A konsiderohet se po lexon Kur’an, kur e lexon atë të përkthyer në gjuhën shqipe?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Leximi i Kur’anit është në gjuhën në të cilën ka zbritur. Ai është Kur’an.

Ndërsa kur përkthehet në gjuhë tjetër nuk i thuhet Kur’an, por përshtatja (përkthimi) i kuptimit të Kur’anit.

Kështu që, nëse lexon kuptimin e Kur’anit në gjuhë tjetër, nuk konsiderohet që po lexon Kur’an.

Shpërblimi për çdo shkronjë është kur e lexon arabisht, jo në gjuhë tjetër.  

Efektin e ka kur e lexon arabisht. Për shembull: kur bëjmë Rukje.

Shpërblimin e leximit të ndonjë sureje e ka kur e lexon në arabisht. Siç është surja Kehf në ditën e xhuma.

Ai i cili e lexon në gjuhën Shqipe, nuk ka lexuar Kur’an.

Disa e lexojnë shqip suren Kehf në ditën e xhuma, ama kjo nuk vlen, edhe sikur t’a lexoje 100 herë në ditë.

A ka dobi kur e lexon në shqip? Ka, sepse merr njohuri dhe përkujtohet.

Ama, nuk konsiderohet që e ka lexuar Kehfin ditën e xhuma. Dhe si i tillë nuk e arrin shpërblimin e tij.

Nëse e dëgjon Kur’anin nga ai që e lexon në arabisht, është shumë më e dobishme dhe insha All-llahu e merr shpërblimin.

Shumë dijetarë thonë se ai që e dëgjon Kuranin, konsiderohet sikur ai që e lexon.

Kështu që, dëgjoje me audio.. dhe jo t’a lexosh me shkronja latine (arabisht me shkonja latine).

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: