A i lejohet muslimanit të shesë produktet (të lejuara) që janë në zotërim të dikujt tjetër me dakordësinë e pronarit kur ai ia ul çmimin deri 10%?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Lejohet që dikush të shesë mallin e dikujt tjetër, me lejen e tij, dhe për këtë nuk ka kundërshtim ndërmjet dijetarëve.


Ndërsa sa i përket çmimit.

Nëse pronari ka thënë: “Unë dua t’a shesësh kaq, por nëse e shet më shumë, shtesa është e jotja”, atëherë:

Disa dijetarë, prej tyre Imam Shafiu, thonë: “Nuk lejohet t’a shesë.”


Më e sakta është që lejohet.

E ka lejuar këtë Ibn Abbasi – shok i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

E ka lejuar Ibn Sirini – nxënësi i Ebu Hurejrës.

E ka lejuar Ataa – nxënësi i Ibn Abassit.

E ka lejuar Hasen el Basri.

[E përmend këtë Buhariu në Sahihun e tij]

E kanë lejuar dijetarët e Komisionit të Përhershëm.


Nëse pronari nuk i ka dhënë leje, lejohet t’a rrite çmimin në dobi të pronarit, por shtesa nuk i takon.

Është detyrë t’ia dorëzoje pronarit.

Nëse pronari i ka dhënë leje me e ul çmimin, i lejohet t’a ule çmimin, por pa e dëmtuar pronarin.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: