:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Sa i përket rrotullimit të Diellit rreth Tokës.
E di se një pjesë kur të lexojnë këtë që do them, do habiten, dhe do nguten në paragjykim.
Por, unë i këshilloj të mos nguten, dhe mos të paragjykojnë, sepse e vërteta mësohet me durim, duke dëgjuar, duke pyetur, duke hulumtuar, dhe duke mos u ngutur.
Kjo temë është shumë e gjerë dhe ka nevojë për sqarim të madh, por unë do e përmbledh në disa pika.
— E para: Fjala RRETH Tokës, nuk është korrekte, sepse i bie që Dielli është jashtë Toke.
Dielli është sipër Tokës, dhe rrotullohet sipër Tokës, jo rreth Tokës, siç na e kanë mësuar në shkolla, dhe siç na e prezantojnë çdo ditë.
— E dyta: Dielli është më i vogël se Toka.
— E treta: Toka nuk lëviz, nuk rrotullohet.
Dijetarët si shejh Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Feuzani etj, të gjithë thonë se Dielli ecën (rrotullohet), dhe jo Toka.
All-llahu -subhaneh- thotë:
أمن جعل الأرض قرارا
{A ato që adhuroni pos Tij janë më të mirë apo Ai që e ka bërë tokën të palëvizshme?}
Ibn Kethiri në [Tefsirin e tij] thotë:
“Kuptimi: e ka bërë Tokën të qetë, të qëndrueshme dhe të palëvizshme. Nuk lëkundet me banorët e saj dhe nuk dridhet me ta. Sepse, sikur të ishte kështu, jeta mbi të nuk do të ishte e këndshme (dhe e mundur). Por, nga mirësia dhe mëshira e Tij, Ai e bëri atë si një shtrat, të shtrirë, të palëvizshme.”
All-llahu në Kur’an përmend vetëm lëvizjen e Diellit, të Hënës, të Natës dhe Ditës.
Nuk ka asnjë ajet Kur’anor ose hadith i cili përmend se Toka lëviz.
— E katërta: Toka është e sheshtë në mendimin e shumicës së dijetarëve.
Sipas mendimit më të saktë, Toka është në formë rrethore. Dmth: e sheshtë rrethore.
Jo e rrumbullakët si top, por e rrumbullakët në kuptimin rrethore.
Ajeti thotë:
{Ai krijoi natën dhe ditën, diellin dhe hënën. Të gjitha në rrumbullakësi (në formë rrethore) notojnë}
Ky ajet tregon se Dielli dhe Hëna, Nata dhe Dita ecin mbi Tokë në formë rrethore. Që do të thotë se ajo mbi të cilën ecin është rrethore (e rrumbullakët) siç thotë Ibn Tejmije etj.
Toka nuk është sferike, si top. Jo.
Por toka është e sheshtë.
Nuk ka asnjë ajet apo hadith që tregon se Toka është sferike, e rrumbullakët si top.
Përkundrazi. Shumë ajete japin për të kuptuar se Toka është e sheshtë, dhe jo sferike.
1) All-llahu i Madhëruar thotë:
{والأرض مددناها}
{Dhe Tokën e kemi shtrirë}
2) All-llahu i Lartësuar thotë:
{و الأرض و ما طحاها}
{Pasha Tokën dhe Atë që e shtriu – e rrafshoi atë}
3) All-llahu subhaneh thotë:
{و الأرض بعد ذلك دحاها}
{Dhe pas kësaj e shtriu (rrafshoi) Tokën}
4) Thotë:
{و جعل لكم الأرض بساطا}
{Dhe Ai e bëri për ju Tokën të shtrirë}
5) Thotë All-llahu:
{ألم نجعل الأرض مهادا}
{A nuk e kemi bërë Tokën të shtrirë?} – Si shtrat të rrafshtë.
6) All-llahu subhaneh thotë:
{الذي جعل لكم الأرض فراشا}
{I cili e ka bërë për ju Tokën si shtrat} – të shtrirë, të rrafshtë.
7) All-llahu i Lartësuar thotë:
{و إلى الأرض كيف سطحت}
{A nuk e shohin tokën se si është rrafshuar (sheshuar)?}
Të gjitha këto ajete japin për të kuptuar se Toka është e rrafshët, e sheshtë.
Ata që thonë se ka Ajete Kur’anore që tregojnë se Toka është sferike, flasin të pavërtetën.
Ata bazohen në atë që përmenda më lart në lidhje me rrotullimin e Diellit, Hënës, Ditës dhe Natës.
Gjë që tregon se ajo, rreth të cilës rrotullohen, është e rrumbullakët.
Ky argumentim është i saktë siç u përmend më lart.
Por gabimi qëndron te kuptimi i rrotullimit.
Ata thonë RRETH, dmth: rreth Tokës.
Ndërsa e vërteta është se janë MBI, dmth: mbi Tokë, rrotullohen mbi Tokë, dhe jo rreth Tokës.
MBI dhe RRETH ka dallim të madh.
Ne nuk dimë se ç’farë ka rreth Tokës. Ne shohim ç’farë ka mbi tokë.
I gjithë hutimi këtu qëndron te mendimi se Toka është glob, qëndron e varur në hapësirë, dhe njerëzit gjenden poshtë, lart, dhe kjo u jep të kuptojnë se Dielli është jashtë Toke nga ana anësore me polet.
Ndërkohë e vërteta është se Toka është bazamenti i universit, dhe sipër saj është Dita, Nata, Dielli, Hëna dhe Yjet.
Jeta është mbi Tokë, nuk ka njerëz që jetojnë në anët tjera poshtë, me kokë poshtë.
Graviteti është gënjeshtër e madhe. Është për të justifikuar Globin, Sferiken.
Sa i përket Ditës, Natës dhe Stinëve, te gjitha kanë interpretim dhe sqarim se si ndodhin.
Keshtu që mos të ngutet dikush dhe të thotë së nëse Toka është e sheshtë, atëherë i bie që të jetë ditë gjithmonë dhe t’a shohim diellin gjithmonë.
Të gjitha kanë interpretim dhe sqarim se si ndodhin., por kërkon kohë.
Kjo është shkurtimisht.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم