A lejohet praktika në kockën e derrit në rastin e specializimit në kirurgjinë orale?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Është pyetur shejh Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) nga disa studentë, te cilët i kanë thënë se gjatë studimit iu nevojitet doseksion (të hapin) trupin e disa kafshëve si bretkosa, minj, etj. për studim?

وقد سئل الشيخ ابن عثيمين: ” نحن ندرس في إحدى الجامعات بكلية العلوم قسم الأحياء، وفي أثناء دراستنا نحتاج إلى تشريح بعض الحيوانات، مثل الضفادع والفئران وغيرها، لغرض التعليم والدراسة، فما حكم هذا التشريح؟

فأجاب: ” التشريح إذا دعت الضرورة إليه : فلا بأس به .
ولكن يجب أن يعمل لهذه الحيوانات ما يجعلها لا تحسّ بالألم وقت التشريح .
وكذلك يجب أن يلاحظ أنّ الحيوانات التي تكون نجسةً بعد الموت ، فإنّه يجب التطهر منها ” انتهى من في “فتاوى الحرم المكي” (1166)

Shejhu u përgjigj:
“Lejohet diseksioni, hapja e trupit të kafshëve nëse ka nevojë reale, domosdoshmëri (për mësim dhe studim). Nuk ka problem.

Por, është detyrë mbi ta kujdesi që kafshët mos të ndjejnë dhimbje në kohën kur priten.

Si dhe është detyrë të kenë kujdes ato kafshë të cilat konsiderohen të papastra pas ngordhjes. Pasi (studentët) të mbarojnë punë, është detyre për ata që të pastrohen.”
[Fetawa el Harem el Mekijj 1166]


Pra, pasi studenti të mbaroje punë me atë kafshë të papastër, ai duhet të pastrohet, t’i laje duart, trupin dhe rrobat ku mendohet se mund t’a ketë prekur ndonjë papastërti e kafshës.

Duke u bazuar në këtë fetwa të Ibn Uthejminit, lejohet që, kur e kërkon nevoja të praktikohesh edhe me kockën e derrit nëse nuk gjen gjë tjetër përveç saj. Lejohet praktika në të.

Porse me doreza, si dhe të pastrohesh pasi të mbarosh punë.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: