A lejohet me marr pjesë në lojërat shpërblyese të organizuara nga markete apo kompani të ndryshme?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Mbi bazën e asaj që kuptohet, mendimi më i përafërt është që nuk lejohet.

Më e pakta është se këto markete shesin edhe gjëra që nuk lejohen. Nxitja e njerëzve me ble tek ata me këto lloj metodash është nxitje edhe për blerjen e gjërave që janë haram.

Pjesëmarrja në këtë lojë është një lloj aprovimi.

Plus kësaj, origjina në lidhje me dyqanet në të cilat shiten gjëra haram është që nuk lejohet që të blejmë aty, madje as të futemi brenda. Dijetarët, prej tyre shejh Albani, e ndalojnë që të punosh në këto markete, apo dyqane.

Ama duke qenë se gjërat e nevojshme nuk i gjejmë përpos se në këto dyqane ku shitet edhe harami, atëherë lejohet të blihet aty.

Ama të blihet, dhe të dilet menjëherë.

Nëse ti bëhesh pjesë e lojës, edhe nëse do ishte hallall, do tejkalohet kufiri i lejesës.

Kufiri i lejesës është të blihet dhe të dilet menjëherë.

Kështu që larg këtyre gjërave.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: