futur në të eshtrat e varreve që kanë qenë në territorin e xhamisë?

Tha shejhu:
لكن هذا القبر الذي جمعت فيه تلك العظام و هو في قبلي المسجد فينبغي أن يفصل بين جدار المسجد و بين القبر بجدار آخر…
“Ky varr në të cilin kanë mbledhur dhe futur eshtrat, i cili ndodhet para xhamie nga ana kibles, duhet që të bëhet ndarje ndërmjet murit të xhamisë dhe varrit, me një mur tjetër.” -F-


Thotë në një fetwa tjetër:
أنا أقول: يجب أن يكون فيه جدار يفصل بين القبر و بين جدار المسجد.
[ فتاوى عبر الهاتف و السيارات 117]
“Është obligim që të ketë një mur tjetër i cili bën ndarje ndërmjet varrit dhe murit të xhamisë.” -F-


Shumica e dijetarëve nuk e konsiderojnë obligim bërjen e këtij muri.

——————

 

▪ Personalisht, anoj (por jo plotësisht) te ajo që: bërja e këtij muri nga ana e kibles është obligim, sidomos kur varret janë shumë afër xhamisë.

▪ Ndërsa, nëse muri i xhamisë është i shkurtër aq sa ai që falet në xhami i sheh varret para vetes, në këtë rast, ndërtimi i këtij muri është obligim.

▪ Sa i përket namazit: Mendimi i atyre që thonë se “namazi është i saktë”, është mendimi me i përafërt.

 

Pra, si në rastin kur ka mur tjetër plus murit të xhamisë, dhe si në rastin kur nuk ka mur tjetër plus murit të xhamisë, namazi është i saktë. Sepse:

– Nuk ka argument qe nuk e lejon namazin në këtë xhami dhe që e konsideron atë të pasaktë.
   Argumentet ndalojnë faljen në varreza.
   Xhamia nuk është në varreza.
   Varret janë të vendosura aty pas ndërtimit të xhamisë.

– Argumentet ndalojnë faljen në drejtim të varreve. Në këtë rast muri i xhamisë bën ndarje ndërmjet namazliut dhe varrit, dhe nuk konsiderohet që po falet në drejtim të varreve.

– Përveç rastit nëse muri i xhamisë është i shkurtër, aq sa ai që po falet i sheh varret. Në këtë rast nuk lejohet namazi në këtë xhami, dhe nuk është i saktë, përpos nëse nuk ka xhami tjetër. Vetëm në këtë rast lejohet falja e farzit në këtë xhami.

 

▪ Ndërsa, nëse varret janë nga e djathta e xhamisë apo e majta, apo mbrapa saj nga ana e kundërt e kibles, (si rasti i xhamisë Et’ hem Beu në qendër), çeshtja është më e lehtë.
Bërja e murit tjetër në këtë rast është e pëlqyer.
Ndërsa namazi lejohet, dhe është i saktë, si në rastin kur muri i xhamisë është i plotë, ashtu edhe në rastin kur muri është i shkurtër.
Madje edhe në rastin kur nuk ka mur fare, sipas mendimit më të saktë, siç thotë shejh Bin Bazi, Ibn Uthejmini dhe shumica e dijetarëve.

Sepse argumentet ndalojnë nga falja në varre, dhe në drejtim të varreve.
Xhamia në këtë rast nuk është në varreza, por varret janë vendosur aty pas ndërtimit të saj.
Si dhe varret janë anash dhe mbrapa, dhe nuk janë para (nga ana e kibles).

Nëse do ishin para, nga ana e kibles, dhe nuk ka mure, atëherë nuk lejohet namazi.
Ama nëse është muri i xhamisë, dhe është i plotë, kjo është e mjaftueshme që të konsiderohet namazi i saktë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.
——————


▪ Nëse xhamia ka oborr dhe mure rrethuese (havli), dhe ka derë për hyrje-dalje, ky oborr merr gjykimin e xhamisë, siç thotë Shejh Albani.

Nëse brenda këtij oborri (brenda murit rrethues -havlisë-) ka varre, këto varre konsiderohen që janë brenda xhamisë, dhe kjo është shumë e rrezikshme, siç e kam përmendur në mësimet përpara.

Varret në këtë rast:

– Ose duhet të nxirren, të zhvarrosen, dhe të nxirren eshtrat.

– Ose të ndahen nga xhamia me mur i cili i nxjerr (i ndan) ato nga territori i xhamisë.

Shejh Albani thotë: “Më e mira është të ndahen me mure, dhe jo të zhvarrosen dhe të nxirren eshtrat.”
——————


▪ Nëse ka xhami tjetër aty afër, pa varre jashtë:

  • Nëse nuk ka vështirësi për të shkuar aty, atëherë nuk ka dyshim se më parësore është me u fal te kjo xhami pa varre.
  • Nëse varret janë nga ana e kibles edhe pse muri i xhamisë është i plotë, kërkesa në formë të pëlqyer që të shkoje të falet në një xhami tjetër pa varre (kur ka mundësi) është më e madhe se në rastin kur varret janë në anët e tjera të xhamisë.
  • Ama, nëse përton me shku te xhamia pa varre përreth saj, dhe falet në këtë xhami me varre përreth saj, namazi është i saktë (sipas shpjegimit të lartpërmendur).


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: