:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Namazi i xhenazes në mungesë është:
falja e namazit të xhenazes së një personi i cili për shembull: ka vdekur në Saudi dhe njerëzit në një vend tjetër (për shembull: në Shqipëri) ia falin xhenazen atij, edhe pse xhenazja i është falur në Saudi.
————–
Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me faljen e namazit të xhenazes së një personi në mungesë.
Hanefitë dhe Malikitë thonë: “Nuk është i ligjëruar namazi i xhenazes së një personi në mungesë.”
Arsyja është sepse Hanefitë dhe Malikitë e konsiderojnë kusht prezencën e trupit kur falet xhenazja.
Dhe per rastin kur Profeti ia ka fal namazin Nexhashiut, thonë: “Kjo është e veçantë për Profetin, sepse mundet që All-llahu t’a ketë sjellë trupin e Nexhashiut te Profeti në Medine dhe Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia ka falur xhenazen duke qenë prezent Nexhashiu. Gjë e cila nuk i mundësohet dikujt tjetër.”
Ky pretendim nuk është i saktë, sepse nuk ka argument që e dëshmon diçka të tillë.
Origjina është që çdo veprim i Profetit në çeshtje fetare është ligjërim për të gjithë, përveçse nëse ka argument që e bën të qartë se është i veçantë për Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Por, nuk ka argument që vërteton se kjo është e veçantë për Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Shafiitë dhe Hanbelitë thonë: “Kjo është e ligjëruar për të gjithë dhe nuk është e veçantë për Profetin.”
[Argumentohen me origjinën që e përmenda më lart]
————-
Ata që e konsiderojnë të lejuar namazin e xhenazes në mungesë, janë ndarë në dy grupe në lidhje me atë se kujt i falet:
1) Grupi i parë thonë: “I falet besimtarit që ia kanë falur në vendin e tij, po ashtu edhe atij që nuk ia kanë falur.” Ky është mendimi i Shafive dhe Habelive.
2) Grupi i dytë thonë: “I falet vetëm atij që nuk i është falur namazi i xhenazes. Ndërsa t’ia falësh atij që ia kanë falur në vendin e tij, kjo nuk lejohet.”
Grupi i cili e lejon faljen e namazit të xhenazes në mungesë edhe të atij që ia kanë fal, janë ndarë në dy mendime në lidhje me personin:
1) Disa thonë: “Lejohet për të gjithë.”
2) Disa thonë: “Nuk lejohet për të gjithë, por vetëm për ata persona me pozitë në dije dhe në devotshmëri. Si dhe për ata që kanë dhënë kontribut në shoqërinë Islame.”
Thotë shejh Bin Bazi:
أما أفراد الناس فلا تشرع الصلاة عليهم لأن الرسول صلى الله عليه وسلم ما صلى على كل غائب ، إنما صلى على شخص واحد له قدم في الإسلام .
“Nuk është e ligjëruar që çdo personi me ia fal namazin në mungesë, sepse Profeti nuk ia ka fal çdo personi, por një personi që ka pozitë, përparësi në dije dhe devotshmëri. Si dhe kontribut në Islam.” -F-
Ibn Tejmije ka përmendur në [El Fetaua el Kubra] një transmetim nga Imam Ahmedi i cili thotë:
إذا مات رجل صالح صلي عليه. “
“Kur të vdesë një burrë i devotshëm, i falet namazi i xhenazes në mungesë.” -F-
I këtij mendimi është Shejh Seadi.
Këtë mendim e ka Lexhnja (Komisioni i Përhershëm).
Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë: “Nuk është i lejuar përveçse për personin të cilit nuk i është falë namazi i xhenazes.”
Këtë mendim e ka Khatabi (dijetar Shafi v.388 hixhri)
Po ashtu Er-Rujani( الروياني ) (dijetar Shafi v.502 hixhri)
Këtë mendim e ka zgjedhur Ibn Tejmije dhe Ibn El Kajjimi.
Ne kohët tona shejh Albani, Ibn Uthejmini e të tjerë.
Thotë Ibn Tejmije:
الصواب: ان الغائب إذا مات ببلد لم يصل عليه فيه، صلي عليه صلاة الغائب… إن صلي عليه حيث مات لم يصل عليه صلاة الغائب.
“Më e sakta është: nëse një person vdes në një vend në të cilin nuk ia kanë fal xhenazen, i falet atij namazi i personit në mungesë..
E nëse ia kanë fal xhenazen aty ku ka vdekur, nuk i falet atij namazi në mungesë.” -F-
Thotë Ibn Uthejmini:
إذا تأكدت أنه لم يصل عليهم فصل عليهم.
[ مجموع فتاوى ابن عثيمين ١٧/١٤٩]
“Nëse je i sigurt që nuk ua kanë fal namazin, falja namazin atyre.” -F-
Shejh Albani e konsideron bidat këtë gjë. Thotë:
ليس من السنة الصلاة على الغائب إلا إذا مات في أرض ليس فيها من يصلي عليهو،
و من بدع العصر الحاضر انتشار هذه الصلاة.
“Nuk është prej sunnetit falja e namazit të xhenazes, personit në mungesë.
Përveçse nëse vdes në një vend në të cilin nuk ia ka fal njeri.
Përhapja e këtij namazi është prej bidateve të kohëve te tanishme.” -F-
Ky është mendimi më i saktë, sepse nuk ka argument që dëshmon se i falet edhe atij të cilit i është falur.
Sahabët të cilët kanë qenë në qytete (vende) tjera, kur iu ka arritur lajmi i vdekjes së njerëzve të mëdhenj si Ebu Bekri, apo Umeri, nuk ua kanë falur namazin në mungesë.
———–
Gjykimi i namazit në mungesë të atij që nuk i është falur.
Falja e namazit të atij që nuk i është falur, është obligim kifaje (obligohen me të disa njerëz).
[Mexhmu fetava Ibn Uthejmini 17/147]
———–
Namazi në mungesë i atij që ka humbur.
Nëse vërtetohet se ka vdekur, i falet namazi i xhenazes.
———–
Thotë Shejh Feuzani:
اذا تؤكد انه مات صل عليه
“Nëse vërtetohet se ka vdekur, falja namazin.” -F-
U pyet Ibn Uthejmini: “A i falet namazi një personi i cili ka humbur në det, dhe gjykatësi ka gjykuar se ai konsiderohet i vdekur?”
U përgjigj Shejhu:
نعم يصلى عليه صلاة الجنازة ما دام أنه حكم بموته.
“Po, i falet atij namazi i xhenazes përderisa është gjykuar se ka vdekur.” -F-
● SI I FALET NAMAZI I XHENAZES PERSONIT NË MUNGESË?
Nëse vërtetohet se filan person i cili ka vdekur, nuk i është fal xhenazja, është detyrë për një grup njerëzish t’ia falin namazin e xhenazes.
Namazi i falet sapo të njoftohen njerëzit dhe jo të lihet për ditë tjetër, apo për të xhuma, siç mendojnë disa, sepse nuk ka argument.
Argumenti tregon se kur Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem u njoftua për vdekjen e Nexhashiut, i njoftoi Sahabët dhe ia fali namazin.
Dhe nuk e shtyu atë për të nesërmen, apo për ditën e Xhuma.
Është detyrë t’a falin namazin disa besimtarë.
Dijetarët janë në mospajtim në lidhje me numrin.
Disa thonë: “Mjafton një person, i cili është musliman i rritur, që ka arritur moshën e pubertetit dhe është i logjikshëm (dmth: të mos jetë me të meta mendore).”
[Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve sipas Shejh Sead Esh-Shethri]
Thotë Bin Bazi
إذا قام بها واحد كفى و أجزأت، لكن السنة أن يصلي عليها للجم الغفير.
“Nëse vetëm një njeri ia fal mjafton, dhe është realizuar obligimi.” -F-
Disa dijetarë tjerë thonë dy besimtarë.
Disa të tjerë thonë tre, disa katër.
Nuk jam i qartë në atë se cili mendim është më i sakti.
Në këtë rast anoj te shumica.
Është e pëlqyer të falet në xhami, t’a fale imami i xhamisë me xhematin. [BIN BAZI]
Nëse imami nuk ia fal, le të bëhen një grup dhe t’ia falin ku të munden, qoftë edhe në shtëpinë e ndonjërit.
Nëse nuk bëhet një grup, mjafton një person, sipas mendimit të shumicës.
Nëse nuk e fal një burrë e fal një grua sipas mendimit të shumicës.
Nëse e falin në xhami, mjafton, dhe nuk kanë pse t’a falin të tjerët përsëri në vende të ndryshme.
Sepse ky namaz është si namazi i xhenazes së personit prezent.
Kur t’i falet atij xhenazja, nuk mund të përsëritet ajo dhe të falet nga njerez tjerë në xhami apo diku tjetër, sepse kjo nuk ka ndodhur në kohën e Profetit.
Perpos ne varreza.
Nëse e arrin t’a falësh me xhematin e parë, është mirë.
Në të kundërt, t’ia falësh në shtëpi apo diku tjetër, nuk bën.
Përpos në varreza.
Nëse nuk ke arrit me ia fal me xhemat, vjen te varrezat dhe ia fal.
Nëse akoma nuk e kanë varrosur ia fal aty.
Nëse e kanë varrosur, ia fal te varri.
U pyet shejh Albani: “A bën me ia fal në varreza para se me e varros?”
Tha: “Po, përderisa bën me ia fal pasi është varrosur, falja para se të varroset është më parësore.” -F-
Kjo nuk lidhje me faljen e xhenazes në varreza, mos t’a ngatërrojmë.
Falja e xhenazes në varreza nuk bën (dmth: mos t’a falim në musal-lah apo në xhami, por t’a falim në varreza).
Ama, kur xhenazja është falur në xhami apo në musal-lah, dhe dikujt i ka ik namazi me xhemat, në këtë rast lejohet me shku në varreza me ia fal.
Po e gjeti pa varros e fal ashtu te trupi i tij i kthyer nga kibla.
E nëse është varrosur, e fal te varri, i kthyer nga kibla.
———–
Nëse ndodhesh në një xhami ku Imami dhe xhemati po falin namazin në mungesë të dikujt të cilit i është falur në vendin e tij, ti mos ia fal, dil nga xhamia, sepse konsiderohet namaz jo i ligjëruar.
U pyet shejh Albani:
اذا دخلت يعني المسجد فقالوا صلاة الغائب، أصلي أو أخرج ؟
“Kur të hyj në xhami dhe dëgjoj duke thënë: po falim namazin e personit në mungese! A të falem (me ata) apo të dal?”
U përgjigj shejhu:
ما تصلي إذا كنت ترى ما نرى لا تصل، و لا تشارك الناس فيما لا ندين الله به ،
إلا إذا خفت على نفسك لا سمح الله ضررا ، فحينئذ لا حول و لا قوة إلا بالله، تسلك مذهب الشيعة ، و تتقي منهم تقاة.
[ رحلة النور 129]
“Mos u fal. Nëse ke këtë mendim që kemi ne (dmth: nëse ec me mendimin se nuk bën t’i falet namazi i xhenazes në mungesë atij të cilit i është falur), atëherë mos u fal.
Mos i shoqëro njerëzit në një adhurim me të cilin (në mendimin tënd sipas argumentave) nuk e adhuron All-llahun me të.
Përveçse nëse ke frikë dëmtimin prej tyre, atëherë La haule ue la kuuete il-la bil-lah (falu me ata) që të ruhesh nga dëmtimi i tyre.” -F-
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم