A lejohet përzierja e ujit Zemzem me ujë të zakonshëm?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Lejohet përzierja e ujit Zemzem me ujë të zakonshëm

Nuk di fjalë dijetari që e ndalon këtë.

Thotë Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë):
لا حرج على المسلم أن يَخلِط ماء زمزم.
“Nuk ka problem për muslimanin që t’a përziej ujin zemzem (me ujë tjetër).”


Shejh Feuzani (All-llahu e mëshiroftë):
و لكن لا حرج على المسلم في أن يَخلِط ماء زمزم و أن يشرب من كل الماء .
“Nuk ka problem për muslimanin qe t’a përziej ujin zemzem (me ujë tjetër), dhe t’a pije të gjithin.”

● Nëse don t'i dhurosh dikujt, është detyrë ti tregosh që është i përzier

Nëse nuk i tregon që uji është i përzier, e ke gënjyer dhe mashtruar.


Thotë Bin Bazi:
فلو خلطه لنفسه فهو حر بذلك، لا شيء عليه، و لو أهداه فعليه أن يوَضَّح انه مخلوط أو صاف، و الا فلا يجوز ذلك لأنه من الكذب و الغش.
“Nëse e përzien për t’a pirë vetë, është i lirë t’a bëje këtë. Nuk i kërkohet (nuk detyrohet) t’a mbaje atë safi (të papërzier).
Ama nëse don t’ia dhuroje dikujt, e ka detyrë që t’ia bëje të qartë se uji është i përzier, apo është safi (i papërzier).
Në të kundërtën (nëse nuk i tregon) kjo nuk lejohet, sepse është gënjeshtër dhe mashtrim.”


Shejh Salih Luhejdan (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
لكن لا يكون إذا خلط هذا بذلك ثم أعطى هؤلاء شربه قال هذا من ماء زمزم، و يمكن ماء زمزم خمسة في المائة، لا بد أن يخبرهم بالحقيقة
“Kur ai përzien ujin zemzem me ujë tjetër, nuk mund të thotë ky është ujë zemzem, ndërkohë zemzemi në atë ujë mund të jetë 5 përqind, por duhet medoemos t’iu tregoje atyre të vërtetën (se ky ujë zemzemi është i përzier).”

Uji që përzihet me ujë Zemzem, a e merr gjykimin e ujit Zemzem?

Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me këtë.


— Disa dijetarë thonë: “Uji i zakonshëm i cili përzihet me ujin zemzem, merr gjykimin e ujit zemzem, dhe mund të quhet ujë zemzem i gjithi.”

Thonë:
بالنسبة لماء زمزم إذا خُلِط بماء آخر فإن هذا الماء العادي يكتسب البركة من ماء زمزم …و يسمى ماء زمزم.
“Kur uji zemzem përzihet me ujë tjetër (ujë të zakonshëm), ky ujë i zakonshëm merr prej bereqetit të ujit zemzem, dhe quhet ujë zemzemi.”


— Disa dijetarë tjerë thonë: “Nëse shumica e ujit është zemzem, pakica (që është ujë i zakonshëm) merr gjykimin e ujit zemzem.”


— Ndërsa disa dijetarë tjerë thonë: “Uji i zakonshëm që përzihet me ujë zemzem nuk merr gjykimin e zemzemit, dhe si i tillë nuk mund të quhet i gjithi ujë zemzem.”

U pyet Shejh Feuzani (All-llahu e ruajt):
بعض الناس يَخْلِط ماء زمزم بماء عادي و يقولون : هذا الماء كله أصبح زمزم.
أجاب الشيخ : لا، هذا غش للناس ما هو كله بزمزم.
“Disa njerëz përziejnë ujin e zemzemit me ujë të zakonshëm dhe thonë: ky ujë është i gjithi zemzem.”

U përgjigj shejhu:
“Jo. Kjo është mashtrim ndaj njerëzve. Nuk është i gjithi zemzem.”

Shkaku i mospajtimit qëndron në faktin se:
Uji i zakonshëm që përzihet me Zemzem, a merr prej bereqetit të Zemzemit apo jo?


— Disa thonë: “Po, merr prej bereqetit të ujit zemzem.”

Këta bazohen në hadithin qe transmeton Nesaiu, në gjykimin e shejh Albanit është Sahih.
ن طلق بن علي اليماني قال : خرجنا وفدا الى رسول الله صلى الله عليه وسلم، فبايعناه و صلينا معه ، و أخبرناه أن بأرضنا بٍيعة لنا
و استوهبناه من فضل طَهوره ،
فدعا بماء فتوضأ و مضمض ثم صبَّه لنا في إداوَة. و أمرنا فقال : اخرجوا ، فإذا أتيتم أرضكم فاكسروا بيعتكم و انضحوا مكانها بهذا الماء  و اتخذوه مسجدا 
فقلنا له : إن البلد بعيد و الحر شديد  و الماء يَنشَف،
قال : مُدٌّوه من الماء فإنه لا يزيده إلا طِيبا.
فخرجنا حتى قَدِمنا بلدنا فكَسَرنا بيعتنا ثم نَضَحنا مكانها و اتخذناها مسجدا  فنادينا في الأذان.
Tregon Talk Bin Alij el Jemani el Hanefij:
“Dolëm një grup (delegacion) për te i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Ne ia dhamë besën atij, dhe falnim (namazet) me të.
Ne i treguam se në vendin tonë kemi nje BIJ’AH (vendfalje — këta ishin të krishterë para islamit –), dhe i kërkuam qe të na jape prej tepricës së ujit të abdesit tij (ose, uji i cili bie nga gjymtyrët e tij kur merr abdes).

Profeti kërkoi që t’i sillnin ujë, mori abdes, lau gojën, pastaj atë ujë e hodhi në një enë lëkure.
Dhe na urdhëroi duke thënë: ((Shkoni, dhe kur të mbërrini në vendin tuaj, shembeni vendfaljen tuaj dhe stërpikeni (lageni) vendin e tij me këtë ujë, dhe ndërtoni aty xhami)).

I thamë: vendi ynë është larg, dhe i nxehti është i fortë dhe uji thahet (avullon).

Tha: ((Shtojini atij prej ujit (që bartni me vete) sepse nuk ia shton përveçse mirësinë)).”
[Transmeton Nesaiu]

Dmth: uji që përzihet me ujin e abdesit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem merr prej bereqetit të tij.

Thonë: “Ky hadith tregon se uji i zakonshëm i cili përzihet me ujin e bereqetshëm, merr prej bereqetit të tij.”


Ky argumentim i tyre me këtë hadith nuk është i saktë, sepse:

  1. Bereqeti i Profetit (i trupit të tij, i ujit që lahet me të) është i veçantë, nuk krahasohet me të zemzemi.
  1. Kjo është me orientim prej Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
    Dmth: Profeti na tregon se uji që përzihet me ujin e abdesit të tij merr prej bereqetit të tij.

    Ndërsa për zemzemin nuk ka thënë diçka të tillë. Ndërkohë është bartur ujë zemzemi për te Profeti alejhis-selam në Medine. Dhe vet Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka bartur ujë zemzemi, siç transmeton Aishe (radijall-llahu anha). [Albani e konsideron transmetim Sahih]

    Nuk transmetohet se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka përzier me ujë të zakonshëm.


U pyet shejh Feuzani All-llahu e ruajt:
إن ماء زمزم إذا خلط مع ماء عادي فإنه يحوِّله الى زمزم و بركته، فهل هذا صحيح؟
أجاب الشيخ: لا، ما هو بصحيح، ما هو كله زمزم، البركة في ما كان من زمزم ، و أما الماء غير زمزم هذا ليس له حكم زمزم.
A është e vërtetë që uji zemzem kur perzihet me ujë të zakonshëm, e kthen atë në ujë zemzemi dhe merr prej bereqetit të tij?

U përgjigj:
“Jo, nuk është e vërtetë. Jo i gjithi është zemzem. Bereqeti është vetëm te uji që është zemzem. Ndërsa uji i përzier me zemzem nuk merr gjykimin e tij.”
Dmth: nuk merr prej bereqetit tij.


U pyet shejh Salih El Luhejdan:
Kur uji i zakonshëm përzihet me ujë zemzemi, a merr prej bereqetit të tij?

U përgjigj:
بركة أجزاء ماء زمزم باقية فيه،
“Bereqeti i asaj pjese të ujit zemzem mbetet te ai.”
Dmth: Bereqeti është vetëm te pjesa e ujit që është zemzem, dhe jo te uji i zakonshëm që është përzier me të.


Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë se uji i zakonshëm që përzihet me ujin zemzem nuk merr prej bereqetit të zemzemit, sepse nuk ka argument.

Uji zemzem është i veçantë.

Që uji i zakonshëm të marre prej bereqetit të ujit zemzem duhet argument që t’a vërtetoje diçka të tillë.

Argument nuk ka, kështu që qëndrojmë në origjinë.

Dhe duke u bazuar në këtë, nuk ka arsye t’a përziejmë ujin zemzem me ujë të zakonshëm që të shtohet.

Lejohet, ama nuk ka arsye dhe nuk ka asnjë dobi.

Thotë Bin Bazi:
أما إذا قلت : إني خلَّطت معها ماء من غير زمزم فلا بأس، و إلا فلا حاجة إلى هذا كله…
قال: فإذا كنت تحب أن تُهدي تُهْدي شيئا تعلم أنه زمزم  و تقول : إنه زمزم تَصْدُق، و إلا فلا حاجة إلى ذلك و الحمد لله،  أنت غير مُلزَم بالهدية.
“Nëse iu thua që unë e kam përzier me ujë tjetër që nuk është zemzem, s’ka problem. Ama, nuk është e nevojshme e gjithë kjo (dmth: nuk është e nevojshme t’a përziesh zemzemin me ujë tjetër). Nëse don të dhurosh, dhuro diçka që e di se është i gjithi zemzem.
I thuaj: ky është zemzem. I thuaj të vërtetën. Përndryshe nuk është e nevojshme kjo, Elhamdulil-lah. Ti nuk je i obliguar që të dhurosh.”

Dmth: nëse don që t’i dhurosh dikujt, le të jetë i gjithi zemzem, qoftë edhe pak.
Ama t’a shtosh me ujë të zakonshëm që t’a shumosh për t’ju dhuruar shumë njerëzve, kjo nuk është e nevojshme. Sepse në fund të fundit, uji zemzem është aq sa ka ujë zemzem brenda, si shtove pak, si shtove shumë.

Për shembull: nëse në një litër ujë hedhim një filxhan me ujë zemzem, dhe e pi të gjithë ujin, ti në realitet kë pirë vetëm një filxhan ujë zemzemi. Ndërsa uji tjetër, thjesht ke mbush barkun me të.

E nëse këtë litër e pijnë disa vetë, atëherë secili mund të ketë pirë aq sa mund t’i ketë qëlluar për të pirë, në varësi se sa persona pijnë prej tij.

Dhe kjo, nëse mendohet se ai filxhan ujë zemzemi është shpërndarë në të gjithë ujin, sepse ndoshta edhe mund të mos jetë shpërndarë në të gjithë ujin. Nuk i dihet.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: