A janë të sakta hadithet që transmetohen për vlerën e leximit të sures el Kehf ditën e xhuma?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Shejh Albani thotë:
“Hadithi për mbrojtjen nga sprova e dexhalit vlen si për leximin e 10 ajeteve të para të sures el Kehf, ose të 10 ajeteve të fundit. Cilën t’a ketë më të lehtë.”

 

Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me saktësinë e haditheve që flasin për vlerën e leximit të sures Kehf në ditën e xhuma.

Prej dijetarëve ka që i konsiderojnë të dobëta të gjitha transmetimet.

Prej tyre ka që një pjesë të haditheve i saktësojnë dhe një pjesë i dobësojnë.


Shejkh Albani thotë se hadithet e mëposhtme nuk janë të sakta:


من قرأ سورة الكهف يوم الجمعة فهو معصوم إلى ثمانية أيام من كل فتنة تكون فإن خرج الدجال عصم منه . ( ضعيف جدا ) وقد صح الحديث من طريق أخرى عن أبي سعيد نحوه دون ذكر : ثمانية أيام.[ ضعيف جدا، السلسلة الضعيفة 2013].
((Kush e lexon Suren El-Kehf ditën e xhuma, ai do të jetë i mbrojtur për tetë ditë nga çdo sprovë që ndodh.
Dhe nëse del Dexhali, do të jetë i mbrojtur prej tij))
[Shejkh Albani thotë në Silsiletul ed-Daifeh 2013]


من قرأ سورة الكهف في يوم الجمعة سطع له نور من تحت قدمه إلى عنان السماء يضيء له يوم القيامة وغفر له ما بين الجمعتين[ ضعيف، ضعيف الترغيب والترهيب]

((Kush e lexon Suren El-Kehf ditën e xhuma do t’i ndriçoje një dritë nga poshtë këmbëve të tij deri në lartësinë e qiellit. Ajo do të ndriçoje për të Ditën e Kiametit. Si dhe do t’i falen mëkatet mes dy xhumave))
[Shejkh Albani thotë në (Daif Tergib ue Terhib): Hadith i dobët]


– ألا أخبركم بسورة ملأت عظمتها ما بين السماء والأرض ؟ ولقارئها من الأجر مثل ذلك ومن قرأها غفر له ما بينه وبين الجمعة الأخرى وزيادة ثلاثة أيام ؟ قالوا : ( بلى ) قال : سورة الكهف.[ ضعيف جدا، السلسلة الضعيفة 2482].
((A t’ju tregoj për një sure madhështia e së cilës mbush ç’ka mes qiellit dhe tokës? Dhe për lexuesin e saj ka shpërblim sa kjo (ndërmjet qiellit dhe tokës). Dhe kush e lexon atë i falen mëkatet ndërmjet tij (dmth: ndërmjet asaj dite) dhe xhumasë tjetër, dhe tre ditë shtesë? Ata thanë: Po. Ai tha: Surja El-Kehf))
[Thotë Shejkh Albani në (Silsiletul ed-Daifeh): Hadith shumë i dobët]

 

Ndërsa këto hadithe janë të sakta:

((Kush e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, i jepet dritë ndërmjet dy xhumave))
[Shejh Albani e konsideron të saktë këtë hadith. Ibn Haxheri e konsideron Hasen (të mirë), dhe thotë: ky është më i forti hadith në lidhje me këtë çeshtje]


((Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i jepet dritë ndërmjet tij dhe Shtëpisë së Shenjtë))

[Shejh Albani e konsideron te saktë]

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: