:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka dallim ndërmjet fëmijëve shtatë vjeç e sipër, dhe fëmijëve poshtë moshës shtatë vjeç.
Fëmijët shtatë vjeç e lart pëlqehet të sillen në xhami, përveç nëse ndonjëri prej tyre dihet që bën zhurmë dhe shqetëson të tjerët.
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“أما من كان عمره سبع سنوات فأكثر ممن أُمِرْنا أن نأمرهم بالصلاة ، فهم يستفيدون من حضور المساجد”
“Sa u përket atyre që janë shtatë vjeç e lart, të cilët jemi urdhëruar t’i urdhërojmë për namaz, ata përfitojnë nga prania në xhami.”
[Likaa el beeb el meftuuh]
Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
“يستحب، بل يشرع الذهاب بالأولاد إلى المساجد إذا بلغ الولد سبعًا فأعلى”
“Pëlqehet që fëmijët të çohen (të sillen) në xhami, kur fëmija arrin moshën shtatë vjeç e lart.”
[binbaz.org]
Ndërsa fëmijët poshtë moshës shtatë vjeç lejohet të sillen në xhami, por nuk është mirë.
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Fëmijët nën moshën katër vjeç zakonisht nuk dinë të falen si duhet, sepse nuk kanë arritur ende moshën e dallimit (kur arrijnë t’i dallojnë gjërat).
Mosha kur zakonisht fëmija fillon të kuptoje dhe të dalloje është rreth shtatë vjeç.
Në këtë moshë, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar që fëmijët të mësohen dhe të urdhërohen për namaz:
((Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur të mbushin shtatë vjeç))
Ndërsa fëmijët shumë të vegjël (si ata 4 vjeç) nuk është mirë të sillen në xhami, përveç rasteve të nevojës, si për shembull: kur nuk ka njeri në shtëpi që të kujdeset për ta.
Nëse prindi e merr fëmijën me vete në xhami:
Nëse është e nevojshme që të qendroje me fëmijën në shtëpi dhe nuk mund të vije në xhami:
“Ai arsyetohet për mosardhjen në namaz me xhemat, për shkak të kujdesit ndaj fëmijës.”
[Nurun aled Derb]
Thotë Imam Malik:
“Nëse ai (fëmija) për shkak të moshës së vogël që ka, bën rrëmujë apo luan (dhe shqetëson të tjerët), në këtë rast mendoj se nuk duhet të sillet në xhami.”
Prindi në këtë rast justifikohet të qëndroje në shtëpi, nese nuk ka me kë t’a lëre fëmijën.
Nëse janë shtatë vjeç e lart, ata duhet të rreshtohen me të tjerët.
Madje nese ndodh që ai eshtë në safin e parë, nuk lejohet t’a largosh nga safi i parë, dhe të zësh vendin e tij, siç thonë Bin Bazi, Ibn Uthejmini dhe dijetarë tjerë.
Përveç nëse dihet se lozin gjatë namazit, lëvizin dhe i shpërqendrojnë njerëzit, atëherë largohen nga safi.
Madje nëse ju flet dhe nuk ndalen, vazhdojnë të bëjnë zhurmë dhe t’i shqetësojnë njerëzit që falen, ata nxirren nga xhamia.
Ndërsa sa u përket fëmijëve poshtë shtatë vjeç (tre, katër apo pesë vjeç), këta nuk është mirë të sillen në xhami, përpos për nevojë.
U pyet shejh Bin Bazi për fëmijët poshtë moshës shtatë vjeç, a lejohet t’i mbajmë në saf?
U përgjigj shejhu:
“أما من دون السبع فهو ليس من أهل الصلاة، فقد يشوش على المصلين، قد يؤذي المصلين، فلا ينبغي أن يكون مع المصلين، ينبغي أن يبقى في البيت. “
“Sa i përket atij që është nën moshën shtatë vjeç, ai nuk është prej atyre që duhet me u fal.
Ai mund të bëje rremujë (zhurmë) dhe t’i shqetësoje namazfalësit.
Prandaj nuk duhet të jetë mes atyre që falen (të jetë me ta në xhami, dhe të futet në rresht me ta).
Duhet të qëndroje në shtëpi.”
[binbaz.org]
Pra, nësë dihet se bëjnë zhurmë, bëjnë rrëmujë, i shpërqëndrojnë dhe i shqetësojnë njerëzit, atëherë nuk duhet të sillen ne xhami.
Shejh Bin Bazi dhe Ibn Uthejmini thonë:
“Nëse fëmijën poshtë moshës shtatë vjeç e sjell në xhami, nuk është mirë t’a vendosësh në saf me të tjerët.”
Disa pretendojnë që ka unanimitet se nuk bën që fëmija poshtë moshës shtatë vjeç të rreshtohet në saf me ata qe falen.
Shejh Ibn Uthejmini thotë:
فلا يعتبر وقوف هذا الطفل قاطعا للصف، لأن مسافته قصيرة فلا يكون قاطعا للصف، لكن ينبغي لأولياء الأمور ألا يأتوا بمثل هذا الطفل الصغير لأنه يشغل المصلين، فإما أن يعبث حال وجوده في الصف فيشغل من حوله، وإما ألا يعبث ولكن يشغل ولي أمره.
“Qëndrimi i këtij fëmije në saf nuk e ndërpret (këput) safin, sepse hapësira që ai zë është e vogël dhe nuk e ndërpret (këput) safin.
Mirëpo, prindërit apo kujdestarët nuk duhet të sjellin fëmijë kaq të vegjël, sepse ata i shpërqendrojnë falësit.
Ai (fëmija i vogël):
– Ose do luaje gjatë qëndrimit në saf, duke i penguar ata që janë përreth tij.
– Ose nuk luan, por, ai mund t’a shpërqëndroje kujdestarin e vet”
Shejh Bin Bazi thotë:
”Nuk e këput (ndërpret) safin.”
[Binbaz.org]
Shejh Ferkusi thotë:
“Nuk e këput (ndërpret) safin.”
Disa pretendojnë se ka unanimitet se femija i vogël mashkull nuk e këput (ndërpret) safin.
Pra, e mira është që mos të sillen në xhami, ama nëse për ndonjë arsye e sjell, mos e vendos në saf.
E nëse e vendos në saf prej frikës se mund të dale nga xhamia, apo se ndoshta dëmtohet, nuk e këput (ndërpret) safin.
Më e mira është t’a mbaje përpara vetes.
Ibn Uthejmini, Feuzani, Ferkuzi, etj thonë:
“Nëse vajza e vogël qëndron në saf, ajo e këput (ndërpret) safin.”
Ai i cili vjen me vajzën e tij në xhami, nuk i lejohet t’a vendose në saf me të tjerët.
Nëse e vendos ndërmjet tij dhe dikujt tjetër, ai ka bërë mëkat.
Është bërë sebep për ndërprerjen e safit.
Nëse e vendos në saf dhe në anën tjetër të vajzës është një burrë (mashkull), namazi i tij nuk është i saktë. Duhet t’a përsërite namazin.
Nëse janë dy burra e lart, namazi i tyre është i saktë, ama kujdestari i vajzës ka bërë mëkat në këtë rast.
Nëse e vendos vajzën në fund të safit ku nuk vjen kush aty, nuk ka problem, por me kushtin që mos të zëre vendin e dikujt që mund të vije aty.
Në këte rast duhet t’a lëre jashtë safit, ose para vetes.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم